Çmimet e karburanteve, nafta drejt kapërcimit në mbi 200 lekë për litër

22 Gusht 2023, 21:20Ekonomia TEMA
Çmimet e karburanteve, nafta drejt kapërcimit në mbi 200

Që prej Janarit, çmimet e karburanteve në vend nuk e kanë kapërcyer 200 lekëshin për litër, por kjo mund të mos zgjasë edhe shumë. Indeksi i naftës bruto flet qartë, se pasi një fuçi ra në 74 dollarë mesatarisht në Qershor, çmimet po rriten gradualisht dhe pritet të prekin madje 90 dollarë për fuçi deri në fund të vitit. Kjo falë OPEC që ka shkurtuar prodhimin në nivelin më të ulët të dy viteve të fundit.

Rafineritë e kanë përcjellë mesazhin, duke rritur javën e fundit çmimin për çdo ton naftë nga 893 dollarë në 927 dollarë.

Në vendin tonë, veçanërisht pas shkrirjes së Bordit të Karburanteve, çdo rritje në bursa po reflektohet menjëherë edhe në pompa. Dhe falë luhatjeve të kursit të këmbimit, ku dollari ka rikuperuar 8% të vlerës në muajin e fundit, shtrenjtimi do të ndihet edhe më shumë.

Sipas formulës që përdorte Bordi, një litër naftë do të kushtonte sot 193 lekë dhe një litër benzinë rreth 196 lekë për litër, çmimet më të larta që prej muajit Mars. Teksa kompanitë e hidrokarbureve kanë aplikuar mesatarisht edhe 3 deri në 5 lekë më shumë se sa kjo formulë, pritet që shumë shpejt nafta të tejkalojë 200 lekëshin për litër.

Krizën e re po e ndjejnë njëkohësisht edhe vende si Italia, që regjistron sot çmimet më të larta të një viti, duke prekur mbi 2 euro për litër në pikat e karburantit në autostrada. Në rajonin e Ballkanit ndërkohë çmimi për një litër naftë varion nga 139 lekë në Maqedoninë e Veriut deri në 177 lekë në Serbi.(Angelo Haruni)

3 Komente

  1. E
    Eni

    Oligopoly I paster...1.53 cmimi be Gjermani...1.51 ne mal te zi...abuzim I oaster....ska shtet...

    Përgjigjjuni
    1. d
      destan

      MJemi kampion ne rajon per karburant e shume produkte te tjera sepse eshte popull idjot ngrihen vetem per partite prandaj ka dale shprehja QIJ NENE TE TE THOTE BABE.Eshte skandal 200 lek nje liter benzine .....te na rroje Edi Rama....

      Përgjigjjuni
      1. T
        TaRrasLala

        Nje vend qe prodhon me shume nafte se sa konsumon dhe qe e ka cmimin njesoj si Italia qe ska asnje burim serioz nafte.Do te thote fiks si thote Destani.Shkerdheji Nenen te te thone Baba.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje