Guvernatori Sejko:Ekonomia shqiptare ka pasur ecuri pozitive dhe tregu i punës ka patur përmirësim

23 Dhjetor 2025, 17:56Ekonomia TEMA
Guvernatori Sejko:Ekonomia shqiptare ka pasur ecuri pozitive dhe tregu i

Ekonomia shqiptare ka pasur ecuri pozitive dhe tregu i punës ka patur përmirësim të vazhdueshëm gjatë këtij viti.

Kështu deklaroi Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, gjatë takimit të fundvitit, ku bëri edhe një bilanc të ekonomisë.


“Ky vit po mbyllet me një rritje të mirë ekonomike, me një tregues të rritjes afër 4%, pavarësisht se shifrat nuk janë konfirmuar. Objektivi ynë kryesor që është inflacioni, që janë çmimet e stabilitetit shqiptar, çmimet kanë qenë të kontrolluar, të monitoruar nën objektivin për 3%, por që përsëri konsiderohet pozitiv. Inflacioni ka qenë i luhatur midis nivelit 2.2% dhe 2.4%. Tregjet financiare kanë qenë të qeta”, tha Sejko.

Ashtu sikurse është kthyer në traditë si çdo fundvit, Banka e Shqipërisë akordoi Çmimin e Guvernatorit për Diplomën më të Mirë, ku për këtë vit kishin aplikuar 38 studentë me punimet e tyre universitare dhe master, duke sjellë tema të shumta.

 

4 Komente

  1. F
    Fahri Balliu

    Ku e pe rritje ekonomike ti mor te qifsha familjen? O fundrrine. Po a e shikon qe njerzit mezi shtyne muajin o cam bythqir!?

    Përgjigjjuni
    1. k
      k

      Ekonomia eshte e mrekullueshme.Njerzit largohen çdo ditë. Të lumtë o gomari i Babatasit.

      Përgjigjjuni
      1. T
        Teme sejko junior

        Ky mercenar del e flet sa here qeveria rrezikohet te shkoje per lesh. Ky eshte guvernatori me i politizuar dhe mercenar i 35 viteve. Padyshim qe dhe me i paafti!

        Përgjigjjuni
        1. P
          Pranvera Kapllani

          Këto rezultate që thonë, më kujtojnë mamanë t'ime në vitet e 'Diktaturës'.Me kujdesin e një amvise të mirë, rezervonte bulmet, reçel, Trahana, fruta të thata sipas vitit,ishte i mbarë ose jo e.t.j.Për familjen, të përdorura me kujdes që mos të vuante shumë nga uria po të ishte dimër i madh. Kujdesi më i madh tregohej për mysafirët, sipas traditës Shqiptare. Mbaj mënd se ndonjëherë kur kishim mysafirë, nuk mjaftonte as buka se ishte me rracion. Në ditët e sotme jemi të ndarë përsëri, vetëm se mysafirët e përzgjedhur janë të përhershëm.Asnjëri prej tyre nuk kujtohet për nivelin e jetesës, strehimin apo ushqimin. Në ditët e sotme, mysafirët e përhershëm janë njerëzit në detyrë, dhe nuk janë të paktë, janë ata që paguhen për t'u kujdesur për popullin. Ne dikur mysafirët i kishim fis,ushqeheshim edhe me lugën që hanin ata. Në ditët e sotme kjo është e pamundur sepse janë shtuar sëmundjet, përveç faktit që çdo gjë e tepërt shkon më mirë në koshin e plehrave sesa të shkojë atje ku duhet. Ekonomia forcohet sepse 20% merret edhe atje ku nuk ka, ku nuk ofrohet asnjë kujdes e shërbim, duke çuar deri në shkatërrim të ekonomisë e të njerëzve.e.t.j...e.t.j..

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje