Porti i jahteve luksozë në Durrës: Vetëm 1 jaht paguan 861.195 euro për 8 orë

22 Gusht 2023, 21:40Ekonomia TEMA
Porti i jahteve luksozë në Durrës: Vetëm 1 jaht paguan

Përveç numri të lartë të turistëve, Durrësi këtë verë është populluar dhe nga jahtet e shumta luksoze. Ankorimi i jahteve në Durrës sjell të ardhura shtesë për turizmin.

“Deri në datë 20 gusht kanë vizituar portin e Durrësit mbi 40 mega jahte. Sezoni në të cilin lëvizin jahtet fillon që në muajin prill dhe vazhdon deri në fund të tetorit, por në varësi të kohës edhe në ditët e para të nëntorit,” – u shpreh Taulant Allka, kapiten i portit të Durrësit.

Pjesa kryesore e shpenzimeve për jahtet në Durrës lidhet me karburantin.

Që nga jahti luksoz i zv. presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mansour e deri tek ai i oligarkut Patokh Chodiev, disa kthehen në Shqipëri për të disatën herë e disa janë vizitorë për herë të parë.

“Për herë të parë ka qenë jahti A+ i sheikut, Mansour, pronarit të Manchester City-t. Ishte hera e parë që vizitoi Shqipërinë dhe ngelën shumë të kënaqur sepse u realizua çdo gjë në kohë rekord. Rreth 800 mijë litra naftë furnizim, ndërrim ekuipazhi, shërbime të ndryshme, furnizime me ushqime, janë realizuar në vetëm 8 orë. 

Autoriteti Portual i Durrësit ka krijuar një vendbazim të posaçëm për jahtet e vogla po flasim, që kanë rritur kohën e qëndrimit. Pra, nuk vijnë vetëm për të bërë furnizim apo një natë qëndrim, por kanë qëndruar dhe disa ditë,” – u shpreh Allka.

Përtej zërave, se vijnë vetëm për t’u furnizuar me karburant, faturat e shpenzimeve të tyre tregojnë mijëra euro shpenzime.

Trendi rritës i numrit të jahteve dhe velierave luksoze, pritet të vijojë deri në fillim të muajit tetor, duke qenë kështu dëshmi e një sezoni veror shumë të suksesshëm.

10 Komente

  1. P
    Preshi I lushnjes

    keto pare siç vine ikin perseri ne xhepat e fryre te administares se korruptuar portu-ale

    Përgjigjjuni
    1. P
      Preshi I lushnjes

      keto pare siç vine ikin perseri ne xhepat e fryre te administares se korruptuar portu-ale

      Përgjigjjuni
      1. P
        Preshi I lushnjes

        keto pare siç vine ikin perseri ne xhepat e fryre te administares se korruptuar portu-ale

        Përgjigjjuni
        1. P
          Preshi I lushnjes

          keto pare siç vine ikin perseri ne xhepat e fryre te administares se korruptuar portu-ale

          Përgjigjjuni
          1. E
            Eni

            Dhe nafta ne Shqiperi eshte me e dhtrenjta ne Europe...o zot...

            Përgjigjjuni
            1. e
              elton

              sa shpenzime pervec naftes qe blejne? Na i trego pra faturat, gazetar bole

              Përgjigjjuni
              1. M
                Messerschmitt

                Shqiptaret nuk duhen ta hane kete KARrrote te perendimit qe te beet nje shtet vetem me turizem gjasme si monako duke hequr dore nga industria !

                Përgjigjjuni
                1. E
                  Enes

                  Miliardere qe kerkojne nafte te lire ne Shqiperi dhe qe te derdhin kaken dhe shurren e jahteve ne detin e Shqiperise.

                  Përgjigjjuni
                  1. D
                    Durrsaku

                    O plako nuk kan ankoruar anije kozmike. Ca boni me kto shifra, i bet stratosferike.

                    Përgjigjjuni
                    1. a
                      aleks

                      800 000 litra nafte me 1 euro litri , ja kjo eshte fatura qe paguajne keta miliarderet e botes ne shqiperi, 800 000 euro, derdhin dhe vajin e motoreve ne shqiperi dhe ujerrat e zeza dhe na rofshin keta miliardere, shqiptaret e paguajne naften dyfish 2 euro litri

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje