Akomodimi, Shqipëria kryeson rajonin – Regjistrojmë numrin më të lartë të ndërmarrjeve në këtë sektor duke lënë pas Serbinë

5 Shtator 2023, 21:30Ekonomia TEMA
Akomodimi, Shqipëria kryeson rajonin – Regjistrojmë numrin

Sipas “Bifidex”, regjistri rajonal i biznesit, Shqipëria kryeson rajonin me numrin më të lartë të ndërmarrjeve në sektorin e akomodimit dhe shërbimit ushqimor. Të dhënat tregojnë se aktualisht janë 36,865 biznese në këtë sektor në vendin tonë. Serbia ndjek Shqipërinë në renditje me numër ndërmarrjesh deri në 32 mijë të tilla, pasuar nga Mali i Zi me 6,842 ndërmarrje në sektorin e akomodimit dhe shërbimit ushqimor. Maqedonia e Veriut regjistron aktualisht rreth 6,655 ndërmarrje në këtë sektor, ndërsa në vend të fundit gjejmë Bosnje Hercegovinën me 4,525.

Të dhënat e regjistrit rajonal të biznesit, “Bifidex”, tregojnë se Shqipëria është vendi i dytë në rajon sa i përket numrit të ndërmarrjeve aktive në total. Së fundmi me përfshirjen e të dhënave mbi numrin e bizneseve në Malin e Zi mund të kemi një panoramë më të qartë të renditjes së vendeve. Nga shifrat e përpunuara nga “Scan Intel” del në pah se aktualisht në Shqipëri janë 195,760 ndërmarrje aktive, duke shënuar një rritje krahasuar me shifrat e mëparshme. 

Në vend të parë qëndron sërish Serbia me numër biznesesh aktive në 487,371. Pas Serbisë dhe Shqipërisë renditet Maqedonia e Veriut me 111,874 , pasuar nga Mali i Zi me 59,521 ndërmarrje. Në fund të renditjes qëndron Bosnje Hercegovina me 45,562 ndërmarrje, ndërkohë që Kosova akoma nuk është pjesë e të dhënave.

Në analizat që “Scan Intel” ka kryer më herët mbi numrin e bizneseve aktive në rajon del se në raport me popullsine Shqipëria ka përafërsisht rreth 70 ndërmarrje aktive për 1,000 banorë.

1 Komente

  1. m
    malo.

    Shqiperia nuk e ka numrin real. Ne kete numer pjesa me e madhe mendoj jane pasive, por qe shteti nuk i mbylle , i len te hapura. Si rregull ne te gjithe boten bisnesi qe nuk deklaron 2 vite automatikisht fshihet nga cdo detyrim e cdo rregjistrim. Vetem ne Shqiperi jo. Ne te gjithe boten bisneset me gjoba e detyrime te shtyra cdo 5 vjet kane amnisti fiskale qe u falen detyrimet. Ndersa te ne mbi 20 vjet asnje amnisti fiskale. E ashtuquajtura amnisti fiskale qe u hartua nga Qeveria nuk eshte amnisti fiskale. Amnisti fiskale do te thote falje e detyrimeve tatimore dhe gjoba bisnesi, nuk don te thote qe te legalizohen para. Ok, jemi shume dakord te legalizohen parate dhe ligji me duket i drejte. Por jo te quhet amnisti fiskale. Te quhet Legalizim Prona dhe Para, ku pronat qe zoterohen dhe nuk ka pretendime te legalizohen nepermjet nje procesi transparent nje lloj si legalizimi i banesave, Kjo sjell rregull dhe shton te ardhurat ne Buxhet. Parate te legalizohen edhe keto duke shtuar te ardhurat ne Buxhet dhe duke i dhene nje shtyse ekonomise kombetare. Perpara kesaj te behet Amnistia e vertete fiskale per te gjithe bisneset. Eshte i ngarkuar kot sistemi fiskal. duhet per cdo bisnes qe nuk ka punuar per dy vjet - Fshirje nga sistemi me te gjithe detyrimet. Z. Mero, mendoj se kjo duhet te jete nje teme per gazeten tuaj. Lajmet mbi kroniken e zeze dhe mbledhjet e partive nuk kane bereqet per askend, jane thjeshte informim dhe coroditje. Ju si gazete e quajtur patriotike duhet te prekni ceshtjet ku ecen ekonomia dhe forcohet shteti.

    Lini një Përgjigje