Në 14 korrik, Komisioni Evropian informoi qeverinë shqiptare se kishte pezulluar grantet për bujqësinë nga programi IPARD, për shkak të dyshimeve për korrupsion. Vendimi ekstrem i Brukselit, u komentua si një procedurë administrative normale nga ministrja e Bujqësisë Frida Krifca. Madje sipas saj, parregullsi apo shpërdorime të ngjashme me fondet IPARD janë gjetur edhe në vende si Gjermania, Franca apo Holanda. Deklarata e Krifcës rezulton e pavërtetë, pasi vetë Komisioni Evropian konfirmon për Faktoje se nuk ka marrë ndonjë masë të ngjashme me vende të tjera, veç Shqipërisë.
Nga Esmeralda Topi
Në korrik të këtij viti, teksa Shqipëria priste të niste programin e mbështetjes në bujqësi IPARD III me 146 milionë euro grante, Komisioni Evropian pezulloi përkohësisht fondet, bazuar në dyshimet se ka pasur korrupsion në shpërndarjen e tyre.
Në një letër drejtuar qeverisë shqiptare, Drejtoria e Përgjithshme për Agrikulturën dhe Zhvillimin Rural informonte mbi mangësitë serioze në funksionimin e sistemit të kontrollit të brendshëm për zbatimin dhe kontrollin e fondeve të IPARD II në Shqipëri.
Por këtë masë ekstreme ndaj Shqipërisë, ministrja e Bujqësisë Frida Krifca e komentoi si një procedurë normale administrative.
“Ky është një proces krejtësisht administrativ që lejon riverifikimin e sistemeve të kontrollit nga strukturat e akredituara të cilat do të marrin masat e nevojshme me qëllim vijimin normal të rimbursimit nga BE.”, shkruhet në njoftimin e ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.
Madje, gjatë seancës përmbyllëse të parlamentit, Krifca shtoi se parregullsi apo shpërdorime të ngjashme me fondet IPARD janë gjetur edhe në vende si Gjermania, Franca apo Holanda.
“Nga të 27 vendet e Bashkimit Evropian vetëm dy prej tyre nuk ka pasur parregullsi apo shpërdorim po të doni të fondeve. Gjermania, Franca, Italia, Spanja, Holanda, Belgjika dhe po marr vetëm vende të zhvilluara, janë vetëm disa nga vendet ku janë gjetur problematika të ndryshme dhe secila nga këto vende është detyruar të rimbursojë fondet në Komision.”, tha ministrja nga foltorja e Kuvendit.
Por në një reagim të posaçëm për Faktoje, Komisioni Evropian përmes një zëdhënësi, konfirmon se vendimi për Shqipërinë është i paprecedentë.
“Nuk ka pasur raste të ngjashme.”, shkruhet në përgjigje, duke theksuar se pezullimi është një masë parandaluese për të mbrojtur interesin financiar të BE-së, teksa hetimi i OLAF vazhdon.
“Autoriteteve shqiptare u është kërkuar t’i përgjigjen letrës dhe të propozojnë masa korrigjuese, sipas nevojës, mbi bazën e informacionit paraprak të marrë nga OLAF dhe siç u është komunikuar atyre nga DG AGRI. Megjithatë, një shkëmbim më i detajuar do të bëhet në një fazë të mëvonshme, pasi të jetë në dispozicion Raporti Përfundimtar i OLAF. Si masë paraprake, Komisioni ka ndërprerë për momentin pagesën e tremujorit të parë 2023 (457 239 euro).”, thotë zëdhënësi i KE-së, teksa shton se, Komisioni Evropian do të informojë autoritetet shqiptare në përputhje me rrethanat, kur OLAF të dorëzojë Raportin Përfundimtar.
“Në rast se nuk konfirmohen indikacionet fillestare të problematikave, masat parandaluese thjesht hiqen dhe pagesat e ndërprera rifillojnë ekzekutimin. Në të kundërtën, nëse këto çështje konfirmohen, rikuperimi i fondeve do të bëhet në përputhje me rregullat dhe procedurat e Marrëveshjes Kuadër dhe Marrëveshjes Sektoriale të lidhur nga Komisioni Evropian dhe Qeveria e Shqipërisë për programin IPARD II.”, thuhet në përgjigjen për Faktoje, ndërkohë që theksohet roli kyç i autoriteve shqiptare në zbatimin e programit.
“Programi IPARD zbatohet nën të ashtuquajturin “menaxhimi indirekt”. Kjo do të thotë se autoritetet shqiptare kanë një rol kyç për të siguruar që programi IPARD të zbatohet në përputhje me rregullat e BE-së në fuqi dhe që shpenzimet e BE-së në kuadër të këtij programi të kontrollohen në mënyrë efektive. Nuk ka dyshim se Bashkimi Evropian është i gatshëm të vazhdojë të mbështesë fermerët shqiptarë, sektorin agroushqimor dhe zonat rurale edhe në të ardhmen, me kusht që të merren masat e nevojshme korrigjuese nga autoritetet shqiptare për të garantuar që interesat financiare të Bashkimit Evropian janë të mbrojtura në mënyrë të duhur.”, shprehet Komisioni Evropian përmes zëdhënësit.
Ilir Pilku, një nga tre ekspertët e certifikuar nga BE-ja në Shqipëri, për “Politikat e Përbashkëta Evropiane” thotë se në përfundim të raportit të OLAF, Shqipërinë e presin këto rrugëzgjidhje:
“Janë vetëm dy forma që zyrtaret e OLAF mund të shprehen në raportin final: Çështje me shkelje administrative, disiplinore etj, për të cilat jepen rekomandime dhe afate për t’i rregulluar. Çështje abuzuese/korruptive, për të cilat ka vetëm një veprim: Rikthim të vlerës se dakortësuar dhe penalizim në organet e drejtesisë së shkaktuesve.”
Në të gjitha rastet, sipas tij, AZHBR-së i jepet e drejta të mbrojë dhe argumentojë papajtueshmerinë me pretendimet e zyres së OLAF-it, si dhe të negociojë për uljen e vlerës së dëmit ekonomik.
AZHBR dhe Ministria e Bujqësisë nuk japin ‘llogari’
Dy autoritetet shqiptare të përfshira direkt në këtë çështje delikate, Agjencia për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural dhe Ministria e Bujqësisë nuk i janë përgjigjur kërkesës tonë për informacion.
Në vend të informacionit të kërkuar nga Faktoje, Agjencia për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural na vuri në dispozicion linkun e njoftimit për shtyp që shpërndau ministria e Bujqësisë, si reagim ndaj pezullimit të fondeve.
Edhe procesi i ankimimit për mosmarrjen e informacionit të kërkuar pranë Komisionerit për të Drejtën e Informimit dështoi. Institucioni që duhet të ndërmjetësojë këtë të drejtë, i legjitimoi ‘heshtjen’ AZHBR-së.
“… Ankesa juaj është jashtë objektit të ligjit për të drejtën e informimit dhe si e tillë nuk mund të shqyrtohet më tej.”, shkruhet ndër të tjera në shkresën e Komisionerit për të Drejtën e Informimit.
Hetimi në Shqipëri me ritëm breshke
Tre vite më parë, OLAF angazhoi edhe prokurorinë shqiptare për hetim të fondeve të AZHBR, por ende nuk ka një rezultat.
Të dhënat e siguruara nga Faktoje përmes një kërkese për të drejtë informimi tregojnë se çështja për programin IPARD II u regjistrua fillimisht në SPAK, por dy vite më vonë Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar shpalli moskompetencë. Dosja u përcoll Prokurorisë së Tiranës.
“Nga ana e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, moskompetenca është shpallur pasi kanë munguar elementët e veprave penale të korrupsionit pasiv, parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal,” thotë Prokuroria e Tiranës.
Prokuroria e Tiranës e regjistroi procedimin për akuzat e falsifikimit të dokumenteve dhe shpërdorimit të detyrës, të parashikuara nga nenet 186 dhe 248 të Kodit Penal më 17 nëntor të 2022. Por deri në këtë fazë të hetimit ende nuk ka persona në hetim.
“Deri në këtë fazë të hetimit nuk ka personat të cilëve u është regjistruar emri në regjistrin e njoftimeve të veprës penale. Çështja është ende në hetim dhe në këtë fazë nuk mund t’u jepet informacion më i detajuar.“, shprehet Prokuroria e Tiranës për Faktoje.
Ne iu drejtuam me një kërkesë për informacion edhe Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, por deri në momentin e publikimit të këtij artikulli nuk kemi marrë përgjigje.
Ndërsa, OLAF, pas një kërkesë për informacion, sqaroi Faktoje se zakonisht nuk jep komente për rastet që mund të trajtojë.
“Kjo për të mbrojtur konfidencialitetin e çdo hetimi të mundshëm dhe të proceseve të mundshme gjyqësore që pasojnë, si edhe për të garantuar respektimin e të dhënave personale dhe të drejtave procedurale”, shkruhet në përgjigjen zyrtare të Zyrës Evropiane Kundër Mashtrimit (OLAF).
Shkurt muhabeti këta kanë vjedhur fondet e Europës dhe prokuroria nuk ka kompetencë t'i zbulojë dhe populli tani duhet të paguajë Europën? Vjedhje indirekte e popullit nga Europa që ju jep eurot këtyre dhe këta e paguajnë pas me buxhetin e shtetit.
Edhe Gjermanija dhe shume Vende te tjera kane keto Probleme, po masa eshte marre vetem per Shqiprine ,kjo eshte e verteta dhe Ministrja kete tha, Detsche Wirtschat ist am Arsch, langsam langsam geht runter, das ist die warheit.
Veç një gjë më ka bër pershtypje per her se ku i qone gjith këta lek Edi Rama, Sali Berisha dhe ilir Meta me njerzit e tyre.
Normale qe vec nje mashtrim i rradhes mund te ishte justifikimi i ministres se rames. Pasi vjedhin, abuzojne, shperdorojne dhe per me teper djegin dhe fondet ne kurriz te atyre qe u nevojiten me shume, bejne dhe deklarata te turpshme per vendin dhe raportet me partneret dhe donatoret. Kjo qeveri e rames dhe shoqeve te veta ministre ka me shume skandale se gjithe qeverite e meparshme se bashku.
Krifca qe kref fondet e KE kerkon te beje pis edhe vende te tjera si Gjermania, Hollanda e me rradhe pra cdo vend te anetare te saj. KE i dha nje goditje bajgave qe jane ne qeveri dhe drejtohen nga CEO i krimit dhe i vjedhjeve Ed Droga.
Frida e paafte me nje super staf te paagte. Gati per spak
cbehet keshtu ngeli njeri pa vjedh nalbaniston?
Sdi ke te zgjedh sonte per qef , Melonin apo Krifcen se I mendoj te egra ne shtrat qefi .Ta mendoj aju hengesha.......pasurine
Frida fytyrkali ,mashtruesja e qeverise Rama ,hajde se dera e burgut eshte hapur tani te pafsha brenda
Ketu nuk merret vesh çfarë behet.Kur doli ne fillim lajmi behesh fjale per diku 400000 euro te hhperndara ne menyre te dyshonte dhe do te vinin njerez nga BE per te pare ku kane shkuar keto para dhe po nje zedhenes i BE tha qe ka patur edhe ndonje rast tjeter bile edhe ne Gjermani qe na ka ndodhur.Ky fond jepet ne forme grantit dhe bashkohet edhe me fondin e qeverise dhe i shperndahet fermerëve.A ka abuzim,patjeter se ne e kemi ne gjak ,prandaj Enveri per korrupsion te vriste,Ketu ata do t'a verifikojnë vete se eshte e thjeshte te zbulohet dhe prokuroria e ka te lehte kur ti vije dita se i shkon lista,por une habitem me manine e zmadhimit te shifrave se gjithmone qe te duken shume permendin fondin qe BE ka ndermend te na hape por akoma se ka dhene.E njejta gje me inçeneratoret shkon shifra ne 600 milion sikur po ndertohet nje hidrocentral.Nuk diskutohet korrupsioni ne çdo qelizë e ku te mundin por shifrat t'i afrohen realitetit se po ti mbledhjesh sa thone gazetaret apo opozita e kalon buxhetin e shtetit dhe eshte absurd,por e rendesishme per ne eshte se ka filluar lufta kunder pandeshkueshmerise,e cila do t'a ule sado pak ne fillim korrupsionin,por me plotesimin e organeve te drejtesise dhe forcimin e tyre ky vend i vogel do kete prosperitet
Atehere BE punon me dy standarte nese nuk ka marre ende nje mase te tille per vende te tjera, pasi me keto fonde eshte bere nami si ne Hungari, Bullgari etj.
“Komisioni Europian përmes një zëdhënësi…” A ka emër ky “zëdhënësi”?! Në qoftëse po, pse nuk e jepni?!! Në qoftëse. jo, pse abuzoni?!