Evidentohen mbi 4 mijë ton mish të padeklaruar dhe miliona euro të fshehura!

29 Dhjetor 2025, 22:39Ekonomia TEMA
Evidentohen mbi 4 mijë ton mish të padeklaruar dhe miliona euro

Një kontroll i Administratës Tatimore në tregtimin e produkteve blegtorale ka zbuluar 4,041 ton mish të padeklaruar dhe 9.3 milionë euro të ardhura të fshehura, duke kallëzuar penalisht në Prokurorinë e Tiranës një subjekt të madh tregtar si dhe duke ngritur shqetësime serioze për evazionin fiskal dhe sigurinë ushqimore në vend. 

Verifikimet janë kryer nga Drejtoria e Tatimpaguesve të Mëdhenj në Administratën Tatimore, e cila ka zbuluar shkelje serioze të legjislacionit tatimor në fuqi dhe një shembull të qartë të evazionit fiskal. 

Nga kontrolli u identifikuan mospërputhje midis inventarit fizik dhe atij të deklaruar në sasi ndërkohë që vlera totale e dëmit të konstatuar arrin në rreth 6.4 milionë euro. Rasti është përcjellë Hetimit Tatimor, i cili e ka referuar për ndjekje penale pranë Prokurorisë së Tiranës  Administrata Tatimore tha se ka vullnet të palëkundur përballë shkelësve të ligjit, qofshin këta tatimpagues të mëdhenj. 

Aksioni, sipas saj, synon jo vetëm luftën kundër evazionit fiskal, por edhe garantimin e sigurisë ushqimore për konsumatorët dhe rritjen e formalizimit në tregun e produkteve blegtorale. 

Tatimet njoftuan se kontrollet do të vijojnë në mënyrë të pandërprerë, duke synuar rritjen e transparencës dhe respektimin e rregullave nga të gjithë subjektet që operojnë në këtë sekor. 

6 Komente

  1. F
    FCK888

    Kush eshte subjekti more ju qifsha ato ropt gazetare kurva.

    Përgjigjjuni
    1. F
      Fat man

      .....kontrollet do te vazhdojne qofshin edhe per subjekte qe jane tatimpagues te medhenj, do me thene deri me sot u eshte nxirre jeta tatimpaguesve te vegjel qe familjarisht jane vetepunesuar dhe mbajne familjen me pune te ndershme. A merrni vesht o milet 4 mije ton mish kontrobande i padeklaruar si pasoje edhe i pakontrolluar qe eshte ii shendetshem per konsum apo jo dhe 9,3 milion euro te ardhura te fshehura, pa tjeter o palla te Tatimeve qe te fshehura do te jene se edhe 2 mije ton mish i fshehur eshe. Nga u fut si u fut, a ka te arrrestuar nga doganat, tatimet dhe krimimi ekonnomik etj etj etj, po ky tatim paguesi i MADH i lire eshte? Shtet pis me kryeminister pizeveng, corapekuq dhe gay.

      Përgjigjjuni
      1. v
        vlora****

        Po doganieret qe i kane lene pse nuk hetoen dhe te arrestohen

        Përgjigjjuni
        1. K
          K O R C A

          Ku ka qene deri tani Drejtoria e Pergjith. e Tatimeve , deri sa arriti kontrabanda me mijra e mijra tonelata ? Gjate cfar kohe eshte zhvilluar ky krim i rende dhe sa hallka kontrolli te shtetit ka kaluar pa asnje pengese e gjithe kjo sasi marramendese kontrabande por edhe sa te tjere jane ne tave (kane marre pjesen e tyre) ? Ma thote mendja qe behet fjale per nje korporatye hajdutesh qe paguhen nga shteti yne vetem per te vjedhur ! Kjo gjendje eshte teper alarmante dhe drejtesia duhet me do e mos t`i shkoje deri ne fund . Nuk mund te ecet me tej keshtu ! EDI RAMA , SHKUNDU , SE JE MBUSHUR TERE MORRA E PLESHTA QE PO NA PINE GJAKUN ! POPULLI PRET SHUME PREJ TEJE .

          Përgjigjjuni
          1. t
            tregetari fejk

            Jane njoftime fejk per te thene se punohet. Asgje nuk kane kapur. Dhe kur kapin i marrin gjoben dhe e mbyllin ceshtjen

            Përgjigjjuni
            1. T
              Tirana e Re

              Si mund ti hani kufomat e krijesave te vdekura kafsheve qe kan dhen shpirt, mendoni me shpirt per krijesen e HYJIT o njerez

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje