Turizmi për vitin 2023 jo vetëm që ka arritur shifra rekord të turistëve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar, por edhe të ardhurat në këtë sektor pritet të shënojnë një rekord të ri, madje dyfish më të larta se viti 2022.
“Nëqoftëse ne vjet kemi gjeneruar 2.7 miliardë euro në mos gaboj, unë besoj që sivjet ne do të shkojmë rreth 4 miliardë euro“, shprehet kreu i Unionit Turistik shqiptar, Rrahman Kasa.
Sipas tij, numri i turistëve për këtë sezon veror pritet të jetë 40% më shumë.
“Domethënë, ne mendojmë ndoshta 40% më shumë, gjithsesi ngelet për t’u bërë bilanci se jemi pak shpejt.”
Sezoni veror në Shqipëri tashmë nuk mbyllet në muajin Gusht.
Zgjatja e sezonit turistik nga 3 në 5 muaj sipas Kasës është një arritje e madhe. Ndërkohë që prenotimet në strukturat akomoduese sipas tij janë deri në mes të muajit Tetor.
“Në bazë të këtyre marrëveshjeve, ne i bie ta mbyllim sezonin rreth datave 10, 15 Tetor duke shkuar drejt një sezoni 5 mujor që është një periudhë e kënaqshme për Shqipërinë.”
Sipas të dhënave të INSTAT për periudhën Janar-Korrik 2023, në vend kanë hyrë rreth 5.2 milionë turistë të huaj. Ky numër është rritur me 30,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar. Ndërkohë që pritet që deri në fund të këtiuj viti numri i turistëve të huaj të arrijë në rreth 10 milionë.
Une isha ne Itali dhe ika i lemerisur nga cmimet katastrofike dhe sherbimi i keq, mashtrues dhe plazhe te mbajtur keq.
Jo 4 miliard por edhe 400 miliard shqiperia keshtu mbetet e korruptuar dhe e pandreqshem.Parate ju shkojne hajduteve!
Fix …Kur 10 Derra futen ne Spital,,,nuk futen te behen Doktora,,,,Po me shume shanc ka Spitali te kthehet ne Stalle ….dhe Turizmi Shqiptar eshte me Stalle Derrash Fshataret dhe Droga e krimi …..krimi nxjerr parate….Nuk ka Shqiptar te ndershem te kete bere Hotele me djerse te gjitha jane nga Krimi.droga dhe korrupsioni….Ne punojme 30 vite jashte e me zorr bejme nje shtepi,,ne Shqiperi me 300€ ne muaj u bene milionera …..kujt ja shesin kete Bar se gjithe Evropa e quan Kolumbia e Evropes …
sapa-ene zotnija jote nuk ha mut kot se i gjo e di qi flet
Pergjigjet tradhetojne Hajdutet sepse ju djeg. Mbrojne me fanatizem paguesit e tyre.
Turizmi do ta shpëtoj Shqipërinë.Turizmi plus diaspora do ta mbushin buxhetin buzëmëbuzë ;)
Nga i nxori ky 4 miliard nuk e di,nje gje e di me siguri cdo gje qe turizmi merr vjen nga jashte,ne disa vende dhe fuqia punetore vjen nga jashte,duke llogartur te hyra ne euro e dalje fitimi del i mire per disa individe e populli ha trafikun e mbingarkesen e rrugeve.
Shteti nuk po merr ate qe i takon, bizneset nuk japin kupona fiskal, per shlezon as akomodim ne hotele ky fenomen eshte masiv ne Velipoje. Tatimoret jane te kuuruotuar.
Ne velipoje ket vit ka pas nje viroze qe i ka mbush plot farmacite e qendrat shendetsore,insitucionet ne vend qe te shikojne nga vjen e cfare masash duhet te marrin dalin e flasin per 4 miliard euro.Edhe te nje farmaci e thjeshte te shikosh ne velipoje e merr vesh kete pune,per kupona as nuk behet fjale,keta as prsh ormale nuk ta bejne e jo te bejne kupone.