AKU bllokon 51 ton me misër që vinte nga Serbia: Ishin me Aflatoksinë!

4 Dhjetor 2025, 20:15Ekonomia TEMA
AKU bllokon 51 ton me misër që vinte nga Serbia: Ishin me

AKU ka bllokuar sot dy ngarkesa me misër që po vinte nga Serbia, pasi ka rezultuar se është i infektuar me Aflatoksinë. Ngarkesë që shkonte deri në 51 ton në total. Këtë e bën të ditur në një njoftim për mediat nga AKU. Njëra prej ngarkesave është kthyer mbrapsht, kurse tjetra është bllokuar këtu.

Njoftimi i AKU

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, në vijim të transparencës dhe informimit të publikut, bën me dije se në zbatim të legjilacionit në fuqi dhe Planit Vjetor të Kontrolleve Zyrtare në Pikat e Inspektimit Kufuar  ka kryer mostrimin në dy ngarkesa me misër, ushqim për kafshë, të ardhura nga Serbia, të cilat pas kryerjes të analizimit laboratorik, janë konfirmuar me prani të Aflatoksinës B1.

Për këtë arsye, njëra nga ngarkesat, është kthyer në vendin e origjinës, ndërsa ngarkesa tjetër është bllokuar me destinacion asgjesimin.

AKU garanton opinionin publik se çdo produkt ushqimor i importuar, i nënshtrohet kontrolleve rigoroze për të garantuar produkte të sigurta ushqimore në mbrojtje të shëndetit të konsumatorëve.

3 Komente

  1. N
    Nastradini

    Po Agron Duka ka 25 vjet qe sjell mbeturina te dritherave ( grure) nga Serbia duke pastruar depot e ushtrise federale jugosllave. E ka sjelle si ushqim per pulat per te paguar vlere doganore te vogel dhe e kane perdorur per ushqim , pra per prodhim buke.

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kukes

      Gruri serb esht i gjithi kancerogjen ato i kan Bo llogaritjet nepermjet ballkani i hapur pas 20 viteve spitalet do mbushen me pacienta me kancer edhe budalli i lagjes kete e din!

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kurjozi

        51 ton qenkan bllokuar . Jam kurjoz të di sa ton drithëra importojmë nga Serbia . Pra thjesht ka qëlluar kjo sasi apo ka arsye nacionaliste . Sepse edhe nga Brazili ka ardhur mish pule me salmonelë por kjo nuk do të thotë se brazilianët na e kanë me hile , apo jo?

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje