Shtrenjtohet sërish nafta, ja me sa shitet në treg

15 Shtator 2023, 18:40Ekonomia TEMA

Shtrenjtohet sërish nafta, ja me sa shitet në treg

Çmimet e karburanteve po njohin vetëm rritje. Një litër naftë po shitet 200 lekë, dhe arsyet lidhen me shtrenjtimin e saj në bursa.

Çmimi i karburanteve po shtrenjtohet në pikat e shitjes. Nafta po shitet me 200 lekë për litër, ndryshe nga java e kaluar kur tregtohej 195 lekë. Rritja e çmimit është sinjalizuar nga kompanitë që sjellin lëndë hidrokarbure në vend dhe nëse shohim historikun që nga mesi i muajit korrik, çmimi ka pësuar rritje progresive me 25 deri në 30 lekë për litër.

Kompanitë e tregtimit të karburanteve thonë arsyeja e rritjes është shtrenjtimi i naftës në bursë.

Në tregjet ndërkombëtare, nafta e papërpunuar po kuotohet për 93 dollarë për fuçi, nivel ky që nuk ishte parë prej 10 muajsh në tregjet e Europës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.  

Shtrenjtimi është i lidhur me konjukturën dhe vendimmarrjen e prodhuesve të mëdhenj të naftës në Arabi Saudite dhe Rusi, kanë reduktuar sasinë e hedhur në tregje.

Në pikat e karburantit në Shqipëri, çmimi i naftës mbetet i lartë, pasi rreth 60% e shumës që shkon për blerjen e një litri, shkon në arkën e shtetit dhe koncesionarëve në formën e taksave dhe tarifave direkte.

2 Komente

  1. gjithcka i ka dal jashte Kontrolli

    ose then ndryshe , Gjithcka nen kontrollin e Bandave te Shtetit te Hajnave te Rrumpalles Rama . Imagjinoni sknadlin e dhenjes se aeroportit katsrtratit lol . shndruar ne nji stalle katunaresh ku asgje nuk funksionon si duhet

    1. G
      Gori

      Ky eshte kulmi. Ne. Je vend me te ardhura jo te medha cmimi naftes eshte skandaloz dhe nuk reagon asnje.

      Lini një Përgjigje