Qeveria ka rishikuar buxhetin e shtetit për herë të 4-t teksa ka vendosur të japë shpërblime për fundvitin për personat me aftësi ndryshe në vlerën 15.000 lekë, kategori e cila nuk ishte e përfshirë në aktin të tetorit ku dhanë shpërblime për pensionistët.
Ministri i Financave Petrit Malaj njofton se prej këtij akti normativ përfitojnë 148 mijë persona.
“Mbështetje financiare për familjet me ndihmë ekonomike me 15 mijë lekë, janë 148 mijë përfitues me fond 2.2 miliardë lekë si për shpërblimin e familjeve në nevojë dhe per personat me aftesi ndryshe”, tha Malaj.
Malaj njoftoi se në llogarinë për pensionet në Bankën e Shqipërisë do të kalojnë fondet e pashpenzuara nga institucionet këtë vit.
“Janë 150 mln euro do të kalojë në llogarinë që kemi në bankën e shqipërisë për skemën e pensioneve që të mbështesim reformën e re”, tha Malaj.
Me rishikimin e buxhetit të ri, 2 miliardë lekë shtesë do të shkojnë për fermerët nëpërmjet skemave mbështetëse. Gjithashtu 1.2 miliardë lekë shtesë janë parashikuar për pushtetin vendor me qëllim shlyerjen e borxheve.
“Fermerët do të përfitojnë 2 mld lekë shtesë përmes skemave mbështetëse. 1.2 mld lekë shtesë për pushtetin vendor për të shlyer borxhet e pushtetit vendor. Kjo vlerë është e barabartë me 40% të detyrimeve të pushtetit vendor”, tha ndër të tjera Malaj.
Ore na shpjego dicka ti. Keto fonde qe do shperndahen jane te ardhura shtese mbi planin e buxhetit qe jane mbledhur apo zhvendosje fondesh te tipit hiqja Lenes veja Prenes ???? Sepse nese jane zhvendosje jo te ardhura shtese do te thote se keni bere planifikim te pasakte ??
Me shume gjasa jane investime te parelizuara, me mire ti cojne pensione se ti djegin fare. Ke degjuar qe ne shtet nuk punohet dhe nuk firmosen me projekte se jane terrorizuar administrata nga SPAK !!! Duke perndjekur te njome e te thate bashke SPAK po frenon ekonomine shqiptare.
Sakte Celo. Vitin tjeter do e degjojme daullen e SPAK, kur te gjithe miljoneret kane filluar transferimin e parave dhe bizneseve jashte Shqiperise. Kastati blei nje Hotel ne Miami per 150 Miljon Dollare, Zamir Mane ka hapur nje dege ndertimi ne New York. Mijera punetor do kerkojne te shkojne jashte , mbas pronareve te tyre. Mendoj qe do vije shume shpejt dita qe mijera punetor te protestojne kunder kesaj politike keqdashese te SPAK.
ri-shperndarje, kane dale fonde teper nga gjobat e makinave
Opozita e lexon këtë si vjedhje, vjedhje, vjedhje të radhës. Se janë fantastik në llogari!
Or po nuk i duam fare ato ... , vetëm që të mos zihet Nano me Metën ...
Z, Minister a keni menduar per ata pensioniste qe jane me diagnoza te renda dhe harxhojne pothuajse tere pensionin per ilace se aq e kane nga 150000 leke te vjetra deri 220000 leke te vjetra ? Bejini pak llogari ca ju mbetet per te shtyre muajin si dhe sherbime te tjera ??? Pastaj mburuni me shperndarjen e parave te grumbulluara ? Ne shtetin fqinj Itali per te tille pensioniste te semure invalid japin plus pensionit dhe asistence 500euro ndihme per te gjitha nevojat qe ka pacienti ? Nuk shperndahet BUXHETI QORAZI , te veje tek njerzit tamam ne nevoje ??? Behet ne bashkepunim me ministrine e shendetesise nepermjet kempeve duke e kordinuar me mjekun e familjes si dhe specialisti per cdo lloj semundje duke vendosur diagnozen e sakte , per aq kohe sa eshte invalid , ne ka fatin te sherohet ? Keshtu ju vihet ne ndihme shtrese ne nevoje ? Edhe ne kohen e monizmit ekzistonte kempi per keta lloj pacientesh me nje ndryshim nuk abuzohej ?
Edhe sot ka kategori te semure qe trojtohen me Kemp nga shteti nepermjet fondeve te shendetesise dhe varion sipas viteve te punes etj dhe jane me mbi 30 mije veta qe trajtohet me rreth 30 mije leke te reja ne muaj si dhe paguhen njerez per perkujdesje ndaj tyre ne shtepi nga nje pjestare I familjes me 15 mije leke ne muaj
paska lane ce leke menjane per te shplare mutin me shurre.
Fusni ne liste te semuret me kancer,se shkojne me taksi per kemiot. Ju duhet trajtim ushqimor me i mire.