Në ditën kur Kuvendi pritet të shqyrtojë paketën e re fiskale, Dhoma Amerikane, organizata që përfaqëson interesat e komunitetit të investitorëve amerikanë dhe shqiptarë, ka dalë me një deklaratë kundër projektligjit “Për Marrëveshjen e Paqes Fiskale”.
Sipas vlerësimit professional të Dhomës, evidentohen një sërë problematikash me ndikim të gjerë juridik, ekonomik dhe të qeverisjes fiskale, që lidhen me faktorë të tillë si rrezik i lartë për cënimin e konkurrencës së ndershme; Mundësi reale për legalizimin e kapitalit me origjinë të dyshimtë dhe pastrim parash; Ulje të cilësisë së administrimit tatimor; Pasoja serioze ekonomike dhe fiskale në buxhetin e shtetit dhe nxitje të skemave të zhvendosjes së bizneseve drejt normave më të ulëta.
Dhoma thotë gjithashtu se drafti ka probleme ligjore dhe cënim të parimeve themelore të taksimit si dhe ka pasur mungesë transparence dhe konsultimi publik të pamjaftueshëm.
Jeni xeloza ju se antaret e dhomes tuaj nuk kane bere asnje shkelje dhe i kane paguar detyrimet ne tatime dhe dogana. Mire se erdhet ne realitetin shqiptar ku abuzuesi dhe hajduti mbrohen me ligj.