Ekonomia e vendit shënoi rritje prej 3.75% në terma realë gjatë tremujorit të tretë të vitit 2025, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Por, lind pyetja se sa është rritja në lekë? “Scan Intel” ka bërë një përllogaritje të thjeshtë duke u nisur nga shifra e mësipërme. Nëse rritja prej 3.75% projektohet mbi nivelin vjetor të PBB-së për vitin 2024, i cili u vlerësua në rreth 2.52 trilionë lekë ose rreth 25 miliardë euro me çmime korrente, kjo përkthehet në rreth 94 miliardë lekë, ose afërsisht 940 milionë euro më shumë aktivitet ekonomik në bazë vjetore.
Megjithatë, të dhënat tregojnë se kjo rritje nuk është mbështetur kryesisht te konsumi i popullatës.
Sipas metodës së shpenzimeve, konsumi final i popullatës u rrit vetëm me 1.25%, duke treguar një rritje të dobët të kërkesës së brendshme. Në të kundërt, konsumi final i qeverisë shënoi rritje të ndjeshme prej 7.72%, duke u kthyer në një nga faktorët kryesorë që kanë nxitur rritjen ekonomike gjatë kësaj periudhe.
Ndërkohë, investimet, të matur me komponentin e formimit bruto të kapitalit fiks, u rritën me 4.78%, duke reflektuar zgjerim të aktivitetit investues në ekonomi.
Një kontribut të rëndësishëm në rritjen e Prodhimit të Brendshëm Bruto dhanë edhe eksportet e mallrave dhe shërbimeve, të cilat u rritën me 12.55%. Megjithatë, importet u rritën gjithashtu me 5.47%, çka tregon se rritja ekonomike vazhdon të shoqërohet me varësi nga tregjet e jashtme.
Të dhënat sugjerojnë se, pavarësisht rritjes ekonomike, përfitimi për familjet mbetet i kufizuar, ndërsa pesha kryesore e rritjes vijon të mbështetet te shpenzimet publike dhe sektori i jashtëm.
nuk eshte rritja e ekonomise por eshte rritja e frikes per te vjedhur, hajduter te poshter, jane teprica te planefikuara per tu vjedhur por kane mbetur nga frika zoti ju vrafte me buke ne goje
Megjithate lëviz përpara,nuk është keq!
Dmth futja pordhes, vetem per propogande ,qe e ka qejfe pallosha.