Reforma e re e taksës së pasurisë, tarifa do të bazohet në vlerën reale që ka prona në treg

3 Dhjetor 2025, 15:59Ekonomia TEMA
Reforma e re e taksës së pasurisë, tarifa do të bazohet

Në Shqipëri po hyn në fazën e fundit një nga reformat më të rëndësishme fiskale të dekadës, ajo e taksës së re të pasurisë së paluajtshme. Projekti  “ProTax Albania” për herë të pare do të mundësojë një taksim mbi vlerën reale të tregut dhe jo mbi çmimet e vjetra, një sistem që ka prodhuar padrejtësi dhe të ardhura minimale për bashkitë.

Të gjitha pagesat do të shkojnë drejtpërdrejt në bashki. Qëllimi është i qartë, të rriten të ardhurat vendore, të ketë më shumë investime lokale dhe më shumë shërbime për qytetarët, nga ndriçimi publik te rrugët dhe hapësirat e gjelbra.

 “Për të rritur të ardhurat e pushtetit vendor, taksa e pasurisë është instrumenti kryesor. Parashikohet një rritje e konsiderueshme e të ardhurave lokale, të cilat do të administrohen nga bashkitë për të ofruar shërbime më të mira për qytetarët”, tha ministri për Pushtetin Vendor Ervin Demo. 

Reforma synon të zëvendësojë një sistem të vjetruar që nuk përputhej më me realitetin e tregut. Për vite me radhë, të ardhurat nga taksa e pronës në Shqipëri zinin vetëm 0.3% të PBB-së, tre herë më pak se vendet fqinje. Ministria e Financave përllogarit që deri në vitin 2030 të ardhurat të zënë 1% të PBB-së duke ju afruar direktivave të Bashkimit Europian

 “Qëllimi është garantimi i një taksimi të drejtë të pronës dhe forcimi i bashkive në mbledhjen e taksave. Kemi krijuar sistemin unik dhe një kadastër funksionale. Që taksa mbi pronën të jetë instrumenti më kontribues për bashkitë, duhet parë jo vetëm si burim financimi, por si investime publike dhe mirëqenie për qytetarët. Në 2026 parashikohet të mblidhen 10 mld lekë ose 100 milionë  euro vetëm nga kjo taksë”, tha ministri i Financave Petrit Malaj, 

2026 dhe 2027 do të jenë vite tranzitore. Kjo do të thotë se qytetarët nuk do të përballen menjëherë me tarifën e plotë. Bashkitë do të kenë kohë të integrohen në sistemin e ri të kadastrës, ndërsa vlerësimi i tregut do të bëhet me faza.

Në 2028, reforma parashikohet të zbatohet plotësisht në të gjitha bashkitë./vizionplus.tv

5 Komente

  1. N
    Nastradini

    Si ka mundësi që nuk ka një gazetar të gatshëm të publikojë saktësisht shumën e taksave të paguara nga Ministri i Financave, para se të merrte detyrën, në lidhje me atë firmë që kishte adresën në të njëjtin vend me katër kompani të tjera në dy kullat e famshme?

    Përgjigjjuni
    1. G
      Gjeto

      Taksa e prones duhet ndaluar me referendum. njerezit punojne gjithe jeten te blene nje prone te fusin koken, keta duan ta bejne burim kryesor te ardhurash. nese jane prona per invetim apo shtepi te dyta, tjeter ceshtje. por shume njerez dalin ne pension pasi kane paguar kredine e shtepise dhe vlera e tregut e prones nuk reflekton me te ardhurat e tyre.

      Përgjigjjuni
      1. E
        Emi Granti

        Taksa e pasurisë së paluajtshme është kudo. E përfiton bashkia.

        Përgjigjjuni
      2. d
        delja

        Çdo ditë qytetari shqiptar vidhet 'ligjërisht' me taksat si në Europë,por me paga si në vendet më të humbura të Afrikës.

        Përgjigjjuni
        1. U
          Universi shpresa ime

          Rripeni popullin se e merito. 2026 tu presi këmbët.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje