S&P Global Market Intelligence ka publikuar renditjen më të fundit të bankave me performancën më të mirë në Evropë, ku Grupi OTP ka marrë vlerësim prestigjioz, duke u renditur në vendin e dytë për vitin 2025. Ky vlerësim rikonfirmon pozitën e Grupit OTP si një ndër institucionet më të mira financiare në kontinent.
Pas renditjes në vendin e parë në vitin 2024, Grupi OTP ka dëshmuar sërish fuqinë financiare dhe aftësinë për zbatim strategjik, duke ruajtur pozicionin udhëheqës mes 50 bankave më të mëdha, të listuara publikisht në Evropë.
“Vlerësimi i vazhdueshëm i Grupit OTP nga S&P Global Market Intelligence, reflekton përkushtimin tonë të palëkundur për rritje të qëndrueshme, shërbime të fokusuara tek klienti dhe stabilitet financiar,” – u shpreh z. Péter Csányi, Drejtori i Përgjithshëm i OTP Bank Hungari, në kuadër të këtij vlerësimi prestigjioz dhe renditjen e vitit 2025. - “Me praninë tonë në 11 shtete, grupi ynë bankar mbetet i përqendruar në ofrimin e shërbimeve financiare të sigurta, inovative dhe të orientuara ndaj klientit, duke mbështetur në mënyrë aktive zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm në rajonin e Evropës Qendrore dhe Lindore.”
Renditja vjetore e S&P Global Market Intelligence analizon 50 bankat më të mëdha të listuara publikisht në Evropë. Vlerësimi bazohet në një pikëzim të përbërë nga indikatorë financiarë kyç, si: kthimi mbi kapitalin mesatar, marzhi neto nga interesat, të ardhura të tjera jo nga interesi përmbi aktivet mesatare, raporti kosto–të ardhura, raporti i kredive me probleme, raporti i financimit të qëndrueshëm neto dhe raporti CET1.
Rreth Grupit OTP
Grupi OTP është një nga grupet bankare me rritjen më të shpejtë dhe një ndër liderët në rajonin e Evropës Qendrore dhe Lindore, me përfitueshmëri të lartë dhe pozicion të qëndrueshëm për sa i përket kapitalit dhe likuiditetit. Me rreth 40,000 punonjës në 11 shtete të rajonit Evropës Qëndrore dhe Lindore dhe Azisë Qëndrore, Grupi ofron shërbime financiare universale për 17 milionë klientë. Si konsoliduesi më aktiv në sektorin bankar të rajonit CEE, Grupi ka blerë dhe integruar me sukses 25 banka që nga fillimi i viteve 2000. Grupi OTP është me seli në Hungari dhe ka një strukturë pronësie të diversifikuar dhe transparente. Banka është e listuar në Bursën e Budapestit që nga viti 1995.
Për më shumë informacion: link
Lini një Përgjigje