Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video ku shfaqen puset e kërkimit në Shpirag, duke theksuar se kompania e njohur SHELL po kryen punën me testimet e fundit për të zbuluar nëse do të vijohet me operacionet e nxjerrjes së naftës.
“Mirëmëngjes, dhe nga puset e kërkimit në Shpirag, ku kompania SHELL po vazhdon punën për testimet e fundit, e ku të dhënat deri tani janë tejet optimiste për potencialin e rezervës së identifikuar në nëntokën shqiptare, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama në Facebook.
Ai është shprehur se nafta në këtë zonë është e një cilësie shumë të lartë dhe nëse puna në Shpirag do vijojë, atëherë vendi ynë do njohë një zhvillim të madh ekonomik.
Shpresojmë mos te ngelen vetëm llafe sic ka qene ne keto 30 vjetet e fundit ....
Do arijme Venezuelen irakun libine etj Kane me shume nafte se uje e skane buke te hane.
...... Shell po kryen punet me testimet e fundit per te zbuluar nese dote vijohet me operacjonet e nxjerrjes se naftes! Domethene nuk ka siguri! Lepuri ,qe fshihet ne Shpirag, ka frike te dal nga foleja ku fshihet .Po a do ta detyroje Shelli kete lepur, kaq te domozdoshem per popullin fukara ,te dali e te na buzeqeshi ? Kete ende nuk e dim .Nuk e di as K/M ine ,qe po flet cdo dite, per kete mbrekulli imagjinare .Gjataret e Shellit dhe skuadra shqiptare ,me cfurqe ne duar , shpresojne qe lepuri te dali e shqiptaret te brrohorasin . Dil moj se na plase xhane .
6002 km shpim I bablokut !! Dhe vazhdon shpimi.... tha me një zë si ajo goma e padukshme që fshin konturet e misterit !!! Full moon, empty head, penis less - e ka portretizuar dikur Adelina Greca pa u bere drejtoreshë....
Dole prap ti o rrumpalle komentues?
Ai ka vajtur vete aty! Ka gjithe keto dite qe e gdhin duke cpuar. E ka provuar edhe cilesine e lengut te zi. Piu nje gote plot dhe tha: “eshte brilant, njelloj si ai i Alabarit”!
Lumt jukeni mu knaç, tash keni me honger bukën veç me nutella, haahaaa.
Ramut haleja ,po ben gati goditjen e shekullit,nuk e di pse po gezon kaq shume ,kur populli i shkrete e di shume mire qe do ta marin hajdutet e qeverise sic bene me kromin bitumin arin ,tani o Ramut na sqaro dhe nje gje ,se ajo injorantja Ibrahimaj ,s kishte kurajo ta thoshte ,keta do paguajne ndonje takse ,apo do jene si bankersi qe ka nja 700milione borxhe ne shtet pa paguar
Nuk keni pare asgje akoma! Ajo qe kemi pare dhe dihet deri tani eshte se: 1. Eshte "zeruar" kontributi dhe kapitali studimor dhe shkencor te inxhinjerise Shqiptare te naftes, i gjeologeve, i gjeofizikanteve, projektuesesve etj te cilet u pezulluan nga aktiviteti i studim-kerkimit etj, duke i mbyllur dyert me mbylljen e Institutit te Naftes ne vitin 2002. dhe shume kantiereve te fushave naftembajtese ne pune e studim e siper. 2. Ju hap rruga e keqperdorimit te studimeve te ketij instituti, punes dhe djerses se plejadave te inxhinjereve, specialisteve, doktoreve dhe specialisteve shkencor, etj..., duke i vene ne dispozicion kompanive te huaja, duke i falur si gjera pa vlere qe harrohen as te permenden, e jo me te vleresohen nga politika.... 3. Sot nga specialistet e ketij sektori, degjojme se cfare krimi i ka bere politika vendit dhe ekonomise se popullit shqiptar, duke gjunjezuar sektorin e naftes ..., duke ja dorezuar koncensionareve qe vazhdojne te dalin me humbje nderkohe qe ekonomia e vendit dhe populli nuk perfitojne as TVSH-ne. Ate qe nuk dime se (nuk) e kemi pare akoma, eshte se : 1. C'do te ndodhe me pas me kete pasuri kombetare te popullit shqiptar..., do te fitoje populli dhe do te lumturohet jeta e pensionisteve, e tj...? 2. Do te "fitoje ekonomia kombetare", deri sa koncensionari te shlyeje investimet, deri sa te dali me fitim...., sic "akoma nuk po ndodh me kompanine Bankers"...? 3. Cili nga pushtetaret do ta kete rradhen te shkoje ne SPAK, apo cili koncensionar do te shkoje ne Hage..., "si kofini pas te vjelurit" dhe do te ktheje nje-me nje te gjitha perfitimet e pa drejta...? 4. Shpresojme shume qe keto gjera te para deri tani, te mos i shohim ne kete rast. KEMI BESIM, prandaj ju kemi votuar!
Gazeta Telegraf FAQJA E PARË POLITIKË AKTUALITET OPINION DOSIER EKONOMI SOCIALE KULTURË SPORT Ballina Aktualitet Inxh. Ahmet Ҫollaku : Shpiragu, kohë e humbur Aktualitet Inxh. Ahmet Ҫollaku : Shpiragu, kohë e humbur Nga Gazeta Telegraf -18 Shkurt, 2023243 Share Sigal Si mund të shkosh në Shpirag, kur kemi zona të tjera me perspektivë? Kanë kaluar 21 vite nga 2001, kur Kompania OXY, me pusin Shpiragu 1– deklaroi zbulim nafte dhe gazi. Më pas edhe Kompania Shell në 2 puse të tjerë, Shpirag-2 -dhe-4. Pra janë 3 puse pozitiv në një sipërfaqe shumë të vogël. Pusi Shpiragu – 3 është ndërprerë dhe nga 5 nuk ka raportime për rezultatet përfundimtare. Në 5 korrik 2022, ministrja Balluku deklaroi: “Sot, në fazën finale të eksplorimit deri në mars të vitit 2023, pritet të ketë një analizë të hollësishme të mënyrës sesi ky hidrokarbur do të dalë nga nëntoka. Pra, që Shell ka goditur tashmë një arterie shumë të rëndësishme, e cila është e përbërë nga naftë dhe gaz”. Ndërsa zv/ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Ilir Bejtja, midis të tjerave thotë: , “Investimi në Shpirag kap një vlerë prej 600 mln eurosh dhe përdor teknologjinë më të përparuar për të nxjerrë naftë nga një thellësi mbi 5 mijë metra. Ka pasur rezultate intriguese, por akoma jo të konsoliduara. Ka filluar të nxirret një sasi nafte, por që nuk është komerciale. Në 2028 pritet që nafta të jetë plotësisht komerciale, të arrijmë pritshmëritë e Shell-it, për të nxjerrë 100 mijë fuçi në ditë”. I madhi i vendit, thotë: “Unë uroj shumë, lutem përditë që zbulimi aq i rëndësishëm, që ka ndodhur në zonën e Shpiragut të rezultojë komercial. Jam shumë i sigurtë dhe përgjigja do të merret në 2026. Më tej sqaron: “këto janë lajme që nuk i mbajmë dot dhe mos t’i ndajmë me të tjerët, por Shell-i ka kërkuar t’i lëmë kohën e duhur që eksplorimi i tyre të përfundojë. Nga fillimi i vitit 2023 ata do të fillojnë të bëjnë publike sasitë e gjendura. Në shpimet për naftë nuk duhet të biesh në shtresa guri gëlqeror se krijojnë vështirësi për shpimin dhe Shell-i është përballur disa herë me thyerjen e kokave të pompës, që ka kosto shumë të lartë, por rezerva është atje”. Në fillim në atë zonë u vendos kompania Oxy, sipas rilevusëve shqiptarë, dhe punimeve sizmike. Shell-i, dinasti tjetër, këtë herë vjen dhe instalohet këtu me ndihmën e patronazhistëve të Ramës, konkretisht të S. Dhimës me shokë. Është holokaust kur korrupsioni politik përfshin njerëzit, teknikën dhe shkencën. Kjo kaskadë shpreh imoralitetin politik dhe teknik. Dallkaukët qeveritarë thonë se depozita është e madhe dhe do bëhen investime 6 – 7 miliardë Euro. Ka plot budallallëqe në mendime dhe në fjalorin teknik. Inagurimin e 2023, ata e çojnë në 2026, më pas në 2028, se gjoja pusi Shpiragu-5 ka përfunduar shpimin. Por rezultati nuk është ai që pritej. Pra është vënë në dyshim ana komerciale. Risku bëhet 50/50 dhe me sa duket parashikojnë largimin e kompanisë. Me parrullën se në Shpirag ka naftë të madhe, që përsëritet shpesh këto 20 vite si lejt motiv, Shqipërisë i është vjedhur një pasuri më e madhe se nafta vetë, i është vjedhur KOHA. Sikur këto vite Shqipëria të ishte eksploruar nga vetë shqiptarët, me siguri që do të ishin zbuluar disa vendburime nafte dhe gazi, sepse në Shqipëri nuk ka vetëm një Marinës, një Cakran apo një Gorisht. Me naftën shqiptare ndërtohen disa Shqipëri, po pa patronazhistë, jo me Stavri Dhimën e kompani. Pyes disa shokë, ҫfarë mendimi kanë për këtë partiak që rrëshqet si një hardhucë Dhe di të zgërdhihet. Më ka bërë disa të mira më thotë njëri, prandaj të lutem mos e kritiko. Po këtë gjë ma thonë edhe dy të tjerë. Kjo më trishton dhe më vë në mendime. Shqipëria ka zbritur poshtë tek niveli i ulët i Stavri Dhimës. Ka vite që ky mësues popullor lakohet vetë si ekspert nafte, shfaqet kudo i pari i naftës shqiptare, shtiret si autorë i mirëfilltë i pusit të Shpiragut, etj., duke mohuar rolin e padiskutueshëm dhe punën shkencore-interpretuese-projektuese të kolegëve të tij gjeolog në studimet në zonën e Shpiragut. Po le të kthehemi tek tema jonë: Shqipërisë i është vjedhur KOHA që as vet Zoti nuk na e kthen. Ka apo nuk ka naftë në Shpirag? Nuk e di ҫfarë mendimi kanë shokët dhe kolegët e mi. Sipas mendimit tim duhet të jesh i ҫmendur të shposh 6,000 m thellë në Shpirag dhe të mos marrësh naftë, e gjithë kjo në një kohë mbi 20 vjeҫare. Për 20 vite shëmben perandori të vjetra dhe ngrihen të reja, bëhen qindra luftra, si ajo e Trojës e me radhë. A ndodh kjo gjë në vëndet perëndimore? Kurrën e kurrës! Të mos harrojmë faktin se vëndburimet tona janë zbuluar nga specialistët shqiptarë, në një kohë rekord. Enver Hoxhën për naftën nuk e zinte gjumi, ai edhe në moshë të rritur, ndoqi “leksionet” në Fakultetin, Gjeologji-Miniera, bëri shumë politikë, por dha edhe udhëzime apo direktiva teknike. Këto i keni në librin e tij “Për Naftën”. Me të ardhurat nga nafta jonë, ne do të investonim në kërkimet për naftë. Shtrohet pyetja, përse Shelli, ka rënë në një grackë të tillë? Me pusin e Shpiragut kuptoj injorancën e patronazhistëve shqiptarë dhe meftësinë e Shellit. Duhet të jesh edhe më budalla, thotë fillozofi që të ҫmosh një njeri nga rrobat ose nga pozita e tij shoqërore! Dikush është skllav i lluksit, një tjetër i kapriços, një tjetër i ambicjes. Në këtë Shqipëri perspektivë për më shumë naftë, lakohet vetëm Shpiragu. Në Shqipëri kudo që të shposh do gjesh shenja nafte. Ku janë 37 sondat e thella të kërkimit të naftës? Me të ardhurat e saj, ne do të investoim në rritjen e prodhimit të naftës. Miq, na është vjedhur KOHA! Vizitat e Ramës në Shpirag, janë vizita në fushata zgjedhore. Grekërit e vjetër thonë se goja i është dhënë njeriut për të gënjyer. Për pusin e Shpiragut, duhet të flasin gjeologët e llojit “Gjeneral”, që sot janë në pension. Zonës së Shpirag – Sqepurit i janë qepur mjaft gjeospecialistë, ata shfaqen herë në krye e herë në fund, sipas horoskopit të perspektivës duke këmbyer stafetat me njeri – tjetrin. Po ka edhe nga ata që vendosen sipas partive, patronazhistët teknik, me disa libreza. Pra, në naftë luhet një valle qesharake, po këtë herë në majë është Shelli. Se ku i gjenë këto para ky Shelli shqiptarë një Zot e di. Unë i kuptoj shqiptarët, por jo këtë Shell-in që investon dhe s’merr asgjë. Zoti në fillim të merr mëndjen, pastaj paratë,- thonë të zgjuarit. Kurse fillozofi thotë duhet të jesh budalla për të blerë një kalë, të kontrollosh samarin e morsat dhe jo vetëm kafshën! Parlamenti shqiptarë asnjë herë nuk e ka marrë naftën në analizë, megjithëse është bombulë oksigjeni për ekonominë. Rrufjanët partiakë, nuk flasin për kohën bosh 30 vjeҫare pa asnjë zbulim. Si mund të shkosh në Shpirag, kur kemi zona të tjera me më perspektivë?. Në një situatë të tillë gjeologjike, siҫ duket në këtë foto, sizmika e humbet shumë efektivitetin e saj. Një koleg simpatik, që punon jashtë më thotë se sizmika interpreton dhe vlerëson gjithçka. Miku im, i them unë, po të jetë ashtu, më përpara kemi Dumrenë, Papërin e dhjetëra zona të tjera. Specialisti Dr. Isuf Tushe, i testuar në Shqipëri dhe në perëndim, është tejmase i indinjuar dhe këtë e shpreh hapur në gjithë shkrimet e tij. Ja ҫfarë thotë ai ndërmjet të tjerave në një shkrim të botuar tani afër në disa gazeta shqiptare: “Kompania Shell, që disponon gjithë të dhënat duhet ta thotë fjalën e saj me kompetencë teknike të plotë, ajo flet shumë pak mbi realitetin dhe është shumë e vetëpërmbajtur në ato që deklaron. Edhe kaq sa thotë, me sa kuptohet, më tepër e shtyn qeveria, sepse i duhet për propagandë dhe mashtrime që të mbajë sa më gjatë pushtetin për të mbuluar masakrën e madhe, që bëjnë konҫesionarët me koloninë e hajdutëve të kupolës politike në vendburimet ekzistuese të naftës, që i vjedhin dhe shkatërrojnë ҫdo ditë si mall pa zot”. Autorët e Shpiragut kanë lëvizur në këtë studim si roje në një stallë lopësh, ca vinë nga partitë, ca nga miqtë. Thjeshtë Shell-i është futur në grackë, kurse qeveria kapet tek këta pseudospecialistë dhe bën propogandë. Këto viktima të frikës dhe të servilizmit partiak, tani rrinë fshehur. Në pusin e Shpiragut luhet me lirinë dhe moralin shqiptarë. Po kush e ҫoi Shellin në Shpirag? Kudo që të shposh në Shqipëri, pa dyshim, do të gjesh shenja nafte, po ndryshe është të zbulosh një vendburim si Marinësa apo Cakrani, a Gorishti. Një shok më shkruan, se në Shpirag po vazhdon shpimi i një pusi të inklinuar (shtrëmbër) nga vëndi ku është sonda. Me sa di unë ende nuk po arrijnë në një përfundim se mund ta hapin për shfrytëzim. Unë jam marrë me studimin e puseve të këtij lloji dhe deri tani për mua ka disa pikëpyetje: A ka rezerva nafte dhe gazi? Gjatë studimit të pusit prej katër ditë u nxuar rreth 100 mijë metër kub gaz/24 orë dhe rreth 200 ton naftë, por edhe përqindja e ujit ishte shumë e lartë, rreth 16%, gjë që më bën të dyshoj. Pusi ndodhet në kontaktin naftë – ujë, apo nuk ka mjaftueshëm rezerva? Cila prerje e gëlqerorit punon? Por është e ҫuditshme se atje nuk ka njerëz të aftë, atje punojnë injorantët që ndjekin këto punime dhe nuk kuptojnë azgjë se ҫ’bëhet. Pra, Shqipërisë vazhdojnë t’i vjedhin KOHËN!

Sa bukur eshte dhe sa kenaqesh ,kur fillohet dita mbare me nje miremengjes pershendetes , njekohesisht edhe me lajme te mira natyrisht te shton optimizmin e te ngarkon me pozitivitet per fillimin e nje dite te mbare dhe te qete.Por kur shikon komentet e " eksperteve " me te mire " qe mbane kjo toke duke folur me percmim e mosbesim percka eshte arritur deri me sot nga kompania Shell te krijon ndjenjen e negativitetit qe ushqejne keto komentator mosbesus e percmuse ,vetem per bindje e tyre politike duke menduar se levdatat po i merr Rama dhe qeveria e tij. Jo more jo ju komentatore te rrjeteve sociale mos e nxini por na lejoni te jetojme me keto lajme te mira pasi poziviteti sjelle maresi .Shpresojme qe te realizohet sa me shpejt per te miren e gjithe popullit. Gezohuni che lumturoheni se kohe te mbara po na afrohen sodomia per femiljt tane te larguar.E ardhmja poi na buzeqesh.

O Shoku Kinez!Tani qe do nxirret ari i zi femijet do i kesh te shtepija dhe do kenaqeni te gjithe ti dhe femijet.Po te jap nje lajm pozitiv se te pelqeka pozitiviteti!
C'fare masakre mjedisore qe duartrokitet nga kryeministri mafioz. Ahhh opozite e neveritshme qe kemi. Ndersa e tere bota e zhvilluar po orientohet drejt alternativave qe nuk impaktojne mjedisin, kryeministri yne i thur osana kesaj menxyre qe i behet bukurise shqiptare. Uroj qe te mos nxirret as dhe nje gram. vendet e thera e kane vertetuar se nuk kane perfituar asgje, pervec sheikeve dhe mafiozeve qeveritare. Populli eshte gjithmone i humburi.
Sa tallon nafte do kemi?
Nafte ne thellesi mbi 6000 metra thuhet se kaedhe periferi te dumres ne zonen kucove Pekisht Pikerisht aty ku eshte kufiri midis formacionit gelqeror karstik I dumres me Formacionin jogelqeror te darsis lushnje Ne vitin 1936 kompanite italiane kane pasur puse nafte ne kete zone te cilat vazhduan te punonin edhe pas clirimit deri nga vitet 70