Çmimet do jenë të larta edhe në 2024 – Inflacioni i brendshëm, shumë i lartë

8 Shtator 2023, 21:00Ekonomia TEMA
Çmimet do jenë të larta edhe në 2024 – Inflacioni i

Banka e Shqipërisë ka shtyrë pritjet për rënien e inflacionit në targetin prej 3% përtej gjysmës së parë të vitit 2024, ndërkohë që fillimisht kjo rënie parashikohej të ndodhte me herët. Madje Qeveria muajt e parë të këtij viti kishte qenë edhe më optimiste, duke parashikuar se Inflacioni do të binte brenda këtij viti. Në raportin më të fundit banka e Shqipërisë konkludon Inflacioni vjetor i tremujorit të dytë ishte 4.6%, nga 6.5% i regjistruar një tremujor më parë, ndërkohë që mbeten shumë të larta presionet e brendëshme.

Banka e Shqipërisë konkludon se ndikimet nga rëniet e çmimeve të mallrave bazë dhe mbiçmimi i monedhës vendase nuk kanë arritur të përhapen gjerësisht tek komponentët e inflacionit të brendshëm, për shkak të presioneve ende të larta nga tregu i punës dhe pagat, por pa reflektuar në masë të madhe rënien e ccmimeve të karburanteve dhe të produkteve të importit.

Trajektorja rënëse është diktuar nga rënia e inflacionit në partnerët tanë tregtarë, nga mbiçmimi i monedhës vendase, nga efektet e bazës së lartë krahasuese të një viti më parë si dhe nga rënia e pritjeve për inflacionin.

Inflacioni i brendshëm rezultoi rreth 4.6% në tremujorin e dytë, me një prirje rritëse përgjatë muajve të tij, por duke qëndruar nën mesataren e tremujorit të parë të vitit aktual.

Sa i përket inflacionit bazë, pas reduktimit të shpejtë në muajin mars (6.5%), inflacioni bazë zbriti në 5.5% në tremujorin e dytë të vitit, me një ngadalësim gradual përgjatë muajve të tij. Ky zhvillim u përcaktua nga kontributet në rënie të disa ushqimeve të përpunuara – pjesë të nën-shportës përkatëse – dhe efekteve të bazës së lartë krahasuese të vitit të kaluar. Inflacioni bazë neto rezultoi rreth 3.9% në tremujorin e dytë, vlerë kjo thuajse e njëjtë me atë të tremujorit paraardhës dhe lehtësisht më e lartë se sa ajo e fund-vitit të kaluar. Ky zhvillim tregon se inflacioni i shërbimeve dhe i mallrave të përdorimit afatgjatë mbetet i qëndrueshëm dhe në vlerat më të larta historike. (Lorenc Rabeta)

1 Komente

  1. G
    Goku

    Po ky eshte nje vend qe s prodhon gje,edhe ato 5 ikg trangull e bostane I exporton duke injoruar tregunbe brendshem e rjedhimisht produkti referohet pak ne treg dhe per pasoje cmimet ngrihen,elementi I dyte eshte spekulativ qe dmth cmimet mbahen qellimisht te larta per ta mbledhur parane ne pak duar,elementi I trete eshte vrasja e konkueences dhe marveshjet monopol qe I bejme tregtaret te merren vesh per cmimim Sa do ta vendosin,elementi I 4 eshte apatia e organeve shteterore qe nevend se ti luftojn keto deformime te tregut thjesht bene sehir

    Lini një Përgjigje