Krijohet “superinspektoriati”/ Shkrihen kompetencat e IKMT. Pasuritë e konfiskuara nën drejtimin e AAPSK

19 Dhjetor 2025, 16:30Ekonomia TEMA
Krijohet “superinspektoriati”/ Shkrihen kompetencat e IKMT.

Qeveria ka hedhur për konsultim dhe miratim një paketë prej tre projektligjesh të ndërlidhura, që synojnë të forcojnë kontrollin mbi territorin, të mbyllin ciklin e ndërtimeve pa leje dhe të rrisin eficiencën në administrimin e pasurive të konfiskuara.Projektligji i parë parashikon një ndryshim rrënjësor në mënyrën se si inspektohet territori. Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit dhe strukturat vendore shkrijnë kompetencat në një institucion të vetëm të ri: Inspektorati Qendror i Territorit, Mjedisit dhe Pyjeve, me varësi qendrore dhe degë rajonale. Qëllimi është një kontroll i unifikuar, më i pavarur dhe më efikas ndaj ndërtimeve pa leje.

Ky riorganizim synon rritjen e kapaciteteve inspektuese, profesionalizimin e trupës, rritjen e pavarësisë funksionale si dhe garantimin e një procesi inspektimi të besueshëm, të integritetshëm dhe të mbrojtur nga ndikimet e jashtme. Struktura e re pritet të sigurojë zbatimin e një qasjeje të unifikuar dhe të standardizuar në kontrollin e territorit.”, thotë Ministria e Brendshme.

Ky ligj lidhet drejtpërdrejt me projektligjin e dytë të publikuar nga Ministria e brendshme, që rishikon administrimin e objekteve të konfiskuara si ndërtime pa leje. Risi kryesore është kalimi në një model të centralizuar, ku Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK) bëhet autoriteti i vetëm përgjegjës. Objektet e konfiskuara nuk do të mbeten më të bllokuara apo të amortizuara, por do të përdoren për interes publik, strehim social ose do të shiten përmes ankandit. Për herë të parë krijohet edhe një Regjistër Elektronik publik, që garanton transparencë të plotë.

Efektet e pritshme nga zbatimi i këtij projektligji janë krijimi i procedurave më të shpejta, më të qarta dhe më të kontrollueshme, rritja e të ardhurave nga shitja dhe përdorimi publik i objekteve, shmangia e konflikteve ndërinstitucionale, forcimi i sigurisë juridike për pronarët dhe institucionet, si dhe garantimi i një niveli maksimal transparence për publikun.”, shton më tej Ministria.

Bashkëngjitur ministria ka publikuar dhe një projektligj të tretë i cili zgjeron më tej rolin e Agjencisë e cila do të përfshijë në administrim jo vetëm pasuritë e konfiskuara nga gjykatat, por edhe ato të konfiskuara nga pushteti vendor, përfshirë ndërtimet pa leje. Një risi e rëndësishme është përfshirja e monedhave virtuale si pasuri e konfiskueshme dhe krijimi i një fondi të posaçëm të dedikuar, që do të përdoret për përfundimin, rikualifikimin ose funksionalizimin e objekteve të paligjshme.

 

3 Komente

  1. K
    Këlliçi

    Pirç pirç I thonë kësaj. Pasuritë e sekuestruara do të shiten në ankand....... . Po kush do ti blejë? Kush guxon ti blejë pasuritë e kriminelëve.?...... . Do ti blejnë vetë kriminelët.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Popull i thjeshte

      o NJERI si nuk e kuptove qe nuk ka nevoje per me kriju struktura mbi struktura, Por gjeji punes njeriun e duhur. Se mbete i rrethum me hajdute dhe kriminel, u boshatis Shqiperia o NJERI prej rinise dhe krahut te punes me te afte.

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kluj

        Mos shisni asgje por vetem menaxhoni dhe zhvilloni , Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK) duhet te shnderohet Gradualisht ne shtyllen kurizore te expertizes se FONDIT SOVRAN, pronat e patundshme duhet te menaxhohen dhe te gjenerojn kapital per te gjithe shqiptaret.Shteti duhet te hyje ne treg , mjaft me privaten , tani ka ardhur kohe qe publikja te ringrihet , pas kapitalizmit te eger te 2 apo 3 dekadave qe pasuroi vetem batakcinjte dhe kriminelet qe u konvertuan ne Biznesmene (kupto ,aktore ekonomike ne treg) duke vrare interesin publik dhe duke e lene fatin e qytetarit ne dore te ketyre pseudobiznesmeneve batakcinj pa identitet dhe shpesh me background kriminal qe vec e vodhen dhe e masakruan kete popull pa princip.Vetem Rasti per shembulli hetimit te fundit te autoritetit te konkurrences ku u vertetua pas nje hetimi 2 VJECAR ,( sa cudi per te kuptuar nje gje qe ben muuuuuuuuu )qe te gjithe aktoret e tregut qe merrnin prodhimin bujqesor nga fshatari e shtrenjtonin artificialisht me 150 % duke rrenuar prodhuesin e ajo qe eshte po aq katastrofike po qe hetimi e injoron eshte fakti qe kete cmim 150 % e kane paguar nenat dhe baballaret tane qe nuk u dalin leket per ilace ,femijet , te semuret te papunet e gjithe te vuajturit e ketij vendi qe iu eshte thene dhe iu eshte shitur me mashtrim ne 35 vjete te tera , MBREKULLIA E TREGUT TE LIRE NE KAPITALIZEM.E pra ky ishte mbreti lakuriq qe na dukej i bukur dhe spektakolar po qe ne te vertet eshte nje pellg gjirizi me zhaba qe notojne aty qe mban AROME FEKALESH , ky ishte tregu i lire nje pakt hajdutesh .MJAFT ME SHTETI duhet te jete pjese e tregut mjaft pasivitetit dhe indiferences qe po i shkaterron shqiptaret dhe po i largon nga vendi

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje