Tavani prej 500 mijë lekësh për individët për transaksionet me para fizike për Shoqatën e Bankave është i lartë, por Banka e Shqipërisë thotë se reduktimi i parasë në qarkullim duhet të bëhet në mënyrë graduale, për të dhënë kohë për përshtatje.
“Në gjykimin tonë është një vlerësim që bëhet duke marrë në konsideratë nivelin e qarkullimit të parasë fizike, duke marrë në konsideratë kohën e shkurtër për të cilën këto masa duhet të merren, duhet të ketë kohë të mjaftueshëm për të gjithë individët që të përqafojnë një nismë të tillë. Është një limit që i përshtatet stilit të jetesës së individëve. Në të ardhmen besoj se ky limit do të rishihet gradualisht në ulje”, tha Ledia Bregu, drejtore e Departamentit të Sistemeve të Pagesave, BSH.
Banka Qendrore shpjegon pse në Shqipëri po shkohet drejt veprimeve digjitale.
“Cash-i rezulton që është shumë i kushtueshëm për ekonominë shqiptare. Studimet tregojnë që i kushton rreth 1.7% të PBB përdorimi, administrimi i parasë fizike, shumë më i shtrenjtë sesa paraja elektronike. Dhe në këtë frymë, me idenë e zhvendosjes nga paraje fizike në transaksione digjitale në formë graduale dhe pa pasur efekte negative është ndjekur kjo qasje në bashkëpunim me aktorë të ndryshëm për të vendosur disa objektiva sasiorë të matshëm”, u shpreh Bregu.
Megjithatë, nisma për të pakësuar paranë në qarkullim shoqërohen edhe me rreziqe të shtuara.
“Pjesa më e madhe e rreziqeve lidhet me kulturën e ulët financiare dhe me vulnerabilitetin që mund të ketë përdorimi i këtyre instrumenteve eklektronike, inovatore për ata që nuk i kanë përdorur më parë. Me këto vjen edhe rreziku i mashtrimit, i tjetërsimit, rreziku i ndoshta mungesës së likuiditetit apo faktorët e tjerë që lidhen me një sjellje që është ndryshe nga ajo që individët bënin më parë. Duhet edukimi dhe ndërthurje në legjislacion që e mbron konsumatorin dhe ka mundësi për ta që kur ndodhin këto raste, të kenë një derë ku të trokasin”, tha Ledia Bregu.
Në paketën fiskale për vitin 2026, qeveria ka ulur më tej limitin e transaksioneve që bizneset mund të bëjnë me para fizike, nga 150 mijë lekë në 100 mijë lekë, si edhe për herë të parë ka vendosur kufizimin prej 500 mijë lekësh për veprimet që individët mund të bëjnë me para në dorë.
Paralelisht, qeveria detyron të gjitha bizneset që brenda vitit 2026 të kenë të instaluara pajisje për pagesa elektronike. /vizionplus.tv
Nuk na treguat , sa do te paguajme per cdo transaksion? apo kjo do na vije surprize.
Ti si popull i thjeshte nuk ke kosto per cdo transanksion. Bizenesi po, dhe jo i gjithe biznesi. Ti si popull i thjeshte fiton se ulet evazioni, luftohet informaliteti, rriten te ardhurat per shtetin...
Nese do te perdoret karte bankare per blerje, shume here do e hasesh kete (por ne gjuhen amtare): Supplemento di elaborazione carta.
Ulet liria. Ulet privatesia. Ulet siguria sepse pagesat do varen nga nje infrastrukture, operimi dhe sigurimi i se ciles kushton. Ulet sovraniteti. Ulet vlera e Lek-ut. Rritet borxhi publik. Rriten te ardhurat per shtetaret e korruptuar. Rritet centralizimi dhe abuzimi me fondet. Informaliteti nuk luftohet sepse: Rritet kleringu. Rriten transaksionet ne valuta te huaja ne vend, ne kurriz te Lek-ut vendas.
Po ato paratë e drogës ,mud të transferohen me bankë ?
kashi eshte gjeneratori i ekonomese o ju bastardet politikanet shqiptare. si mendoni ju ,pse si u bene te pasur shtetet e evropes dhe amerika, ata thone beni siç them une e mos beni si bej une, i vetmi shtet bananesh ne bote qe kontrollon xhepat e njerezve neper dogana.
Mir e the po kujt ja the. Populli ynë edhe bar han e vetëm mos ti prishet qejfi udhëheqjes. Dje qoftlargu. Sot SalíMutaj me edvin drogaxhiun. Ne jemi si anime me vela. Shkojm nga fryn era
Para do te thote, nje mjet shkembimi qe i japin vlere me pune, e perdorin dhe njohin njerezit. Kjo eshte paraja Cash ne Shqiperi dhe keshtu do te vazhdoje. Neqoftese keta duan ta perdorin Dixhitalen le ta perdorin, por populli preferon parane fizike sepse ajo te jep pavaresi, privatesi dhe te garanton qe neser nuk do te perdoret si mjet kontrolli, presioni dhe kercenimi nga Bankat apo ndonje shtet diktatorial. Me parane Dixhitale ti nuk je ne kontroll te mundit tend, dikush tjeter eshte dhe ai mund ta ngrije, ta fshije apo ta kufizoje se si apo ku perdoret.