Nga jahtet u mblodhën 10 milionë euro! Taksat për furnizimin me naftë të mjeteve luksoze

8 Shtator 2023, 14:49Ekonomia TEMA

Nga jahtet u mblodhën 10 milionë euro! Taksat për furnizimin me

Afro 10 milionë dollarë iu shtuan arkës së shtetit vetëm nga furnizimi me naftë i jahteve që u ndalën në portin e Durrësit.

Të ardhurat erdhën si rrjedhojë e taksës kombëtare prej 40 lekësh që pronarët e jahteve luksoze paguajnë për çdo litër karburant të blerë.

“Këtë vit është aplikuar një taksë kombëtare prej 40 lekësh të vjetra për furnizimet me naftë. Vetëm nga furnizimi me naftë në buxhetin e shtetit kanë kaluar 10 milionë dollarë, 40 për litër për çdo furnizim me naftë”, shpjegon kapiteni i portit Taulant Allka.

Kapiteni i portit, Taulant Allka thonë se gjatë tetë mujorit të parë të këtij viti u furnizuan me naftë më shumë 250 mjete lundruese turistike.

“Nuk ka burokraci, prandaj e zgjedhin portin e Durrësit. Mjafton një email dhe pastaj merren agjencitë. Në momentin që anija mbërrin në jaht, i gjithë ekuipazhi është i lirë’.

Për autoritetet portuale ky sezon turistik mund të cilësohet shumë I suksesshëm. Kjo falë edhe shërbimeve të ofruara.

3 Komente

  1. T
    Turizmi Elitar

    Cudi e madhe.Miliarderet e jahteve paguajne takse 40 lek per liter.Shqiptaret 140 lek per liter.Po ndonje lek ne funksion te turizmit lane keto jahtet?Ah po.Paguan edhe tarifen e shkarkimit te ujrave te zeza.

    1. P
      Petrit

      Shume mire qe siguroheni qe miliarderet te blejne naften lir.Maskarenj politikane, ligjet i bejne perhere qe te favorizohen.

      Lini një Përgjigje