Partia Demokratike ka reaguar lidhur me vendimin e marrë nga qeveria Rama këtë të premte për faljen e gjobave dhe masave administrative të vendosura ndaj qytetarëve përgjatë 10-vjeçarit të fundit.
Përmes një reagimi zyrtar selia blu dënon këtë vendim të Këshillit Ministrave duke theksuar se është në shkelje të Kodit Zgjedhor dhe barazisë në garë, që në ditët e fundit të fushatës, të firmoset një amnisti e gjerë, duke shkelur kështu arbitrarisht, në mënyrën më anti-europiane të mundshme, ligjin dhe rregullat e garës.
Sipas demokratëve kjo “skemë” është e përdorur edhe më herët nga kryeministri Rama i cili në mës të fushatës u dha bonus 670 mijë pensionistëve, por para këtij vendimi aso kohe KQZ sipas PD-së “mbylli sytë”.
“Ka bërë të njëjtën gjë para dy vjetësh kur, në mes të fushatës, u dha bonus 670 mijë pensionistëve. KQZ në atë rast bëri një interpretim lukashenkian, duke thënë se, në zgjedhje lokale i lejohej, por jo në të përgjithshme. Tani ligji shkelet në zgjedhje të përgjithshme”, thuhet ndër të tjera në reagimin e Partisë Demokratike, të cilët theksojnë se me këtë veprim Rama shpërfilli hapur rekomandimet e OSBE-ODIHR dhe rezolutën e PPE, e cila e kushtëzon integrimin e vendit me respektimin e ligjeve dhe rregullave të demokracisë.
Reagimi i plotë i PD-së:
Në shkelje të Kodit Zgjedhor dhe të barazisë në garë, në ditën e fundit të fushatës, Kryeministri në ikje ka firmosur një amnisti të gjerë, duke shkelur arbitrarisht, në mënyrën më anti-europiane të mundshme, ligjin dhe rregullat e garës.
I njëjti që i terrorizoi për 12 vjet me taksa, gjoba dhe përndjekje, tani bën si i mëshirshëm. Nuk ka asnjë pikë dhembshurie në zemrën e tij, por vetëm oreks për të prishur garën, për të ndryshuar vullnetin e zgjedhësve, për të bërë hile, duke përdorur makinerinë e shtetit në ndihmë të partisë.
Ka bërë të njëjtën gjë para dy vjetësh kur, në mes të fushatës, u dha bonus 670 mijë pensionistëve. KQZ në atë rast bëri një interpretim lukashenkian, duke thënë se, në zgjedhje lokale i lejohej, por jo në të përgjithshme. Tani ligji shkelet në zgjedhje të përgjithshme.
Çfarë ka për të thënë z. Celibashi?!
Po SPAK dhe Prokuroria, që kanë ngritur task-forca për manipulimin e zgjedhjeve, çfarë kanë për të thënë për këtë megashkelje?
Partia Demokratike e ka në programin e saj elektoral amnistinë e gjobave dhe të faturave të papaguara, por për shtresat në nevojë, për të pamundurit, jo për abuzuesit.
Premtimi ynë qëndron, por asnjëherë në shkelje të ligjit, dhe në prishje të barazisë në zgjedhje.
Me këtë veprim Edi Rama shpërfill hapur rekomandimet e OSBE-ODIHR dhe rezolutën e PPE, e cila e kushtëzon integrimin e vendit me respektimin e ligjeve dhe rregullave të demokracisë.
Edi Rama është një gjobvënës: që nga 20 përqindëshi i lejeve si kryebashkiak, dhe deri te qindra milionat e incineratorëve. Me paraqitjen e rrejshme si gjobëfalës në vitin e 12-të të pushtetit, nuk gënjen askënd.
Pirdhni, pirdhni se liroheni.
Pirdhni, pirdhni se liroheni.
Cudi e madhe ne fakt... si ka mundesi qe u kujtuan vetem 2 dite para zgjedhjeve. Eh o Zot, edhe sa ke per te na sprovuar me keta.....
Neveria,qe ndjen qytetari i thjeshte shqiptar, per kete amalgam te peshtire islamiste-komuniste dhe pseudo demokrate, nuk njeh kufi.Shpenzime te jashtezakonehme per fasade dhe te parakoheshme,si dhe te panevojshme, duke u shpejtuar shtresace vunerabile shqiptare, nje rritje te vuajtjeve dhe nje pershpejtim drejt mbarimt te tyre. Dhe ja fasada ku shperthen ne gjithe dimensionin e saj me nje sere inagurimesh, disa dite para zgjedhje, perfshire ketu dhe nje sere gjobash 10 vjecare te falura, si ato te ndertimit pa leje, te ushqimeve helmuese, te policise rrugore etj.Ne nje shtet rakitik dhe nga respektimi i rregullave, u thuhet shkelsave te ligjit, vazhdoni te zaptoni trualle, te prodhoni ushqime qe helmojne shqiptarin dhe me makinat tuaja te merrni jete njerzish, se ne ne cdo prage zgjedhjesh kemi per te falur.
Po faljen e gjobave e kerkoj pd, bile ps nuk e zbatoj saktesisht kerkesen e pd per faljen e gjobave qe nga 1992, Atehere cfare kerkon pd?
saliu tha ; sa te fitoj zgjedhjet do fal te gjitha gjobat qe nga 2013, EDI e la me roc nokun ne dore, i fali 2 para zgjedhjeve, ç'te keqer ka kletu tani se s'po e kuptoj.