Institucionet kanë ‘frikë’ të shpenzojnë para, 30% e buxhetit shpërndahet në fundvit

5 Dhjetor 2025, 22:10Ekonomia TEMA
Institucionet kanë ‘frikë’ të shpenzojnë para,

Për 10-muajt e parë të vitit nga buxheti janë shpenzuar 5.8 mld euro, ose 70% e planit vjetor. Shifra tregon për një situatë të përsëritur, ku plani nuk realizohet për shkak të ecurisë së dobët të shpenzimeve në investime publike dhe shpenzimeve për paga, sigurime e mirëmbajtje. 

Pra, për dy muajt e fundit të vitit institucionet duhet të shpenzojnë 2.5 mld euro, ndërkohë që në një raport më të drejtë, duhet të mbeteshin 1.4 mld euro, ose 17% e parave.

Institucione si KLSH, Banka Qendrore dhe FMN, sugjerojnë një shpërndarje të barabartë të shpenzimeve përgjatë gjithë vitit, por këto rekomandime duket se nuk zbatohet nga as nga institucionet qendrore dhe as nga bashkitë, dukë lënë pezull dhe duke shkaktuar vonesa në dhjetra projekte.

Në krahun tjetër, për herë të parë gjatë këtij viti nuk janë mbledhur as të ardhurat e planifikuara. Në total tatimet dhe doganat mblodhën 6.2 miliardë euro nga 6.3 miliardë euro që ishte plani për këtë 10 mujor. Për shkak se janë mbledhur më shumë para dhe shpenzuar më pak, nuk është arritur as suficiti i projektuar në 616 milionë euro për këtë vit, pasi deri më tani jemi me suficit 491 milionë euro.

1 Komente

  1. S
    Shoqata e pensionisteve ne mergim

    Kuvendi duhet te qet nji ligj qe cakton Spakun dhe Gjkko te bajn tenderat e mdhoja te Bugjetit te Shtetit, sepse ata nuk munden me u koruptues se i kon rrogat sa 50 pensione mesatare. Te mjeret ne pleqte, i pollem bastardet ti paguajme secilin sa per 50 pensioniste. Enveri e pat rrogen e tij jo ma shume se pese pensioniste bashke.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje