Çmimet e reja të referencave, ndërtuesit bojkotojnë punën!

17 Shtator 2023, 22:20Ekonomia TEMA

Çmimet e reja të referencave, ndërtuesit bojkotojnë

Ndërtuesit paralajmërojnë se do të ndërpresin punën për një ditë, në shenjë proteste, ndaj vendimit të fundit të qeverisë e cila rriti çmimet e referencës për ndërtesat, vetëm për Tiranën.

Erjon Harizi, kryetar i Shoqatës së Ndërtuesve i ftuar në E-ZONE tha se shoqata nuk kundërshton rishikimin e çmimeve minimale fiskale, por efektet parapavepruese që ky vendim jep.

“Çmimet e referencave të rritura me 50 deri në 70 % në Tiranë janë vetëm maja e ajsbergut të efekteve që do të sjellë më tej në treg. Ne nuk kundërshtojmë në vetvete rishikimin apo rifreskimin e tyre, por ky vendim ka efekte të menjëhershme edhe tek ato leje ndërtimi që janë në proces zbardhjeje. Pra, ne jemi të befasuar dhe të papërgatitur pasi me këtë VKM do të duhet të pagujmë shumë më shumë taska në shtet, kur ndërkohë janë bërë planet e biznesit”, u shpreh Harizi.

Harizi thotë se me këto ndryshime preken rrjedhimisht katër taksa, ajo e ndikimit në infrastrukturë,  strehimit social, tatim fitimi si dhe taksa e sigurimit. Këto kosto rrisin minimalisht me 100 euro për metër katrorë çmimin final të banesave.

“Kjo VKM sjell edhe një pabarazi në treg, sepse ato leje që janë zbardhur para hyrjes në fuqi të këtij ligji do të kenë kosto më të ulet. Për rrjedhojë edhe çmimet finale në treg për të njëjtën zonë do të konkurojnë në mënyrë të padrejtë. Vendime të tilla në mes të vitit janë të padrejta dhe çorietojnë planet e biznesetit”, sqaroi Harizi në E-ZONE.

2 Komente

  1. -
    -

    Ta kishte bërë 3-4 vjet më përpara. Tani është tepër vonë.

    1. H
      Ha gjize Agush

      Ore kot per kuriozitet mqs ra fjala sa e kane ndertuesit minimalisht normen e fitimit, dhe ne rast se ndodh kjo rritje me 100 euro per m/katror keta do ta paguajne vete do ta paguaje bleresi apo do ta ndajne kete barre, nese do ta paguaje bleresi si perhera keta pse ankohen , nese do ta paguajne vete kjo me duket e dhimbshme paksa por shume patriotike ngaqe me shume te ngjare shteti qe ua ka vene keto taksa e di qe keta kane norma fitimi te llahtarshme keshtu qe do edhe shteti me marr ndonje lek prej thesit te ketyre , nese do ta ndajne kete barre me bleresin , gjynah qe te ankohen , kur nuk po ankohen bleresit qe duhejt te dilnin ne shesh dhe te protestonin, keta c kane

      Lini një Përgjigje