Gruri dhe misri, si baza e grupit kryesor të ushqimit, buka e pasuar nga perimet, frutat dhe produkte të tjera u importuan me kosto më të ulët gjatë vitit të kaluar krahasuar me 2024, sipas të dhënave të INSTAT. Megjithatë, kjo rënie e kostove nuk u reflektua në çmimet që paguajnë konsumatorët shqiptarë.
“Zhvillimet e fundit të ekonomisë së vendit tregojnë që cmimet e produkteve sidomos nga fuqizimi artificial I lekut dhe rënia e fuqisë blerëse e euros, ka bërë që importet të jenë më të lira dhe llogjikisht kjo rënie duhet të pasqyrohej dhe tek konsumatori final”, tha Zana Guxholli, eksperte e ekonomisë.

Edhe pse duhet t’i blinim më lirë, në fakt po nxjerrim më shumë para nga xhepat tonë në përditshmëri për për blerjen e këtyre produkteve.
“Ekonomia shqiptare e ka karakteristikë që të blejë më lirë sesa në të kaluarën, por ta shesë më shtrenjtë. Arsyet kryesore janë korrupsioni, mungesa e kontrollit për konkurrencë të ndershme dhe prania e kompanive të mëdha të shitjes me shumicë, të cilat krijojnë në praktikë një lloj monopoli mbi çmimet”, shtoi Guxholli.
Përveç kësaj, shumë produkte që u përkasin të njëjtave kompani shiten më lirë në vende me ekonomi më të zhvilluara si Gjermania, Italia apo Spanja, ndërsa në Shqipëri ku paga mesatare është rreth 830 euro, ato shiten më shtrenjtë.
“Rritja e çmimeve nuk përputhet me rritjen reale të kostove të këtyre kompanive. Kësaj i shtohet edhe TVSH-ja, e cila në Shqipëri është 20%, më e lartë se në shumë vende të rajonit dhe më gjerë. Ndërkohë, në shumë shtete për produktet bazë të jetesës TVSH-ja është e ulur ose zero.”, tha Guxholli.
Si pasojë e këtyre faktorëve, Shqipëria renditet ndër vendet e fundit në Europë për fuqinë blerëse. Sipas të dhënave të Numbeo, një qytetar shqiptar mund të blejë vetëm rreth 47% të mallrave dhe shërbimeve që mund të përballojë një qytetar amerikan./vizionplus.tv
Sepse jane monopoly. Se tvsh eshte ende 20%. Kaq. 5 vete kane ne dore 70% te ushqimeve.
Teori e kotë. Ky nuk është treg. Pesë dyqane zarzavatesh rrjesht, të gjitha kanë të njëjtin çmim. Të gjithë furnizohet në të njejtën pikë. Ka një marrëveshje mes furnizusve po dhe shitsve. Është veti e tregjeve të vegjël ku té gjithë njohin njeri tjetrin.
qeveria me uljen e euros mendon vetem di ta paguaje me lire borxhin e saj, per te tjerat sdo te dije , mund te vendos tavan per mallrat e shportes dhe shem nasa te tjera qe edhe qytetari mos te demtihet nga ulja e euros
IMPORTOJMEGRURE MISER MISH DHE QUMESHT PLUHUR.. PRA TE TJERET PUNOJNE NE HAME. CFAR DONI AKOMA E HARRUAT PARRULLEN E MEROS KUR SALA ISHTE NE PUSHTET "NE DREJTOJME BOTA NA NDIHMON" TANI PARRULLA ESHTE "NE HAME BOTA PUNON" KERKESAT E RJERA JO PO I DUAM BIO DHE TE LIRA JANE PORDHE SAFI SHQIPTARESH