Ç’fiton Shqipëria nga jahtet e ankoruara në portet e saj

10 Shtator 2023, 17:30Ekonomia TEMA

Ç’fiton Shqipëria nga jahtet e ankoruara në portet e saj

Jahtet e shumta që ankorohen në portet shqiptare për t’u furnizuar me karburant, mes tyre dhe shumë luksoze, pronë të të pasurve të botës, janë një përfitim i pastër për shtetin shqiptar, pretendohet nga autoritetet portuale.

Kështu, nga Porti i Durrësit thuhet se janë rreth 10 milionë dollarë të arkëtuara në buxhetin e shtetit nga shërbimi i taksës së naftës për rreth 260 mjetet turistike që janë ndalur në këtë port gjatë tetë muajve të vitit 2023.

Kapiteni i atyshëm Tauland Allka tha për ATSH-në, bën të ditur se pretendimet që jahtet që vijnë në portet tona nuk paguajnë apo taksohen, nuk qëndrojnë.

“Këtë vit është aplikuar një taksë kombëtare prej katër lekësh për furnizimet me naftë. Vetëm nga furnizimi me naftë në buxhetin e shtetit janë arkëtuar 10 milionë dollarë. Nuk është e vërtetë që nuk paguajnë akcizë. Këto mjete furnizohen me naftë që merret me çmim burse. Pra është tranzit në Shqipëri, nuk taksohet nga akciza apo taksa të tjera kombëtare”, argumentoi ai.

Ngjashëm me Durrësin është Porti i Sarandës që pret me dhjetra jahte, të cilat ankorohen aty për furnizim, njëherësh duke qëndruar dhe për ditë të tëra.

5 Komente

    1. P
      Preshi I lushnjes

      shqypnia fiton nje therime ose nje mut oligarket e naftes po

      1. H
        Hako

        Nafta tranzit dhe shitet? Tallni trapin me popullin.

        1. p
          paemer

          Ne fillim thote : Nuk është e vërtetë që nuk paguajnë akcizë. Pastaj pak me poshte :Pra është tranzit në Shqipëri, nuk taksohet nga akciza apo taksa të tjera kombëtare. Perçart komplet....

          1. a
            aleks

            keta kujtojne se shqiptaret hane bar akoma dhe le qe i vjedhin por i bejne edhe per budallenj, e shiten shqiperine bastardet, fitoi shteti 10 milione euro nga taksat thone bastardet, ke genjejne keta bastarde, ata miliarderet e blejne naften me 1 euro litri dhe me e keqja eshte se na lene ne shqiperi me mijera ton plehra dhe vaj i djegur i motoreve te jahteve, pa thene ketu edhe ujerrat e zeza te tyre, nqs nuk i kane derdhur ne det.

            Lini një Përgjigje