“Është e natyrshme që kush ka një shtëpi të dytë të kontribuojë më shumë në sistem, sepse kjo është një praktikë normale në gjithë Europën,” reagimi i kryeministrit Rama më 11 korrrik 2025.
Por, çfarë ndikimi pritet të ketë kjo lëvizje në tregun e pasurive të paluajtshme?
Ekspertët e tregut imobiliar thonë se kjo taksë nuk do të sjellë një ndikim të drejtpërdrejtë te ata që posedojnë më shumë se një pronë, pasi kostoja pritet të transferohet natyrshëm te qiramarrësit.
“Pra nëse një apartament kushton 100 mijë euro dhe taksa është 1% të vlerës në fund të vitit ajo do të kushtojë 1 mijë euro tatimi që do t’i shkojë njësive administrative ose bashkive. Pra e përpjestuar kjo, çdo muaj do të jetë 80 ca mijë euro më shumë për të gjithë qiramarrësit,” tha Orgest Beti, konsulent i tregut imobilar.
Sipas ekspertëve, edhe shitjet e apartamenteve apo tregu i qirave nuk do të ndikohet ndjeshëm nga kjo masë, për sa kohë kërkesa për prona mbetet e lartë, veçanërisht në zonat me zhvillim të fortë turistik.
Ekspertët theksojnë se ndikimi i kësaj takse mund të varet më shumë nga mënyra konkrete e zbatimit dhe niveli i tarifës që do të përcaktojë qeveria. Për momentin, tregu i pasurive të paluajtshme mbetet në pritje të detajeve të udhëzimit të ri nga qeveria.
Ky Sulltani Surrelit do ja veshtiresoje jeten studenteve dhe cdo nevojtari qe banon me qira sepse ata realisht do paguajne rritjen e takses nepermjet pageses se fatures se ujit, kete e din edhe Bufi i Rames.
Cdo takse mbi nje prone , godet vetem pronarin e kesaj prone, asgje nuk transferohet te qiramarresi, pasi qerane apo vleren e prones e cakton tregu. Taksa mbi pronen e dyte eshte shume e vonuar, pasi deri me sot shume prona te dyta apo treta, ngaqe nuk ishin te ngarkuara me pagesa te larta, qendronin te mbyllura dhe nuk ishin as per shitje dhe as per qira. Padiskutim , nese kjo takse do te jete e konsiderueshme , do te ridimensionoje tregun.
O kari specialist ose specialisti i karit , ai qe ka dy apo me shume prona (apartamente ) i ka dhene me qera . Dhe ne moment qe ngre taksat shteti pronari do te ngreje qerane o bole e vyshkur .
E more cyryk, ngaqe nuk merr vesh nga kostoja qe te jep nje prone,logjikon si qiraxhi qe je.Shtepine e kam me punen time dhe nuk kam pas nevoj qe te pres nga pasuria e prinderve.Une e di qe nje prone qe nuk perdoret eshte nje kosto e madhe per keto qe punon ndershem.
ke fol fiks si shakohoxha dhe ai qerosi qe tha "ska rroga 600euro" ik hap ndonje liber e shiko si funksionon ekonomia. RRITJEN E HAN QIRAMARRESI, dhe nipi im 10vjec e din kete