Nisja e linjës Tiranë-Toronto/ Historike, për herë të parë fluturime direkte Shqipëri-Kanada

18 Dhjetor 2025, 20:22Ekonomia TEMA
Nisja e linjës Tiranë-Toronto/ Historike, për herë të

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) dhe Air Transat njoftojnë hapjen e linjës së parë direkte pa ndalesë midis Tiranës dhe Torontos, duke shënuar një moment historik për aviacionin shqiptar.Ky shërbim shënon fluturimin e parë trans-oqeanik nga TIA dhe lidhjen e parë ajrore direkte midis Shqipërisë dhe rajonit të Atlantikut të Veriut.

Fluturimi inaugurues do të realizohet më 19 qershor 2026, në orën 15:00, ndërkohë që fluturimi i parë nga Toronto është parashikuar në 18 qershor 2026, në orën 22:00. Avioni që do të operojë këtë linjë do të jetë një Airbus A330-200, me një kapacitet prej rreth 350 vendesh. Fluturimet do të vijojnë gjatë sezonit veror deri më 9 tetor 2026, me një frekuencë javore.

“Hapja e linjës Tiranë–Toronto me Air Transat është një arritje madhore për TIA-n dhe për Shqipërinë. Ky është shërbimi ynë i parë transoqeanik dhe lidhja jonë e parë direkte me Atlantikun e Veriut. Ne përgëzojmë Air Transat për besimin dhe falënderojmë të gjitha ekipet dhe palët e përfshira për bashkëpunimin e shkëlqyer. Së bashku, po hapim horizonte të reja për pasagjerët, turizmin dhe lidhjet ekonomike ndërmjet Shqipërisë, rajonit dhe Kanadasë”, tha drejtori i Operacioneve i Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, z. Piervittorio Farabbi.

Linja e re ajrore i përgjigjet kërkesave në rritje për fluturime direkte jo vetëm mes Shqipërisë, por edhe vendeve të rajonit dhe Kanadasë duke ofruar shërbime cilësore dhe të besueshme. Fluturimi Tiranë–Toronto e thjeshton ndjeshëm udhëtimin, duke e bërë atë më të shpejtë dhe më praktik për pasagjerët.

Kjo linjë gjithashtu pritet të ndikojë pozitivisht për zhvillimin e turizmit, aktivitetin e biznesit dhe në shkëmbimet kulturore.  Angazhimi i Qeverisë Shqiptare dhe koordinimi i ngushtë i autoriteteve shtetërore ishte vendimtar në finalizimin e marrëveshjes së lidhjes ajrore ndërmjet Shqipërisë dhe Kanadasë në një kohë rekord.

Hapja e linjës Tiranë–Toronto është bërë e mundur edhe falë investimeve të vazhdueshme të Grupit Kastrati në modernizimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, të cilat kanë siguruar kapacitetet infrastrukturore dhe operacionale të nevojshme për këtë destinacion ndërkontinental.

Linja Tiranë–Toronto forcon më tej rrjetin në zgjerim të Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës dhe nënvizon fokusin strategjik të TIA-s në rritjen afatgjatë, përmirësimin e lidhshmërisë dhe zhvillimin e Tiranës si një nyje kyçe e aviacionit për rajonin.

Rreth Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës (TIA)

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës është porta kryesore ajrore e Shqipërisë, duke shërbyer si një motor kyç për turizmin, zhvillimin ekonomik dhe lidhjen ndërkombëtare. I vlerësuar si aeroporti me rritjen më të shpejtë në Evropë, aeroporti mban lidershipin në rajonin e Ballkanit Perëndimor për nga lidhshmëria, numri i pasagjerëve dhe investimet.

E themeluar në Montreal në vitin 1987, Air Transat është një kompani ajrore lider, e votuar nga pasagjerët si Linja Ajrore më e Mirë për Udhëtime Rekreative në Botë 2025 në Skytrax World Airline Awards.

Programi i saj ofron akses në destinacione ndërkombëtare, kryesisht në Evropë, Karaibe, bregun lindor të Shteteve të Bashkuara, Amerikën e Jugut dhe Afrikën e Veriut. Air Transat njihet për shërbimin e shkëlqyer ndaj klientit dhe operon me një flotë që përfshin disa nga avionët më efikasë për nga konsumi i energjisë në kategorinë e tyre.

Me seli në Montreal dhe baza kryesore në Aeroportin Ndërkombëtar Montréal–Trudeau (YUL) dhe Aeroportin Pearson të Torontos (YYZ), kompania ka rreth 5,000 punonjës me një qëllim të përbashkët: të afrojë njerëzit me njëri-tjetrin. Air Transat është një njësi biznesi e Transat A.T. Inc. (TSX: TRZ).

5 Komente

  1. L
    Liku - Kush me shan per debat nuk ia mban !:'!?,;:

    Eh , shyqyr , e paska firmos Bela , nuk do na digjen biletat !!!

    Përgjigjjuni
    1. A
      Ari

      Nje falenderim te vecante te dy Shteteve , Kanadase dhe Shqiperise , Qeverive te tyre dhe Aeroportit Nene Tereza per kete lehtesi udhetimi dhe komunikimi mes familjeve , njerzve dhe pasagjereve.

      Përgjigjjuni
      1. Z
        Zot ndimo njerezimin te gjithe njesoje.

        Mjere shqiptaret e varfer , se sa per ata qe kane mundesi Ekonomike ok gezohen normal dhe le ti shijojne udhetimet per ne Kanada...dhe e kunderta ...dhe Zoti i ndimofte.... Po te varferit do ngrysen ne mbremje me nje pjate supe nese dhe kete ju jepet mundesia.. Jete e padrejte, dikushi ka miliona dhe shumica vuajne per mbijetese..

        Përgjigjjuni
        1. Z
          Zot ndimo njerezimin te gjithe njesoje.

          Mjere shqiptaret e varfer , se sa per ata qe kane mundesi Ekonomike ok gezohen normal dhe le ti shijojne udhetimet per ne Kanada...dhe e kunderta ...dhe Zoti i ndimofte.... Po te varferit do ngrysen ne mbremje me nje pjate supe nese dhe kete ju jepet mundesia.. Jete e padrejte, dikushi ka miliona dhe shumica vuajne per mbijetese..

          Përgjigjjuni
          1. N
            Nje i Moshuar

            Nuk ka lidhje fukaralleku me Fluturimin apo linjen direkte Kanada - Shqiperi , eshte nje lehtesi per te gjithe ata qe kane femijet ne kete shtet per tu afruar me shume me te afermit e tyre e sidomos nese i kane prinderit gjalle ? Une dua te jem mire ne vendin tim dhe femija te vej e te vij ta shoh sa me shpesh , sigurisht qe shkurton kohen e udhetimit , evitohet sorollatja me ndalesa ???? Popullit te thjeshte nuk i i ntereson biznesi ? Gje e madhe realizimi i ketij fluturimi direkt , per te gjithe ata nevojtare qe kane lidhje me Kanada - Shqiperi ? I uroj suksese Linjes se fluturimit dhe mbaresi ..!!!

            Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje