Bashkimi Evropian kërkon nga Shqipëria të kthejë pas mbi 33.5 milionë euro në kuadër të programit IPARD 2. Kjo shumë konsiderohet si e shpenzuar në mënyrë të parregullt në harkun e viteve 2020-2022. Pas hetimeve të kryera, Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit gjeti 52 raste të abuzimit me paratë që BE jep në kuadër të IPARD.
“Çdo shumë që rezulton të jetë përdorur në mënyrë të parregullt do të duhet të kthehet në buxhetin e BE-së. Qeveria shqiptare ka angazhuar një kompani të jashtme të specializuar për të kryer një auditim të thelluar të granteve dhe pagesave të IPARD II, si edhe të sistemit të ri të brendshëm të menaxhimit dhe kontrollit. Tashmë që autoritetet kanë marrë rekomandimet e auditimit, ato po vlerësojnë masat përkatëse korrigjuese”, thotë Komisioni Europian, shkruan A2.
Rastet dhe shuma e gjetur si e shpenzuar në formë të parregullt në Shqipëri është më e larta në Rajon, madje duke ja kaluar edhe Turqisë. Në përgjigjen për A2CNN, Komisioni Evropian kërkon nga Qeveria e Shqipërisë “që ta trajtojë me seriozisht maksimal këtë çështje”: “Duke qenë se bëhet fjalë për fondet e taksapaguesve të Bashkimit Evropian, Komisioni pret që autoritetet shqiptare ta trajtojnë këtë çështje me seriozitet maksimal. Bashkimi Evropian është i gatshëm të vazhdojë të mbështesë fermerët shqiptarë, sektorin agro-ushqimor dhe zonat rurale në të ardhmen, me kusht që interesat financiare të Bashkimit Evropian të mbrohen siç duhet”.
Bashkë me një pjesë të fondeve të IPARD 2, pezull kanë mbetur edhe ato të IPARD 3. Janë 146 milionë euro në total, 112 milionë prej të cilave financim nga Bashkimi Evropian. Me fondet që skadojnë në vitin 2027, Shqipëria mund të mos përfitojë asnjë qindarkë nëse nuk lëviz më shpejt në përpjeke për të rifituar besimin e institucioneve të BE: “Aktualisht, po zhvillohet një procedurë dypalëshe midis Komisionit Evropian dhe autoriteteve shqiptare, me qëllim që të sigurohet vendosja sa më shpejt e masave të duhura korrigjuese nga ana e institucioneve shqiptare”.
Veç institucioneve të Bashkimit Evropian, çështja e abuzimit me fondet IPARD të Bashkimit Evropian po hetohet edhe nga Prokuroria e Posaçme kundër korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. (A2 Televizion)
Kerkojini te kasaforta e te gjatit ne Surrel, se shqiptaret s'ja kane pare ndonjehere perfitimet ketyre miliona eurove qe paska dhene BE-ja.
Eshte mese e qarte se kjo eshte veper e Sali Berishes per te diskretituar Qeverine Shqiptare si hajdute jo vetem e taksapaguesve shqiptare por edhe te taksapaguesve europiane. Por ne pensionistet patriote shqiptare nuk do ta leme qeverine e Rilindjes ne balte, do ti bashkojme nga pensionet tona nen 200 euro ate shume te vogel 33.5 milion euro e nuk do ta turperojme KM tone qe po e shndrit Shqiperine.
Spaske hëngur fare dhe ti bashk me ata derrat e fëlliqur të qeverisë!! Po juve mirë do ju bëjnë t'ju lënë pa pension!! Si Sala, si Rama e cilido
???????????????????????? ????????♀️????????♀️????????♀️????????♀️????????♀️????????♀️
????????????????????♀️????????♀️????????♀️
Shum e thjeshte.Shteti te rikuperoje gjith shumen duke u konfiskuar cdo gje atyre qe i kane mare ne menyre te paregullt.Kur them cdo gje deri ne breket e trupit,dhe tjetra pergjegjesit te vihen para ligjit dhe te denohen ashper
I ka bere Frida Krifca rrush e kumbulla me ato balluket e saj si lesh pele...Do i kete blere breke, dantella e recipeta...
Ç'vlersimi euros nē mēnyrē abuzive, bēnē qē turistēt qē janē zhvatur nga qeveria jonē, tē kthej fitimin.
Ti ktheje gopi KRFICES bashke me kryehajdutin e rilindjes ,a u shkerdhefsha rropt qe u ngopet me leke
Aha, nuk bëhet Shqipëria me hajdutë si lartë, si poshtë.
JashariKush I ka vjedhur ti krheje dhe te mbajne pergjegjesui penile Jo nga buxheti shtetit
Kush i ka mar këto eurot lër t'i kthej sepse qytetarët nuk kanë futur as një 1euro ne xhep nga këto .. Ju bëjm thirrje kush i ka marr le ti kthej