Enti Rregullator i Energjisë (ERE) ka lënë në fuqi tarifën e re për karikimin e automjeteve elektrike, duke rrëzuar kërkesën e shoqatave të taksive për rishikim të çmimit. Bordi i ERE-s, me vendimin nr. 295, ka lënë në fuqi çmimin prej 22 lekë/kWh për pikat e karikimit me fuqi mbi 11 kW, një kosto që shoferët e taksive e kanë cilësuar si të papërballueshme.
Pas vendimit të datës 15 tetor 2025, që rriti çmimin e karikimit, Shoqata “Taksitë e Klasit të Parë” dhe Sindikata Shqiptare e Taksive iu drejtuan zyrtarisht institucionit me kërkesën për pezullimin e kësaj tarife.
Ata argumentuan se sektori i tyre ofron një shërbim publik me ndikim pozitiv në mjedis dhe se çmimi i ri rrezikon t’i çojë drejt falimentimit, duke e kthyer “investimin ekologjik në një barrë ekonomike”.
Taksistët kërkuan një tarifë preferenciale energjie për mjetet e tyre, heqjen e TVSH-së për shërbimin dhe skema subvencioni për të shmangur krizën financiare.
Në vendimin e zbardhur, Bordi i ERE-s sqaron se kërkesa e grupeve të interesit nuk plotëson kriteret ligjore për rishikim. Sipas Entit Rregullator, rishikimi i një vendimi mund të bëhet vetëm nëse paraqiten prova të reja apo gabime materiale, të cilat nuk ishin të njohura në momentin e marrjes së vendimit.
ERE thekson se argumentet e paraqitura nga taksitë ishin thjesht “analiza të ndikimit ekonomik mbi modelin e tyre të biznesit” dhe jo prova që tregojnë se llogaritja e kostos së energjisë ishte e gabuar.
“Çmimi i miratuar reflekton kostot e shërbimit dhe të disbalancave të shkaktuara në sistem. Kërkesa nuk provon se parimet ligjore janë shkelur,”, citohet në vendim.
ERE nënvizon gjithashtu parimin e shmangies së ndërsubvencionimit, duke theksuar se kostot e taksive nuk mund të mbulohen nga konsumatorët e tjerë.
Me këtë vendim, tarifa prej 22 lekë/kWh (plus tarifën e diferencuar në orarin e pikut) mbetet në fuqi dhe e zbatueshme.
Mund ta kesh inat, por personi nga ERE që ieka dhënë pergjigje kesaj çeshtjeje qenka i zoti. Njeri që njeh kontabilitetin por edhe ligjet gjithashtu. Shoqata e taksive ka shkuar ne takim si njeri rrugësh "Jo po ne nuk na del, nuk kemi bukë te hamë". Duhet diskutuar me shifra, home parulla. Me parulla, dy njerez ishin dhe janë mjeshtea - Enver Hoxha dhe Sali Berisha. Por sot parullat nuk pijne unë. Duhet argument financiar se pse taksistë elektrike duhet ta kenë çmimin e energisë me të ulët nga qytetari qe ka makinë elektrike. "Nuk na del fitimi"? Ky nuk është argument. Po industrite e tjera qe punojne me energji? Po vete konsumatori individual qe thotë me të drejtë se "nuk me del rroga"? Pra, mos shko ne takim si Katunar lypës. Shko me model biznesit, me shifra, dhe tregobedhe perfitimin qe ka konsumatori dhe klienti nga propozimi yt.
Kam vendosur nje pompe uji per vaditje te toka, ku nuk kam asnje gje tjeter. Per çdo kw te harxhuar per vaditjen e tokes kerkohen 16,8 leke, kur te shtepia paguaj 10,5 lek/kw.!? Sepse "Te vadisesh token eshte bisnes"! Gjithe bota e qytetruar subvencionon sherbimin ndaj tokes, tek ne te kerkojne gati dyfishin e çmimit. Me duket e padrejte, ndoshta gaboj.
Dmth edhe ketu ka futur hundet kastrati. Kishte filluar ti binte shitja e naftes Dmth ne nuk duhet te na ngeli asnje leke ne xhep ne fund te muajit. Dmth gjithe bota po kalon ne elektricitet,ne duhet te kthehemi prape te nafta e mazuti i Ramushit. Vari karin thuaj