Ibrahimaj: Nga janari rritet në 500 mijë lekë paga minimale, përfitojnë mbi 307 mijë punonjës

19 Dhjetor 2025, 14:41Ekonomia TEMA
Ibrahimaj: Nga janari rritet në 500 mijë lekë paga minimale,

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj ka deklaruar se duke filluar nga muaji janar i 2026-ës, paga minimale do të shkojë në 500 mijë lekë, duke përfshirë mbi 307 mijë punonjës të regjistruar në sektorin publik dhe atë privat.

Ibrahimaj thekson se rritja e pagës minimale është një tjetër premtim i mbajtur i qeverisë.

Ajo sqaroi se ky vendim ka për synim, jo vetëm mbrojtjen e nivelit të jetesës së të punësuarve dhe fuqizimin e kapitalit njerëzor por edhe përmirësimin e standardit të jetesës për mijëra familje shqiptare.

“Qeveria miratoi rritjen e pagës minimale, duke mbajtur një tjetër angazhim të dhënë ndaj qytetarëve.

Nga 40,000 lekë, paga minimale mujore rritet në 50,000 lekë, duke përfshirë 307,850 punonjës të regjistruar në sektorin publik dhe privat.

• mbrojtjen e nivelit të jetesës së të punësuarve

• fuqizimin e kapitalit njerëzor

• përmirësimin e standardit të jetesës për mijëra familje shqiptare

Njëkohësisht, rritja e pagës minimale ndihmon në uljen e informalitetit në tregun e punës dhe në forcimin e respektimit të kontratave ligjore.

Ekonomia rritet kur puna vlerësohet dhe dinjiteti i punonjësve vendoset në qendër të politikave publike”, shkruan Ibrahimaj në rrjetin social Facebook.

6 Komente

  1. A
    ALTON

    Ore,pse nuk kthejne perseri lekun e vjeter,ja ,edhe ministrja Delina thote "500 mj" leke paga minimale per punonjesit ne vitn e ardheshem.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sqepari

      Cdo rritje page do te thote rritje cmimesh prej te ciles do vuajne vetem pensionistet...kush mendo ndryshe, e ftoj te heqin prasin dhe te ulet me kembe ne toke!

      Përgjigjjuni
      1. D
        Degelisi

        500000 lek=5000 euro Kjo eshte nje page mujore qe mere nje inxhinier ne perendim dhe nje mesues ne Amerike

        Përgjigjjuni
        1. s
          sam

          Po tatimin mbi pagen pse nuk e ndryshuat? Duhet te ishte 0 nga 50 deri 60 000 lek bruto. Perfundimisht ja futet prape fukarenjve. 65 mije lek te vjetra eshte rritja reale . Dhe nderkohe fo i merrni biznesit privat rreth 60 miljon euro ne vit. dmth 40 miljon eu ngel rritja. Fondi ishte 100 miljon. Turp i madh. Keni nje vit qe flisni per rritjen e madhe. Bizneset do rrisin cmimet e sigurte. Populli po njesoj. Ne vend numero. Nuk e di se si duron ai popull.

          Përgjigjjuni
          1. x
            xhambazi

            Baxhelle e Rames

            Përgjigjjuni
            1. D
              Delina Brahima j- Junkies and whore

              Me Palloshin na bashkon droga..

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje