Shtrenjtohet zhdoganimi i makinave, rriten kostot për çdo kategori

24 Dhjetor 2025, 21:01Ekonomia TEMA
Shtrenjtohet zhdoganimi i makinave, rriten kostot për çdo kategori

Qeveria ka marrë një vendim që rrit drejtpërdrejt kostot për qytetarët shqiptarë që blejnë automjete të përdorura. Me udhëzimin e ri të Ministrisë së Financave, të botuar në Fletoren Zyrtare, janë rritur ndjeshëm çmimet e referencës për zhdoganimin e automjeteve, duke sjellë taksa më të larta për të gjitha kategoritë.

Automjetet e përdorura të importuara nga Europa, Koreja e Jugut, Kina apo vende të tjera do të zhdoganohen tashmë me vlera më të larta referuese. Për autoveturat, rritja prek çdo cilindratë. Për mjetet deri në 1400 cc, pragu minimal i zhdoganimit rritet nga 130 mijë lekë në 162.5 mijë lekë, rreth 25% më shumë. E njëjta rritje aplikohet edhe për kategoritë e tjera, ku për 1400–1900 cc vlera shkon nga 200 mijë në 250 mijë lekë, ndërsa për cilindratat më të larta rritjet arrijnë deri në 1 milion lekë për automjetet mbi 4500 cc.

Rritje të ndjeshme pësojnë edhe kamionçinat, furgonët dhe kamionët. Për mjetet deri në 1.5 tonë, pragu minimal rritet nga 400 mijë në 500 mijë lekë, ndërsa për kamionët mbi 15 tonë nga 1.2 milion në 1.5 milion lekë.

Ekspertët e tregut paralajmërojnë se ky vendim do të reflektohet drejtpërdrejt në çmimet finale të automjeteve të përdorura që shiten në vend, duke rënduar më tej xhepin e qytetarëve. Në të njëjtën kohë, politika e re favorizon blerjen e automjeteve të reja, me zero kilometrazh, nga koncesionarët zyrtarë.

Sipas të dhënave zyrtare, gjatë periudhës janar–nëntor 2025 janë regjistruar për herë të parë 89.654 mjete, nga të cilat 73.066 janë autovetura. Mbi 80% e tyre janë mjete mbi 8 vite përdorim, çka tregon varësinë e lartë të shqiptarëve nga tregu i makinave të përdorura. Me rritjen e re të doganave, kjo kategori pritet të përballet me kosto edhe më të larta.

6 Komente

  1. Z
    Z

    O popull mjeran, cohuni dhe merreni zvarre brekushexhiun Palloshin e Gjate, shkermoqjani bunkerin ne Surrel, ka 12 vjet qe tall karin nuk ka me antishqiptar.

    Përgjigjjuni
    1. R
      Realisti

      Pse ore ti Vari kars cfare do besh, do e shohesh nga televizori i kafes? Perse nuk jep shembullin tend personal dje dil i pari

      Përgjigjjuni
    2. N
      Nona

      Ju q kina farefisnin e rropet ket popull

      Përgjigjjuni
      1. F
        Fener Zisi

        Rriteni Rriteni se Karin Tim do Fitoni, Koqe nuk Fitohet keshtu o Kara, Fitimi vjen duke ulur Kostot, se Ne sna rruhet fare Karuci dhe smerremi fare me Tregeti Makinash ,atheheredo kuptoni qe jeni Koqe fare ne drejtim te Tregrtise.

        Përgjigjjuni
        1. s
          sheqerja

          Hajduta te paskrupullt, ne ferr i [afsha

          Përgjigjjuni
          1. T
            TREGTAR MAKINASH NGA KOSOVA

            NE NE KOSOVE NJE AUDI A6 VITI 2015 I SHKON DOGANA 5000 EU E NE SHQIPERI 1000 EU

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje