BSH do të tërheqë deri në 450 mln euro nga tregu në 2026

19 Dhjetor 2025, 17:10Ekonomia TEMA
BSH do të tërheqë deri në 450 mln euro nga tregu në

Banka e Shqipërisë ka bërë publik planin e ndërhyrjeve në tregun valutor për vitin 2026, duke paralajmëruar tërheqjen e një sasie të konsiderueshme eurosh nga tregu. Sipas kalendarit zyrtar, banka qendrore planifikon të blejë deri në 450 milionë euro, përmes ankandeve periodike gjatë gjithë vitit.

Ndërhyrjet do të realizohen përmes 26 ankandeve valutore, me synimin kryesor forcimin e rezervave valutore të vendit, por edhe menaxhimin e flukseve të larta të euros që vijojnë të qarkullojnë në ekonomi.


Ky plan vjen në një moment të ndjeshëm për tregun valutor. Vetëm një ditë më parë, kursi i këmbimit shënoi një nivel rekord, me euron që zbriti deri në 96,1 lekë, niveli më i ulët historik në tregun vendas.

Dobësimi i euros lidhet me prurjet e larta valutore nga turizmi, remitancat dhe investimet, por edhe me pritshmëritë për ndërhyrje nga banka qendrore.

Blerjet e planifikuara për vitin 2026 janë më të larta krahasuar me vitet e mëparshme dhe sinjalizojnë një angazhim më aktiv të Bankës së Shqipërisë në treg.

Institucioni sqaron se këto ndërhyrje nuk synojnë të përcaktojnë kursin e këmbimit, por të zbusin luhatjet e forta dhe të ruajnë stabilitetin financiar.

Një lek i fortë ndihmon në kontrollin e inflacionit, por nga ana tjetër krijon presion për eksportet dhe sektorët që gjenerojnë të ardhura në valutë. Në këtë balancë, Banka e Shqipërisë synon të mbajë stabilitetin monetar, duke përdorur ndërhyrjet valutore si instrument mbështetës të politikës së saj ekonomike.

2 Komente

  1. k
    k

    Ndaloni pastrimin e parave te pista se po shkaterroni edhe ate pak ekonomi te mire qe ekziston.

    Përgjigjjuni
    1. G
      Ganiu

      Ku do i coje keto euro qe do ti terheqe apo do i mbylle me celes ne bodrum,SHTETI duhet qe kete suficit eurosh ta fuse ne llogarine e FONDIT SOVRAN dhe ta investoje ashtu si bejne fondet sovrane neper bote ,MQS nuk ka asnje qe mundesi qe ekonomia jone te zhvillohet me rritmin qe zhvillohen gjiganded e kapitalit boteror dhe mqs ne fund te fundit keta investojne vetem ne sheshe me pllaka e neper rruge qe kushtojn 20 milione kilometri dhe prishen per 3 vjet ,PER MUA duhet qe eurot ti investoje ne aksione dhe bonde, pse jo te bleje edhe borxhin sovran te vendeve te medha si USA qe e ka 4.1 % bondet 10 vjecare apo Gjermania qe e ka 2.9 % e qe eshte aktualisht alternative me 0 risk.Mund te bleje aksione te APPLE , Vodafone apo Coca Cola qe japin dividend ose ti investoje ne SP500 qe vetem jane vleresuar ne 25 vite.Megjithate eshte e sigurte qe BSH do ti fuse ne BODRUM sepse nje gje eshte provuar KATECIPERISHT ;ASKUJT NUK irruhet per popullin sepse po te ishte e kunderta populli nuk do te vidhej dhe do te pasurohej , por e verteta eshte nje e vetme te gjithe punojne per bythen e vet .

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje