Ministri i Financave Petrit Malaj, gjatë një interviste për gazetaren e Vizion Plus Rajmonda Lajthia, ka sqaruar se politika e ndjekur deri më tani me bonuse për pensionistët po mbaron. Viti 2026 është dëshmi e kësaj politike, pasi objektivi i qeverisë është që deri në fund të mandatit, pensioni mesatar të arritjë në 400 euro. Në përgjigje edhe të akuzave të opozitës, e cila thotë se fondi për bonusin është ndarë përgjatë gjithë vitit, ministri nga studio e emisionit “E-ZONE” sqaroi se paratë për rritjen e pensioneve janë të parashikuara deri në vitin 2028.
“Reforma e pensioneve është një sfidë për qeverinë. Skema e pensioneve dhe reformimi saj kërkon sforco të madhe buxhetore. Ne jemi në rrugën e duhur. Nëpërmjet politikës që po ndjekim, që nga 2026 e në vijim që është reflektuar edhe në buxhetin afatmesëm, ne synojmë që deri në fund të mandatit pensioni mesatar urban të shkojë në 40 mijë lekë, pensioni urban i pjesshëm në 22 mijë lekë, pensioni rural në 18 mijë lekë, pensioni familjar po në 18 mijë lekë dhe pensioni për invaliditetin të shkojë në 30 mijë lekë.
Fondet për të arritur këtë objektiv janë parashikuar deri në vitin 2028 në projektbuxhetin afatmesëm. Vetëm për vitin që vjen kostoja e rritjes së pensioneve është 105 milionë euro. Ndërsa deri në fund të vitit 2028 kostoja totale e kësaj reforme është 1.7 miliardë euro”, – tha Malaj në Vizion Plus.
Por pavarësisht rritjes që parashikon qeveria të pensioneve, drafti ekonomik për vitin e ardhshëm nuk ka parashikuar bonus në fund të vitit. Ministri Malaj ka një përgjigje për këtë fakt.
“Bonusi do të vlerësohet në varësi të ecurisë ekonomike për vitin që vjen. Në shtator qeveria do të vlerësojë në bazë edhe të të dhënave buxhetore nëse do të miratojmë bonusin e fundvitit 2026”, – tha Malaj.
Por këtë vit, pensionistët përpara zgjedhjeve të përgjithshme morën një bonus dhe u premtua se do të marrin çdo vit bonus në pranverë. Por pse për bonusin e pranverës nuk flitet më?
“Buxheti burimet i ka të limituara, por ne kemi nisur një reformë. Deri sa të reformonim skemën, u planifikua që të operohej me bonuese. Tashmë që kemi nisur reformimin e skemës, nuk do të thotë që do të funksionojmë me bonuse të përvitshme”, – tha Malaj.
Pyetje: Pra mund të themi që po mbaron koha e bonuesve dhe do të kemi rritje çdo vit?
“Po, kjo është politika jonë”, përfundoi ministri Malaj gjatë intervistës në “E-ZONE”.
Ka lezet ministri që flet me letër përpara.
Minister bythe si cdo langaraq i Rames per interesat e tij ,minister ishte Cani ,qe iku me nder cfare kane ardhur pas tij te gjithe te korruptuar
Makar te behet realitet, por une besoj se kjo eshte genjeshtra e radhes, per faktin se vet ministria e financave eshte blokuesi I kesaj rritje. Jam ne dijeni te pengesave teknike akoma te pakapercyera, ndaj dhe s'kam besim.
Ore po keta genjejne ne mes te dites! Po vete e kane thene pernes eksperteve shushunja te qeverise qe edhe kjo lloj rritjeje qe nga janari viti 2026 quhet bonus sepse nuk do perfshihet ne indeksimin qe mund te behet ne fillim te muait tetor 2026?!?!?! Ne se nuk eshte bonus, pse flet ne ate gjuhen e shifrave Rama duke rillogaritur rritjen ne janar 2026 edhe ne rritjen 2027.( kur thote se ne 2027 rritja do jete dyfish...pra p.sh, pensioni pjeeshem 800 te 2026 800 te 2027) e me radhe. Keshtu nje pension i pjeseshem, p.sh, deri ne 2030 do rritet 800×5=4000 leke te reja, pra nga 800 cdo vit)