Eksperti i ekonomisë Enio Civici ka analizuar rolin e turizmit në ekonominë shqiptare, duke theksuar se gjatë këtij viti ky sektor ka ndikuar drejtpërdrejt në zhvillimin e shërbimeve, ndërtimit dhe punësimit.
I ftuar në emisionin në ABC News, Civici u ndal te ndikimi pozitiv i turizmit në rritjen ekonomike, ndërsa vuri në dukje se pesha e lartë e këtij sektori në ekonomi lidhet kryesisht me të ardhurat që vijnë nga jashtë dhe jo me prodhimin e brendshëm, duke e bërë të nevojshme një vështrim më të gjerë mbi qëndrueshmërinë afatgjatë të zhvillimit ekonomik.
“Edhe shërbimet, edhe ndërtimi edhe punësimi janë udhëhequr këtë vit vetëm nga një sektor që është turizmi. Sa mirë dhe i fuqishëm është ky sektor në këto momente dhe sa mirë i bën ekonomisë sonë, duke e ndihmuar dhe udhëhequr në rritje, është edhe një alarm i madh për të ardhmen.
Pra sektori që po na ushqen tani është edhe sektori më i paqëndrueshëm në gjithë historinë e ekonomisë botërore, sepse lidhet direkt me ngjarje që nuk kanë të bëjnë me të. Krahas lavdërimit të sektorit të turizmit si lokomotiva e të pestë nënsektorëve më të rëndësishëm, nga ana tjetër duhet të ngremë alarmin dhe të themi që një ekonomi kaq e dobët strukturalisht nuk mund të jetë kaq e varur vetëm nga sektor i cili nuk është i lidhur me prodhimin tonë të brendshëm, lidhet me të ardhurat që vijnë nga jashtë”, tha eksperti.
Turizmin shqiptar do ta vdese Edi Rama duke derdhur ujrat e zeza ne det, duke mos sperkatur rregullisht larvat e mushkonjave, dhe duke derguar mbekjet plastike me not deri ne Kroaci! Per te mos shkruar pastaj per mundesen e ujit cep me cep te Shqiperise. Rama e shperdoron buxhetin e shtetit per rruge e tynele te pajustifikuara ekonomikisht qe nuk jane aspak prioritet per turizmin. Shmbell eshte tyneli i Llogarase krahasuar ky me transportin detar me katamarane nga Vlore deri ne Sarande.