Caktohet tavan për pagesat “në dorë”: Bizneset jo më shumë se 100 mijë lekë transaksion me një biznes tjetër

12 Dhjetor 2025, 07:50Ekonomia TEMA
Caktohet tavan për pagesat “në dorë”: Bizneset jo

Pavarësisht kundërshtive nga Shoqata e Bankave, me 81 vota pro sicialistët miratojnë projektligjin “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”. Caktohet tavan për pagesat “në dorë”.

Bizneset nuk do të bëjnë transaksione me vlerë më të lartë se 100 mijë lekë në cash me një biznes tjetër.

Projektligji për ndryshimin e ligjit “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, ul tavanin për pagesat cash mes bizneseve nga 150 mijë lekë në 100 mijë lekë, si dhe kufizon për herë të parë në 500 mijë lekë vlerën e pagesave që mund të bëjnë me para në dorë individët apo të vetëpunësuarit.

Qytetarët nuk mund të blejë cash në shuma mbi 500 mijë lekë (5 mijë euro).

1 Komente

  1. T
    Treni

    Me ligjin e "Barazisë Gjinore" dhe të tilla kushte, po kthehemi pas te shoku Enver.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje