Holta Zaçaj zgjidhet zv.guvernatore e Parë e Bankës së Shqipërisë

1 Prill 2026, 16:20Ekonomia TEMA
Holta Zaçaj zgjidhet zv.guvernatore e Parë e Bankës së

Ish-kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj është zgjedhur zv.guvernatore e Parë e Bankës së Shqipërisë.

Ky vendim u mor nga Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë, me propozim të Guvernatorit Gent Sejko.

Holta Zaçaj nisi punën si anëtare e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë pak javë më parë, sëbashku me Ervin Mete, Selami Xhepa dhe Jonida Prifti. Zaçaj kishte edhe mbështetjen e PS në këtë proces.

“Në mbështetje të nenit 44 të ligjit 8269/1997 ‘Për Bankën e Shqipërisë’, i ndryshuar, me propozimin e Guvernatorit, Këshilli Mbikëqyrës zgjodhi dhe emëroi zj. Holta Zaçaj në funksionin e Zëvendësguvernatorit të Parë të Bankës së Shqipërisë”, thuhet në njoftim.

4 Komente

  1. T
    Totololi

    Po keto fytyra qarkullohen gjithmone, ptuuuh rracat e keqia. Nuk paska ky vend goca e cune te rinj te shkolluar qe ti marrin kto vende pune? Po vetem keta qelbesirat gjithmon dhe gjithandej.

    Përgjigjjuni
    1. L
      Lime

      Tani do mbarojë lufta në Iran. Uraaaaaaa

      Përgjigjjuni
    2. F
      Femi Avdiu

      E mori shperblimin per sherbimin ndaj palloshit te gjate ne cdo votim te kushtetueses

      Përgjigjjuni
      1. N
        NK

        Keni 35 vjete qe beni qoka ndaj njeri-tjetrit, o shushunjat e m.., ju q.. robt!

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje