Të huajt shpenzuan 4.4 miliardë euro në Shqipëri, shqiptarët jashtë 2.1 miliardë euro

10 Dhjetor 2025, 22:18Ekonomia TEMA
Të huajt shpenzuan 4.4 miliardë euro në Shqipëri,

Si shpenzimet e të huajve që vijnë për udhëtime në Shqipëri, ashtu dhe paratë që shqiptarët nxjerrin nga xhepi kur dalin jashtë vendit janë rritur ndjeshëm përgjatë 9 muajve të këtij viti.

Banka e Shqipërisë bëri të ditur se për periudhën janar-shtator, shpenzimet e të huajve në Shqipëri kanë arritur rekordin e 4.4 miliardë eurove, duke u rritur me 14.5% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Niveli më i lartë i shpenzimeve ishte në tremujorin e tretë të vitit, që përkon me kulmin e sezonit turistik. Për muajt e verës, të huajt që vijnë në Shqipëri për turizëm, apo qëllime të tjera shpenzuan një rekord prej 2.3 miliardë eurosh, me një rritje prej 21.6% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Shifrat e rritjes së ndjeshme të publikuara nga banka e Shqipërisë nuk janë në linjë me deklarimet e operatorëve turistikë, që thonë se turistët që vijnë në Shqipëri po shpenzojnë gjithnjë e më pak, apo me kompanitë e mëdha shpërndarëse dhe prodhuese që thanë se u mbeti malli stok për shkak se prodhuan shumë në pritje të konsumit të lartë nga turizmi, por u zhgënjyen.

Edhe të dhënat e tjera të INSTAT treguan se për janar- shtator, në vend hynë 10.2 milionë shtetas të huaj, me një rritje prej 5.7%. Për periudhën korrik-shtator hynë 5.4 milionë shtetas të huaj, ose 6.2% më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë.

Sipas të dhënave të kombinuara rezulton se shpenzimi mesatar për turist është rritur në 431 euro për 9 mujorin, nga 398 euro në janar-shtator 2024.

Edhe shqiptarët nuk kursehen jashtë, përmirësohet bilanci

Edhe shpenzimet e shqiptarëve jashtë kanë arritur një nvel rekord, në 2.1 miliardë euro, me një rritje prej gati 20% në krahasim me janar-shtator 2024.

Rritja e fortë e të hyrave nga të huajt ka bërë që bilanci i udhëtimeve, që mat diferencën mes shpenzimeve të të huajve në Shqipëri dhe të shqiptarëee jashtë të përmirësohet, duke arritur në 2.1 miliardë euro për 9 mujorin 2025, që është praktikisht shuma neto që i mbetet vendit.

2 Komente

  1. 4
    4,4 dhe 2.1

    Tē huajt jan kurnac, qē veç biletēs sē avionit, dhe rezervimit tē hotelit nē grup, nuk kan nxjerr asnjē kryq leku nga xhepi.Binte shi para disa ditēve te sheshi Skenderbej, njē burrē afro 60 vjeç, kishte veshur njē mushama dhe thēriste çadra ombrella 5 euro ose 7 euro (sipas madhesis) .,dy Italian ja kērkonin çadrēn pēr 200 lek tē rinj.Njē çmim tē till dhe nē Kinē ku ēshtē prodhuar çadri zor se e gjen.Preferuan tē ecin nē shi pasi taksi as qē bēhej fjal tē merrnin.Ky ēshtē turizmi pas pandemie nē koh krize dhe inflacioni gallopant

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vl

      Si e din keta se sa lek shpenzojn shqiptaret jasht shtetit. Informacione te bazuara ne hamendesira . ???????????????? Boll me me keto lajme idiote

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje