Shqipëria pranë bankës së parë plotësisht digjitale

3 Dhjetor 2025, 22:50Ekonomia TEMA
Shqipëria pranë bankës së parë plotësisht

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë i hapi rrugën licencimit të JET Bank, institucionit që synon të bëhet banka e parë plotësisht digjitale në vend.

Vendimi i sotëm i Këshillit jep miratimin paraprak për licencimin e saj, një hap kyç që i mundëson subjektit të nisë përgatitjet për operimin në tregun bankar shqiptar.

Sipas njoftimit zyrtar, JET Bank parashikohet të funksionojë si një bankë e ndërtuar mbi teknologji të avancuar dhe me një model tërësisht të digjitalizuar, të fokusuar te thjeshtësia, siguria dhe përvoja e klientit.

Misioni i saj është të sjellë një qasje të re në shërbimet financiare, larg formateve tradicionale dhe me synimin për të modernizuar mënyrën se si qytetarët dhe bizneset ndërveprojnë me bankat.

Procesi i licencimit zhvillohet në dy faza, siç përcakton ligji “Për bankat në Republikën e Shqipërisë”: miratimi paraprak dhe më pas dhënia e licencës përfundimtare.

Pas marrjes së miratimit paraprak, JET Bank ka afat deri në 12 muaj për të plotësuar të gjitha kërkesat ligjore dhe rregullatore, nga derdhja e kapitalit, te ngritja e infrastrukturës teknike dhe organizative.

JET Bank është subjekti i dytë që merr miratimin paraprak për të hyrë në tregun bankar shqiptar, pas bankës turke Ziraat, që e mori këtë fazë lejeje më herët.

2 Komente

  1. X
    X

    Pa kanalizime po me banke digjitale ama

    Përgjigjjuni
    1. p
      pordhe me rigon....

      Arrnaut Bank pas Turkish Bank..... gezuar ramazonin!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje