Trendi/ Jo individët, por kompani të huaja po blejnë dhjetëra banesa për investim

1 Dhjetor 2025, 22:01Ekonomia TEMA
Trendi/ Jo individët, por kompani të huaja po blejnë

Ndërtuesit, agjentët imobiliarë apo vlerësuesit e pronave ndajnë mendime të ndryshme lidhur me ecurinë që do të ketë tregu i pronave në vitin që vjen.

Shoqata e ndërtuesve është e mendimit se çmimet nuk do të ulen, ato do të rriten më tej, ku bregdeti do të jetë në qendër të kësaj rritjeje.

Por edhe në Tiranë apo në rrethe në zonat urbane, çmimet do të shënojnë një rritje të lehtë sipas ndërtuesve pasi në treg ka një trend të ri.

“Rivlerësimi është një proces që i vlen tregut. Është i mirëpritur, pasi jep frymëmarrje, por nuk është faktor për të ulur çmimet. Për aq kohë sa ka kërkesë për prona, çmimet nuk priten të ulen, por do të rriten më tej. Në treg po konstatohet një trend i ri. Kompani të huaja po vijnë dhe po blejnë me dhjetëra apartamente për t’i dhënë më pas ato me qira apo për t’i rishitur, sidomos në zonat bregdetare. Një nga këto raste është për 10 mijë metra katrorë objekte që po i blen një kompani në Shëngjin për t’i rishitur apo për t’i dhënë me qira në një moment të dytë”, tha Ilir Hebovija,  drejtor “Shoqata e ndërtuesve” gjatë një interviste për “E-ZONE”.

Por të dhënat më të fundit nga ISNTAT tregojnë se ka një rënie të numrit të lejeve të ndërtimit, por ka një shtim të sipërfaqes ndërtimore, e cila në tremujorin e tretë të këtij viti arriti në 350 mijë metra katrore.

“Ndërtimi do të vazhdojë të jetë një ndër sektorët kryesorë. Ka kërkesa dhe kjo kërkesë duket se do të ndjek këtë trend edhe të paktën 5 apo 10 vitet e ardhshme”, tha Hebovija.

10 Komente

  1. M
    Milionat rikthehen ne shqiperi !

    Te huajt qe vijne dhe te blejne ne shqiperi ! mos te harojme kontaktet e te huajve me shqiptaret ( me individe shqiptare ) ! dmth. milionat e shqiptareve, nga Firmat Piramidale, miliardat rikthehen ne shqiperi por me menyre dhe forme tjeter, me blerjen nga te huajt...si komapni Imobilen .

    Përgjigjjuni
    1. k
      k

      Janë para të pista dhe të mallkuara që do mbeten shretë. Nuk mund të ndërtosh dot lumturi,mbi fatkeqsinë e tjerëve.(Kritika e Arsyes Praktike).E.Kant.

      Përgjigjjuni
    2. M
      Milionat rikthehen ne shqiperi !

      Te huajt qe vijne dhe te blejne ne shqiperi ! mos te harojme kontaktet e te huajve me shqiptaret ( me individe shqiptare ) ! dmth. milionat e shqiptareve, nga Firmat Piramidale, miliardat rikthehen ne shqiperi por me menyre dhe forme tjeter, me blerjen nga te huajt...si komapni Imobilen .

      Përgjigjjuni
      1. E
        Edi

        Cmimet do te reduktohen shume shpejt dhe mbi 50% sepse asnji qytetar shqiptar nuk mund te bleje. Nuk do kete gjithmone droge , prostitution, vjedhje dhe vrasje , ndryshe nuk do te jemi shtet. Bleresit e huajt kur te perballen me tatimet , riparimet , mungeset ne uje , energji , infrastrukture do te shikoni qe do ti shesin badjava dhe do thone te ikim nje ore e me pare. Keto lek te pista kane nje perfundim edhe tek keto trafikante qe vijne e blejne prona tek ne. Shpresoj te mos jem i gabuar. Flluska fo plasi biles me shpejt se ce mendoj une.

        Përgjigjjuni
        1. C
          Cdo popull ka qeverine qe meriton

          So ka mundesi qe kemi nje qeveri dhe popull kaq miop qe nuk kane kurajon te mbrojne token e tyre?! Kur isha ne Vietnam meqe cmimet qene te lira pyeta si mund te blehej nje townhome. Me thane qe per te huajt mund te blihet vetem ndertesa dhe toka mbi te cilen eshte ngritur merret me qira per 50 vjet Po ashtu vetem 30% e apartamenteve ne nje ndertese mund te merret nga te huajt. Prandaj jane cmimet akoma te perballueshme per popullaten Harroje “blerjen” e tokes. Tek ne blen kujt ti doje bytha, me leke qe s’dihet nga vijne dhe qeveri rrumpalla kenaqet dhe e quan zhvillim ekonomik………

          Përgjigjjuni
          1. S
            Sakte

            Dakort jam

            Përgjigjjuni
          2. f
            feliks

            keshtu e blene edhe israelitet vendin e tyre para disa dekadave dhe perfundimi dihet, idiotet shqiptare si race bastarde qe jane as qe nuk u dhimbset fare vendi i tyre, sepse mendojne vetem per pragun e shtepive te tyre, jo me kot ai vend eshte shenderruar ne kazan plerash, ku plerat hidhen kudo ku eshte toke shtet.

            Përgjigjjuni
            1. K
              Kosovar i Kurtit ti?

              Qetesohu loqe. Izraelitet blejne vu dhe ne Greqi dhe Qipro. Madje dhe ne New York kane lagje te tyre. Jam dakort me komentuesin siper qe kerkon rregullime si ne rastin e Vietnamit por mos e cthurr fare fantazine me teori konspiracioni

              Përgjigjjuni
            2. P
              Poseidon

              DJALI KA BLERE SHTEPI NE ITALI (ME KREDI KUPTOHET),KA BLERE VETEM SHTEPINE JO TOKEN OSE TRUALLIN ,ME SA DI NE VIJEN E VERDHE ASKUSH NUK E KA NE PRONESI TOKEN ,VETEM OBJEKTIN....

              Përgjigjjuni
              1. K
                Kurioz

                Po ne Shqiperi si funksionon di gje? Cfare dmth "ne vijen e verdhe"?

                Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje