Indeksim i të gjitha kategorive: Nga 1 tetori, mbi 767 mijë pensionistë përfitojnë rritjen në masën 8.6%

20 Shtator 2023, 19:20Ekonomia TEMA

Indeksim i të gjitha kategorive: Nga 1 tetori, mbi 767 mijë

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete, drejtoi mbledhjen e Këshillit Administrativ të Institutit të Sigurimeve Shoqërore, ku u miratua vendimi për indeksimin e të gjitha kategorive të pensioneve, që mbulon Instituti i Sigurimeve Shoqërore, sipas legjislacionit në fuqi.

Indeksi i Çmimeve të Konsumit të shportës së mallrave dhe shërbimeve për pensionistët, që llogaritet nga INSTAT, rezultoi në masën 8.6%.

Vendimi do të kalojë për miratim në Këshillin e Ministrave dhe parashikohet që nga data 1 tetor 2023, mbi 767 mijë përfitues të të gjitha kategorive të pensioneve do të paguhen të indeksuar me këtë përqindje. Edhe pensioni social, që përfitohet nga personat rezidentë shqiptarë mbi moshën 70 vjeç, të cilët nuk kanë të ardhura, do të pësojë rritje në të njëjtën përqindje. Nga kjo masë do të përfitojnë 2,499 persona, në shkallë vendi.

Pensioni mesatar (që llogaritet si produkt i gjithë shpenzimeve për pensione me numrin e pensionistëve) do të rritet në 18,794 lekë në muaj nga 17,306 lekë që është aktualisht, duke përmirësuar edhe shkallën e zëvendësimit të pensionit si një tregues i rëndësishëm i skemës.

Efektet financiare të politikës së indeksimit të pensioneve për tre muajt e mbetur të vitit 2023 llogariten në rreth 3.2 miliardë lekë, ndërsa ai mbartës për vitin 2024 do të jetë 12.1 miliardë lekë.

Këshilli Administrativ, në nisje të mbledhjes së mbajtur më 19 shtator 2023 zgjodhi si kryetar Ministrin e Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete.

6 Komente

  1. P
    Pensionistja

    Mooos moos u harxhoni aman, jepuani deputeteve keto shtesa, se jane gjynah nuk kane te ardhura te shkretet, kane borxhe neper banga e plot kusure te tjera. O PIKA qe sju bie, u keput ne bythe shteti me kete rritje per pensionet.

    1. S
      Specialisti

      Gje e mire per pensionistet. Urojme qe edhe ne fund te vitit te kete nje shperblim te vecante. Rritja e cmimeve eshte e pa perballueshme per ato qe punojne e jo me per pensionistet.

      1. S
        Studenti

        Xhaj Malua me tha o bir pse po rriten pensionet ! Jan rritur cmimet 8.6% prandaj po rriten pensionet,po mir cmimet jan rritur si per mua me 12000 dhe atij qe mer 50000 pse un do marre 900 dhe tjetri 4200 . Nuk dija ti pergjigjesha

        1. l
          lesh e li

          O biri xha Malos, ur nuk e kupton haberin me mire mos fol. C'pune ke ti sa merr tjetri.

          1. S
            Studenti

            O LESH nuk kam pune un se nuk mare pension por ti si LESH sqaroje XHA MALON

          2. Q
            Qytetari tironc

            Qeveria mire ben qe po rrit pensionet me indeksimin e rritjes se cmimeve, por tek ne ka nje diference shume te madhe te nje pensioni te thjeshte i nje pensionisti qe i ka rene bretku para 90' ne pune me pensionet e larta qe shkojne 10fish a me teper; Pse mos te beje nje ndarje shteti psh.cdo pension deri 25,000 leke te reja ne muaj do rritet 25-30% me 2 ose 3 fasha te ndare ne 2 ose 3 vite; pensionet nga 25,000-50,000 leke te reja te rriten 15-20% po me fasha, dhe mbi 50,000 leke me 5-10% po me fasha; Pra ideja eshte te rriten pensionet e vogla se jane per ibret e pensionisti te ndihet mire te pakten aq sa mund te ndihet e mos te kete pension me te vogel se 20,000 leke me kete nivel cmimesh; edhe bonusi 1 ose 2 here ne vit eshte shume i mirepritur nga pensionistet; Issh ministria financave profesore te ekonomise e financiere te degjuar te behen grup pune po kjo do vullnet politik e te hartojne skema sic propozuar me lart ose te ngjashme, te punojne fort per te gjetur menyra e burime financimi per rritjen e pensioneve te vogla e te mesme mire te pakten

            Lini një Përgjigje