Mbi 96 mijë pensionistë e kanë tërhequr tashmë bonusin. Kryeministri Edi Rama se kjo ka ndodhur vetëm në tre ditët e para që nga momenti i nises së shpërndarjes së bonusit.
“Pensionistët po vijojnë të përfitojnë bonusin e fundvitit”, shkroi Rama në rrjetet sociale teksa bëri me dije edhe disa të dhëna.
Prej këtyre pensionistëve, mbi 66 mijë kanë tërhequr bonusin prej 15 mijë lekësh të reja ndërsa mbi 29 mijë të tjerë, bonusin prej 10 mijë lekësh të reja.
Kujtojmë se nga bonusi i fundvitit përfitojnë rreth 750 mijë pensionistë të kategorive të ndryshme.
Bonusin prej 15 mijë lekësh do ta përfitojnë mbi 540 mijë persona që marrin deri në 20 mijë lekë pension, ndërsa bonusin prej 10 mijë lekësh do ta përfitojnë mbi 221 mijë individë që pensioni i tyre mujor është mbi 20 mijë lekë.
Për të gjithë personat që e marrin pensionin në bankë, bonusi i fundvitit do të merret njëkohësisht në datën e tyre përkatëse të pensionit.
Pra jane poshteruar 90 mije te paret per tre dite.
Aman mo na numeroni se e kemi per terse ? Pakesohemi apo ate doni ju ? O kryeminister e di si u be kjo pune me bonuset , si ajo kenga kur dhuruan bageti ne kohen e monizmit : e kendonin lebrit , po permend vetem dy fjale , Dhame eeeee Dhame eeeee ..Dhame eeeee.... nuk mbaj mende me shume po e diti ndonje ta plotesoj ? Po kendohej aq shpesh sa atyre qe ja u dhane ja kthyen duke i thene : Aman merini se nuk i duam ..... edhe kjo pune e bonusit , c’ duhet te thone pensionistet per pagat dhe pasurite prallore per te gjithe ju majtas dhe djathtas me ne krye te ndereshmin HAJDUTIN me te madh te koherave sali krimineli me banden e vete ? Pensionistet jane ne pritje te korigjimit atyre qe u jane bere gabim llogarit qe ne nje vend pune te njejte , ata para 2014-tes marin 50% me pak se ata qe kane dale pas 2015 ? Kjo po duhet te ndreqet pa pritur 2029-ten, pastaj flisni dhe mburuni ne do ju degjojme me kenaqesi ?
Na gẽnjeu qeveria. Bonusin po na e jep mujor. Indeksimi ne 2026 nuk do te jete edhe mbi bonusin . Planifikim bonusi per 2026 nuk ka . Ne total ata qe e kane bonusin me te vogẽl, do te marrin me pak gjate vitit se ne 2025 . NUK NA MASHTROJNE DOT .