Ndryshon Buxheti 2025 - Qeveria blen ambasadë në Londër, shpërblen pensionistët dhe shlyen borxhet e bashkive

23 Dhjetor 2025, 17:51Ekonomia TEMA
Ndryshon Buxheti 2025 - Qeveria blen ambasadë në Londër,

Këshilli i Ministrave ka miratuar një Akt Normativ, duke bërë ndryshime të rëndësishme në Buxhetin e Shtetit për vitin 2025. Vendimi parashikon rishpërndarjen e fondeve të papërdorura, blerje të rëndësishme pronash jashtë shtetit, si dhe injektim parash për pushtetin vendor dhe shtresat në nevojë. Më poshtë zbardhen pikat kryesore të këtij akti.

Fondet e papërdorura shkojnë për pensionistët

Një nga vendimet më sensitive prek kategorinë e pensionistëve. Sipas aktit normativ, të gjitha fondet që nuk janë shpenzuar nga buxheti i vitit 2025 nuk do të digjen, por do të transferohen në një llogari të posaçme në Bankën e Shqipërisë.

“Për vitin 2025, fondet e papërdorura të buxhetit të këtij viti kalojnë në llogarinë e mbështetjes së pensionistëve… dhe përdoren sipas përcaktimeve të miratuara me vendim të Këshillit të Ministrave.”, thuhet në Aktin Normativ.

Gjithashtu, një fond prej 2.2 miliardë lekësh është alokuar specifikisht për ministrinë e çështjeve sociale për mbështetjen e shtresave në nevojë.

Blihet godina e ambasadës në Londër

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka marrë “dritën jeshile” për një investim të rëndësishëm në diplomaci. Një fond prej 520 milionë lekësh (rreth 5.2 milionë euro) është caktuar për blerjen e selisë së misionit diplomatik të Shqipërisë në Londër, Mbretëria e Bashkuar.

SPAK dhe kompensimi për Bashkinë Tiranë

Qeveria ka vendosur t’i transferojë Bashkisë së Tiranës shumën prej 636 milionë lekësh. Ky fond shërben si kompensim financiar për godinën e shoqërisë “Ujësjellës Kanalizime Tiranë” sh.a., e cila ka kaluar në administrim të Ministrisë së Drejtësisë për nevojat e Prokurorisë së Posaçme (SPAK).

1.2 Miliardë lekë për borxhet e Bashkive

Për të lehtësuar bilancet e bashkive në fundvit, qeveria ka akorduar një fond prej 1.2 miliardë lekësh për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura.

Formula e ndarjes së parave do të jetë:

60% bazuar në stokun e borxhit që ka bashkia;

40% bazuar në numrin e popullsisë.

Buxheti total vendor për vitin 2025 fiksohet në shifrën 90.9 miliardë lekë.

Financime për sportin dhe shëndetësinë

Akti përcakton gjithashtu një fond prej 800 milionë lekësh për zhvillimin e sportit, i cili ndahet si më poshtë:

300 milionë lekë për FSHF-në (organizimi i UEFA U-17 dhe U-21 European Championship);

280 milionë lekë për projektin “Ekipet sportive në shkolla” (KOKSH);

220 milionë lekë për kuota ndërkombëtare në eventin Padel “Cupra FIP Tour Platinum”.

Në shëndetësi, fondi për rimbursimin e medikamenteve është vendosur në tavanin e 12.6 miliardë lekësh, ndërsa buxheti total i sigurimeve shëndetësore arrin në 64.8 miliardë lekë.

3 Komente

  1. E
    El Poncho

    WTF>>>>>>>>>>>> .....cfare shte KJO ...:220 milionë lekë për kuota ndërkombëtare në eventin Padel “Cupra FIP Tour Platinum” ??????????????!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!. Cfare dreqin eshte kjo , Para 1 muaji Fondacioni Mane dhuroi 30 poltrona per Onkologjikun , eshte detyre e shtetit qe tu jape dinjitet njerezve sidomos ne dite te veshtire te semundjes e jo te lipte tek privati nderkohe qe njerezit rrinin si Kafshe maje stolit me ore te tera, po del se leket na shkojne ne PADEL CUPRA FIP >>>>>>>>>>>>>>>>>>>, po perse , kaq te pasur jemi ne sa te hedhim lek per sporte qe si luan kush nderkohe qe njerezit torturohen per gjera egzistenciale .

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vitalik

      Vjedhja e fondeve tuaja të kriptovalutave të fituara me mund mund të jetë dekurajuese, por puna me profesionistë si Trustwavehackerstech mund të ndihmojë në rikthimin e besimit dhe sigurisë suaj. Angazhimi i tyre për të rikuperuar fondet e mia të vjedhura jo vetëm që më dha përsëri paratë e mia, por edhe më riktheu besimin në tregun e kriptovalutave dhe mundësitë e investimit. Ndërsa udhëtimi im me Trustwavehackerstech përfundoi me një rezultat të kënaqshëm, është thelbësore të ruani vigjilencën në botën e investimeve në kriptovaluta. Kriminelët kibernetikë janë gjithmonë në zhvillim dhe nevoja për ndihmë profesionale në sigurimin e investimeve tuaja nuk mund të mbivlerësohet. Duke qëndruar vigjilentë dhe duke u mbështetur te ekspertë si Trustwavehackerstech, ju mund t'i mbroni më mirë asetet tuaja dhe të minimizoni rreziqet që lidhen me investimet në kriptovaluta. Ekspertiza dhe përkushtimi i tyre ndaj procesit të rikuperimit rezultoi në rezultatin e kënaqshëm të rikuperimit të fondeve të vjedhura. Kjo shërben si një kujtesë për rëndësinë e shërbimeve profesionale të rikuperimit të kriptovalutave si Trustwavehackerstech në rikthimin e besimit dhe sigurisë në botën e investimeve dixhitale. Email: Trustwavehackerstech2 @ gmail com

      Përgjigjjuni
      1. E
        Edi

        Per çfar i paguan borxhet bashkive ??? Pse i kan marë?? Pse u jep fonde për pagat kurorganikën e bëjnë vetë?? Jan mbushur Bashkitëme njerëz që nuk shkojn në punë por bëjnë pun privet. Pse nuk i menaxhon vetë? Për çfar duhen Bashkitë kur nuk mbulojnë as shpenzimet e administratës? O Edi vendos pikat mi i për bashkitë nesër do jet vonë.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje