Naftë saudite në nëntokën shqiptare, ç’vjen më pas?

23 Gusht 2023, 18:00Ekonomia TEMA
Naftë saudite në nëntokën shqiptare, ç’vjen

Kryeministri Rama i ka kushtuar një konferencë për shtyp shpimit në Shpirag, rezultatit që pritet të dalë prej aty, duke thënë fillimisht se bëhet fjalë për naftën e një cilësie si ajo e Arabisë Saudite.

“Pas analizave të bëra në laboratorin e Holandës, nafta e zbuluar në zonën e Shpiragut është e të njëjtës cilësi me naftën premium të Arabisë Saudite. Investimi i parashikuar dhe projekti që do të realizohet nis me tre miliardë euro dhe projeksioni është që deri në përfundim të të gjithë infrastrukturës së nevojshme, pasi të fillojë puna për një sërë shpimesh për nxjerrjen e kësaj pasurie është shtatë miliardë euro. Një investim që parashikon ndërtimin e gjithë infrastrukturës për depozitimin e rezervës dhe ndarjen në gaz, naftë dhe sulphur. Kjo e treta ka rëndësi të të veçantë pasi krijon një bazë qoftë për prodhimin e imputeve bujqësore, qoftë një bazë për prodhimin e produkteve kozmetikë”, tha Rama, duke pikturuar atë që shpreson e beson se do të ndodhë.

Por a është 100% e mundshme kjo?

“Rezerva është aty, në 2002 km në thellësi të tokës. Është prekur rezerva pas një eksplorimi shumë të vështirë dhe një investimi masiv të bërë për shkak të thyerjes së përsëritur të sondave si rezultat i formacionit gjeologjik. Ende nuk është cekur uji, që është nën rezervën, çka prezumon që madhësia e rezervës mudn të jetë edhe më e madhe. Nuk flasim dot për shifra konkrete. Informacionet në këtë fazë janë jo vetëm konfidenciale, por pa marrë rezultatin e testit final që përcakton nëse nxjerrja e kësaj pasurie është e arsyeshme nga pikëpamja financiare. Nëse do ishte më e kushtueshme se sa përfitimi, kuptohet që rezerva mbetet aty për një kohë tjetër kur teknologjia mund të avancojë në përmasa që sot nuk janë. Testi do nisë në tetor dhe rezultatet bazohen në ndjekjen e qëndrueshmërisë së fluksit që del mbi sipërfaqe”, sqaroi ai.

Por si do menaxhohet kjo pasuri nëntokësore e pritshme për Shqipërinë?

“Prej një viti ne kemi filluar punën për ngritjen e Fondit Sovran të Republikës së Shqipërisë. Qëllimi kryesor në ngritjen e Fondit Sovran është balancimi i të ardhurave nga rezerva dhe vënien në dispozicionin të një pjesë të të ardhurave për të ardhmen për gjeneratata e tjera.

Fondi ynë Sovran do të ketë një profil i cili do të integrojë domosdoshmërinë për mbështetjen e pensionistëve dhe për balancimin e gjithë barrës së tmerrshme të trashëguar nga e shkuara, mbi parimin etik që kjo pasuri është qoftë atyre që jetuan dhe punuan në këtë vend dhe nuk patën pjesën e tyre, por qoftë dhe atyre që lindin sot në këtë vend dhe do të kenë pjesën e tyre”. 

25 Komente

  1. T
    Trapajane hesapi

    Shkruaj me mend ne koke.Mos deformo.Edi t'ha per 6002 metro dhe Jo per 2002 km.Sic Duket ,nga shkolla e madhe nuk njeh as Masat e gjatesise.

    Përgjigjjuni
    1. J
      John Qelbashi

      RAMA JA FUTI PORDHES ME KEQ. Rama tha 6001km

      Përgjigjjuni
      1. S
        Shaqo

        6.1 km, lexo

        Përgjigjjuni
      2. E
        Emër

        Dmth ekziston mundësia që testi në tetor të dalë negativ dhe nuk ja vlen.

        Përgjigjjuni
        1. T
          Tung

          Me pas vjen PRASI qe te fluturoni te tere rilindasit me tere tellallet e tyre. Shqiperia dhe shqipetaret do te fitoje ate qe ka fituar nder dekada nga Bankers me shoke, ku naftetaret nuk marrin as pagat ku shteti nuk ka marre kokerr leku per shkak te humbjeve te deklaruara te kompanise. Pa me thoni kush e e mban nje biznes hapur nese del me humbje!? Shqiperia po MILET njesoj si Afrika dhe shqipetaret jane afrikanet e Evropes k..ve te kahershmeZ

          Përgjigjjuni
          1. S
            Shkodrani

            Gazetare rrota k. Katunsre gjysmeanalfabete

            Përgjigjjuni
          2. R
            RAma

            Gazetar qe shkruani budallalleqe. Thoni qe eshte bere cpimi 2002 km thellesi Sipastyre cpimi ka dal ne anen tjeter te tokes

            Përgjigjjuni
            1. S
              Shaqo

              C'vjen me pas? Pyetje kot. Ajo qe vjen e ka thene Rama, ashtu si e keni cituar. S'keni me se.mbushni gazeten, 10 here te njejtat lajme.

              Përgjigjjuni
              1. N
                Nje mut i madh vjen

                Per politiqenerit sigurisht do vijne, per popullin ka mut plot. Kshu u tha dhe per Tap-in! Do kete gaz per te gjithe, po vetem mut hengrem!

                Përgjigjjuni
              2. A
                Avni

                Me pas vjen nje vjedhje masive si perhera per cdo gje ne Shqiperi.

                Përgjigjjuni
                1. R
                  Real

                  Mos shiko koston por beje koncesionin edhe ne q f se eshte e shtrejte. Ngarko per kete koncesion Ilir Beqen se eshte i specializuar per kesi punesh. Beje sot investimin dhe mos e len per ma vone, Fut ne kete grup per kete koncesion edhe Arben Ahmetajn,kthe edhe Damjanin se eshte me specialisti per vjedhje me still,dhe pastaj mos harro te thuash pergjegjesia eshte personale Oh me fal Bela se harrova ta sugjeroja emrin tend ne kete grup. Pra o Skenderbe mos harro Belinden dhe Spiro ka..in. Pra mos pyet se cfare thone gojet e liga por gjithmone perpara dhe asnjehere prapa, se keshtu e ka zgjidhur edhe Arabija Saudite kete problem. Beje me ligj keshtu.

                  Përgjigjjuni
                2. L
                  Landi

                  Or Avni,ti ke te drejte se ne kete vend vetem Vidhet dhe Vidhet.Por jemi ne nje kohe tjeter tani,pse them tani:Lexoje mire dhe ndigjo dhe lajmet:Eshte Shelli qe administron,per 20 ose 30 vjet nuk me kujtohet tani:Shteti fiton nga Kontrata e bere.Mos harro te gjitha cfare eshte Investuar i ka bere Shelli qe eshte nje nga Kompanite me te medha ne Bote,Shqiperia do e marre te gjithe mbas 20 vitesh,tani do marrin dhe ato Investimin qe kane bere.Keshtu funksionon ne gjithe Boten i dashur.Pa Ofeze,por keshtu behen Kontratat.

                  Përgjigjjuni
                  1. S
                    Shaqo

                    ...mire e ke ti, po kujt i thua, pervec arithmetikes 7x7=42 nuk dijne as gramatiken

                    Përgjigjjuni
                  2. V
                    Vera

                    Nuk emeritoni ju Edi Ramen Ju jeni popull qe ikni mbas rremujs dhembas llafeve Respekte Edi Rama Do vi dita do ta kerkoni dhe xdo egjenii

                    Përgjigjjuni
                    1. s
                      sapa

                      Ky prape beson se do i genjeje shqiptaret se do hane me luge floriri.Edhe sikur Lumi i Vjoses te sjelle nafte dhe jo uje shqiperia kjo do jete edhe njeqind vjet o mashtrues i vogel!

                      Përgjigjjuni
                      1. U
                        U shofshin zagaret e Lexhendes

                        Sa Gomere kane njerre Artan Fuga me gomeret e tjere Pjerdhagoge.

                        Përgjigjjuni
                        1. D
                          Demka

                          Me pas do te behet Deti kos dhe shqiptaret me luge ne brez do te turren per te ngrene! Bejuni gati se si gjithmone ate te gjatin keni per te marre!

                          Përgjigjjuni
                          1. E
                            Edi

                            Nuk e kuptoj kete mburravec(per dicka te zbuluar nga qweverria e Berishes)....nuk dihet sa ka,,, nuk dihet nese ja vlen te nxirret ...por ne do krijojme Fondin sovranMe ke tallet ky hajdut deri ne gryke?

                            Përgjigjjuni
                            1. P
                              Pensionisti

                              ... jemi me sy nga shpiragu z.kryeministër... do zoti që të na ngrihet edhe ne pesionistave një herë për së mbari pencioni se kemi 30 vite sa na e ngrini pak fap na e ulni !

                              Përgjigjjuni
                              1. I
                                Ikir

                                Ka vesh ngjyre burgu Rama

                                Përgjigjjuni
                                1. L
                                  Lasgushi

                                  Lerini mor këto,dçngla politikanësh afoleshentë.Prisni edhe 2 muaj.Se bëhet fjalë për një gjë e fenomen 6000 m nën tokë.Edhe sikur në fushë të ishte,nuk shihet e ska siguri.Pse na shtoni streset.Inshalla,kemi fat.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. A
                                    Asd

                                    Se pari Rama po flet para kohe. Se dyti eshte e veshtire qe te perfitoje populli. Ne rast se zbulohet nafte Rames do ti rrembehet firma (kundrejte korrupsionit - me te mire apo me force) dhe administrimin do ta bejne kompani multimiliadere te cilat i kane gati listen e tejfryre te shpenzimeve nga njera ane (7 miliarde eshte nje shifer apriori akoma pa asnje baze matematikore qe do te behet 200 miliarde, 300, 500 sa tu doje bytha nderkombetareve) dhe me kontrata qe do ta roberojne Shqiperine pergjithmone. Rama ka treguar me shembuj konkrete qe zgjidhjet qe ai ofron kane karakter mafioz dhe jane te paqendrueshme. Jane te paqendrueshme edhe per vete mafiozet e kontrates sepse perfundojne burgjeve, imagjinoni per popullin. Per fat te keq nxjerrja e naftes eshte vetem nje lajm i tmerrshem per shqiptaret. Eshte njelloj sikur te dale nafte ne oborrin e shtepise, ku familjaret nuk do te marrin as nafte, as para, por thjeshte do tu shembet shtepia.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. F
                                      FATMIRI

                                      NE KETE VEND SIKUR TE DALI RRUGVE GJITH FLORIRI BOTES NUK KA PER TE BER PROKOPI KY SISTEM QE KEMI ESHTE SISTEM HAJDUTESH E HORRASH PRANDAJ MOS PRISNI NDONJE GJE NGA KETA LAROT QE NA ÇAJN TRAPIN NE TV

                                      Përgjigjjuni
                                      1. P
                                        Popull.

                                        Edooo je I madh pz, doza e rradhes per te turbulluar ujrat e zeza qe po te plasin cep e me cep...e hengrem ne populli edhe perrallen e rradhes sa te fitosh kohe per perrallen tjeter qe jo per gje po ti rregullosh e ti mbyllesh disa vrima deri sa te pelcase e gjithe depozita...hajt hajt se dikush tha me pras...te keqen e prasit o Tritan, tani po fluturojme me patellxhan...

                                        Përgjigjjuni
                                        1. P
                                          Pena

                                          Perse nuk i nxjer komentet e mija zoti Mero

                                          Përgjigjjuni

                                          Lini një Përgjigje