Hije të forta dyshimi mbi prokurimet e KLGJ: Standarde të ndryshme ligjore për të fituar dy herë e njëjta kompani

11 Dhjetor 2025, 20:03Ekonomia Nga TemA

Dy procedura prokurimi nga Këshilli i Lartë Gjyqësor për “Sistemin e Integruar i Menaxhimit të Çështjeve Gjyqësore” dhe “Sistem ENTERPRISE SERVICE BUS”, kanë kritere të ndryshme kualifikimi për të siguruar që në të dy rastet fitues të jetë e njëjta kompani, Bashkimi i Operatorëve “Soft Solution” i Ermal Beqirit.
Një ankimim në tenderin e dytë rreth kriterit të veçantë të kualifikimit, ku kërkohej personel me certifikata CSP të nivelit “konfidencial” të lëshuara nga AKSIK, rezultoi se ishte anashkaluar në tenderin e parë.

Rasti i parë ka qenë më 24 shkurt 2025.
Këshilli i Lartë Gjyqësor me kryetar Ilir Rusin ka publikuar procedurën e prokurimit “Sistemi i Integruar i Menaxhimit të Çështjeve Gjyqësore (ICMIS)” me fond limit 1,025,905,001 lekë pa TVSH (rreth 10 milion EUR).

 

Hije të forta dyshimi mbi prokurimet e KLGJ: Standarde të ndryshme

Në këtë tender, në kriteret e veçanta të kualifikimit, kishte një kriter të veçantë ku kërkohej personel me certifikata CSP (Certifikata e Sigurisë së Personelit) të nivelit “konfidencial”, të lëshuara nga Autoriteti Kombëtar për Sigurinë e Informacionit të Klasifikuar (AKSIK), për aksesin fizik të ambienteve të qendrës së të dhënave (Datacenter) të KLGJ.

 

Hije të forta dyshimi mbi prokurimet e KLGJ: Standarde të ndryshme

Në këtë tender morën pjesë dy bashkime operatorësh, ku fitoi Bashkimi i Operatorëve “Soft Solution” i Ermal Beqirit, me çmimin 924,375,000 (9,529,639 EUR) dhe më shtrenjtë se rreth 1.1 milion EUR se bashkimi i operatorëve konkurrues.

Hije të forta dyshimi mbi prokurimet e KLGJ: Standarde të ndryshme

Problemi u zbulua në tenderin e dytë më 16 qershor 2025, kur përsëri KLGJ-ja publikoi një procedurë tjetër prokurimi me objekt “Sistem ENTERPRISE SERVICE BUS (ESB)”.

Hije të forta dyshimi mbi prokurimet e KLGJ: Standarde të ndryshme

Edhe në këtë procedurë prokurimi, në kriteret e veçanta të kualifikimit (po njësoj si në procedurën e parë), kërkohej i njëjti kriter i veçantë kualifikimi: personel me certifikata CSP të nivelit “konfidencial” të lëshuara nga AKSIK.

Në këtë procedurë prokurimi ky kriter i veçantë kualifikimi u ankimua, dhe gjatë procesit të ankimimit rezultoi se me një shkresë nr. prot. 1806, datë 05.05.2025 të AKSIK (Autoriteti Kombëtar i Sigurisë së Informacionit të Klasifikuar):

“…Datacenter i KLGJ-së përfaqëson një infrastrukturë kritike kombëtare…”
Pra, KLGJ për të justifikuar kriterin e CSP thotë se disponon një shkresë të datës 05.05.2025 nga AKSIK.

Hije të forta dyshimi mbi prokurimet e KLGJ: Standarde të ndryshme

Pyetja që lind natyrshëm është:
Po në procedurën e parë të prokurimit (ICMIS), në datën 24.02.2025 (3 muaj përpara shkresës së AKSIK), KLGJ paska vendosur një kriter të veçantë kualifikimi me “mendjen” e saj, pa pasur asnjë dokument justifikues?!

Këto janë dy fakte që i thotë vetë KLGJ-ja. Të dyja nuk mund të jenë të vërteta.
Në procedurën e parë KLGJ paska vendosur një kriter kualifikimi të pajustifikuar, kriter i cili mesa duket është vendosur në procedurën e parë të prokurimit që të mos kishte konkurrencë.

Gjithsesi, në procedurën e dytë të prokurimit (ESB), mesa duket u kuptua gafa e KLGJ-së dhe kriteri për personel të pajisur me CSP u hoq pas ankimimit.

Për të kuptuar ndikimin e këtij kriteri të veçantë kualifikimi, mjafton që të shikohet fakti se me sa lekë u fitua gara e parë dhe me sa lekë po tentohet të fitohet gara e dytë.

Gara e parë u fitua me 90% të fondit limit,
ndërsa gara e dytë po tentohet të fitohet me 74.9% të fondit limit.
Në të dyja rastet bëhet fjalë për kompani në zotërim të IT-së Ermal Beqiri (Soft Solution dhe Horizon).

Pra, kur ishte kriteri kufizues, gara e parë (ICMIS) fitohet me 90% të fondit limit, ndërsa kur u hoq kriteri kufizues, po e njëjta kompani garën e dytë po tenton ta fitojë me 74.9% të fondit limit. Fakt që flet vetë.
Por oferta 74.9% e fondit limit konsiderohet si ofertë anomalisht e ulët sipas Ligjit të Prokurimit Publik Nr.162/2020.

Në procedurën e dytë të prokurimit, të datës 16.06.2025, e cila është në ankimim në KPP për më shumë se dy muaj, fituesi i shpallur nga KLGJ me ofertë anomalisht të ulët (bashkimi i operatorëve Soft Solution dhe Horizon të oligarkut Ermal Beqiri), rezulton me një ofertë anomalisht të ulët prej 3,104,800 lekësh më i lirë se konkurenti, sepse një komponent shumë i rëndësishëm i sistemit (pajisje “storage”, ku do të ruhen të gjitha të dhënat e sistemit), i cili është identik për të dy konkurruesit, “Soft Solution dhe Horizon” i kanë ofertuar 4 herë më lirë se konkurenti.

Kjo krijon dyshime për seriozitetin e ofertës anomalisht të ulët të fituesit të KLGJ-së.

Bëhet fjalë për të njëjtën pajisje “storage” të së njëjtës markë HPE, që konkurruesi tjetër (partner zyrtar i HPE-së), e ka 4 herë më të shtrenjtë, të marrë me autorizim prodhuesi nga vetë HPE, ndërsa “Soft Solution dhe Horizon”, të njëjtën pajisje identike e kanë 4 herë më lirë dhe e kanë me autorizim nga distributori, por jo me autorizim nga vete prodhuesi HPE.

Në ankimimin në KPP është dërguar një komunikim zyrtar me email i prodhuesit HPE, në të cilin citohet se një autorizim distributori nuk është i vlefshëm nëse kompania nuk është partnere zyrtare e HPE (as Soft Solution dhe as Horizon nuk janë partnere zyrtare të HPE).
Kjo do të thotë se, mesa duket, pajisja “storage” me çmim 4 herë më të lirë, nuk do të ofrohet nga kanalet zyrtare të HPE-së, por mund të jetë:

e përdorur, ose
e blerë në ndonjë magazinë pa garanci nga prodhuesi HPE.

Hije të forta dyshimi mbi prokurimet e KLGJ: Standarde të ndryshme


Është për t’u pritur se si do ta vlerësojë KPP-ja këtë fakt shumë të rëndësishëm.
Por fakti më domethënës është:

Kur vendosen kritere për kufizim të konkurrencës → tenderat e KLGJ-së fitohen me 90% të fondit limit.
Kur nuk ka kritere kufizuese → tenderat mund të fitohen edhe me 74.9% të fondit limit.

Bëhet fjalë për miliona euro diferencë nga fondi limit ne një prokurim nga institucioni që zgjedh gjyqtarët. 

Dokumenta bashkëngjitur

15 Komente

  1. B
    Babale

    Po kur te qi kadiu me ke do ta besh davane ?

    Përgjigjjuni
    1. t
      tpc

      Nuk ka njerez me te kalbur moralisht ne Shqiperi se gjykatesit e prokuroret. E vetmja arsye pse politikanet e korruptuar egzistojne eshte se egzistenca e tyre behet e mundur nga gjykates e prokurore te korruptuar.

      Përgjigjjuni
      1. G
        Grida

        Si ne cdo projekt ne fushen e tech paracaktohet per keta te Soft Solution, dhe mire qe percaktohet per keta por puna qe bejne eshte skandaloze dhe vetem abuzim me fondet e taksa paguesve dhe shteti dhe popullo nuk fiton asgje…

        Përgjigjjuni
        1. A
          Anonim

          Kjo nuk ka më asgjë të përbashkët me prokurim publik, konkurrencë apo ligjshmëri. Kjo është një farsë e zakonshme ku rregullat shkruhen dhe rishkruhen sipas nevojës, vetëm për t’ia shtruar rrugën fituesit të paracaktuar. Kur kriteret shfaqen e zhduken sipas interesit, kur standardet ndryshojnë nga një tender te tjetri, kemi të bëjmë me një skemë të pastër grabitjeje, jo me administrim publik. Këto praktika janë fytyra reale e kapjes së institucioneve: ligji përdoret si dekor, ndërsa paratë publike trajtohen si plaçkë. Në fund, humb konkurrenca, humb besimi dhe fitojnë gjithmonë të njëjtët, sepse loja është vendosur që në fillim.

          Përgjigjjuni
          1. K
            Kinezi

            Hajde hajde... Qeveria e Gjyqesorit ne bashkepunim me Quksin e KPP! Quksin e kuptoj, se ka hall kto dite... po ky tjetri qe firmos... kshu gjerash ndodhin kur Quksi do te behet Xhuxh...

            Përgjigjjuni
            1. B
              Brisi

              E ku qendron problemi ktu! Po lere mo Mero institucionin te vjedhi dhe KPP ti veri vulen!

              Përgjigjjuni
              1. M
                Mon Kukaleshi

                E ka thon i modhi Tironas, kur Katunaria zbret n'qytet, Atdheu osht' n'rrezik!

                Përgjigjjuni
                1. K
                  Kapedani

                  I di qeverria keto pune! I di Gjyshi si nuk i di....

                  Përgjigjjuni
                  1. S
                    Studenti

                    Kur vjedhin të gjithë në këtë shtet pse mos vjedhë dhe Ilir Rusi një copë katundari qe blri karrierë duke i mbajt cantat Altin Sheganit në Kohën e PD dhe Artan Hoxhes në kohen e PS

                    Përgjigjjuni
                    1. T
                      Tironci

                      Se kuptoj pse i jane vene te gjithe kesaj kompanise soft solution. Per aq kohe sa ka struktura te korruptume qe leket e shtetit i trajtojne si leket e tyre bravo i qofte ketij ermalit. Ky vllai ka bo lek sa per nja 3 breza. Jepi ermalo mos pyt hic. Kap sa me shume te kesh takat. Je njish. Respekte.

                      Përgjigjjuni
                      1. E
                        Ervehe

                        Te lumte Mon Kukaleshi, me pelqen shprehja, eshte fiks per Ilir Rusin, qe sic e pershkruan dhe Studenti vetem canta ka mbajtur.

                        Përgjigjjuni
                        1. T
                          Tironci

                          Respekte dhe per Ilirin. Mos caj koken….ohu 3 dite zgjat cudia edhe harrohet. Te tjeret nuk jane te zot edhe bojne lloqe koti. Plasin nga zilia.

                          Përgjigjjuni
                          1. E
                            Elisabeta

                            Kam punuar 6 muaj ne KLGJ. Me drejtuesit e larte sme lidhte puna por administrata ishte e mbushur vetem me patronazhiste. Gjithe diten flitej vetem per leke dhe pazare. Te korruptuar deri ne fyt. Prokurimet ishin si zot aty. Skishte perendi qe i trembte.

                            Përgjigjjuni
                            1. D
                              Daci

                              Z. Mero, ky, si dhe gjithe korupsionet dhe te koruptuarit, eshte i faktuar per bukuri. Dergoje dhe tek ata, nderkombetaret qe zgjodhen Brahon dje, mbase j'u mbushet mendja qè reforma ne drejtesi ka shkuar per lesh me kohè...

                              Përgjigjjuni
                              1. S
                                Studentja

                                Pse nuk shikoni dhe punesimet te klgj se ka plas nepotizmi dhe fiktiviteti. Staf i fryr me kushurinj e krushqi pervec qokave qe dihen

                                Përgjigjjuni

                                Lini një Përgjigje