E ngarkuara me punë e SHBA, Van Horn: Dhoma Amerikane, zë i besueshëm për biznesin në Shqipëri!

4 Dhjetor 2025, 07:30Ekonomia TEMA
E ngarkuara me punë e SHBA, Van Horn: Dhoma Amerikane, zë i

E ngarkuara me punë e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Nancy Van Horn, vlerësoi rolin dhe kontributin e Dhomës Amerikane të Tregtisë në Shqipëri, në ceremoninë e 25-vjetorit të saj. Van Horn tha se Dhoma Amerikane përfaqëson tashmë 267 kompani, duke e cilësuar këtë një arritje të jashtëzakonshme dhe një tregues të ndikimit gjithnjë në rritje.

“Dhoma Amerikane është bërë një nga zërat më të besueshëm dhe më të respektuar në peizazhin e biznesit shqiptar. Ajo mbetet kyçe në forcimin e zërit të komunitetit të biznesit”, u shpreh Van Horn.

Ajo theksoi se advokimi i Dhomës ka sjellë rezultate konkrete, duke përmendur si shembull përmirësimin e sistemit të taksimit, i cili tashmë është më i drejtë dhe më i balancuar, si dhe vendimin e Këshillit të Ministrave për tarifat e prodhimit të energjisë, që sipas saj është një hap i rëndësishëm për të hapur rrugën drejt më shumë investimeve në sektorin energjetik shqiptar.

Van Horn përcolli edhe një mesazh nga Presidenti Donald Trump, duke theksuar angazhimin e tij për marrëveshje të drejta dhe një klimë të shëndetshme biznesi.

“Presidenti Trump inkurajon marrëveshje të ndershme që garantojnë konkurrueshmërinë, luftën kundër korrupsionit dhe transparencën. Kjo i jep mundësi bizneseve të kenë sukses dhe të tërheqin më shumë investime amerikane në Shqipëri”, theksoi ajo.

Ceremonia e 25-vjetorit të Dhomës Amerikane të Tregtisë mblodhi përfaqësues të qeverisë, komunitetit të biznesit dhe diplomacisë, duke shënuar një moment të rëndësishëm në historinë e partneritetit ekonomik SHBA–Shqipëri.

3 Komente

  1. T
    TD

    Po po, ze i “besueshem”, sidomos kur e drejtonte ai bajga Mark Crawford, nje spiun qe bredh sa ne Shqiperi sa ne Mal te Zi e ne rajon per te kap ndonje kocke a per ndonje dallaver, si ai me firmen qe ngriti me nje bastard tjeter “D

    Përgjigjjuni
    1. T
      TD

      Pse i censuroni komentet o plerat e Temes?! App keni interesa ne firmen qe i permenda emrin?!

      Përgjigjjuni
    2. a
      amerikoni

      dhoma amerikane ... nje trust lulelakre, qe ka antare te cilet vetem perpiqen te zhvatin ndonje gje ne shqiperi. Lere ate po bejne dhe rolin e politike beresit se ju duket vetja dikush. Aty vec amerikane nuk ka ... jane bere te gjithe zarbaxhinj shqiperie. Ja u dhejt Rama mengjes drek darke ... dhe shume mire ben.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje