Rritja e pagave në sektorin publik, por edhe në sektorin privat për shkak të mungesës së fuqisë punëtore dhe fushatës që ndërmori qeveria për të nxitur bizneset, duket se sërish nuk e ka zbehur deficitin në skemën e pensioneve.
Të dhënat fiskale të Ministrisë së Financave për gjysmën e parë të vitit, kur dhe është bërë efektive rritja e pagave, çka solli shtesë në kontributet e derdhura nga punonjësit, tregojnë se sërish ka hendek midis të ardhurave dhe shpenzimeve nga ky zë. Kështu në periudhën Janar-Qershor 2023, të ardhurat vetëm nga kontributet e detyrueshme për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore janë 68.7 miliardë lekë, ndërsa shpenzimet për sigurime shoqërore rezultojnë afro 79.2 miliardë lekë.
Nëse do të krahasojmë vetëm këto dy zëra, deficiti në skemë rezulton afro 10.5 miliardë lekë. Shpenzimet e sigurimeve lidhen me pensionet e pleqërisë, familjare, të invaliditetit, lejeve të lindjes, pagesat e përkohshme për paaftësi në punë, etj.
Megjithatë të ardhurat nga ky zë nëse do ta krahasojmë me të njëjtat periudha të viteve të mëparshme kanë ardhur në rritje të vazhdueshme si pasojë e rritjes së pagës minimale dhe maksimale ndër vite. Krahasimesh me 6 mujorin 2022, rritja e të ardhurave regjistrohet në 10 miliardë lekë.
Efektet e rritjes së pagave në shkallë vendi gjatë këtij vitit do të shihen edhe në vijim dhe fundi i 2023 do të bëjë bilancin përfundimtar sa i takon perfomancës së skemës së pensioneve.
Ndërkohë gjatë vitit që lamë pas, janë mbledhur nga kontributet e detyrueshme të sigurimeve shoqërore 133.3 miliardë lekë, ndërsa janë shpenzuar 156.3 miliardë lekë. Subvencioni i buxhetit të shtetit për vitin 2022 arriti në 23 miliardë lekë.(Elisabeta Dosku)
Z Elisabeta e shqetësuar për deficitin shpenzime dhe të ardhura, " koncize", por as një cefel fjalë për pasojat e pensionistëve që për efektin domino u rritën pagat por të gjitha çmimet e konsumit familjar dhe shërbimet pa asnjë përjashtim në familje me dy pensionistë po masakrohen, një konsim ditor pa përfshirë vizita mjekësore dhe medikamente kap 2000 l.
Pensionet duhet te ndjekin te njejten rritje me pagat afersisht, kjo per aresye te rritjes se cmimeve. Nqs nje pension mesatar para 5 vjeteve ishte 20 mije leke, me rritjen e cmimeve i bjen te jete 35 mije leke. Edhe instituti i statistikave genjen. Psh, ne jemi deshmitare se qumeshti dhe produktet e tij ne keto 5 vite jane rritur me 40%. Gjithashtu edhe buka. Mundet te thoni buka jo se Instituti i staistikave nuk e thote ! Shembull : 1 buke masive para 5 vitesh me 800 gram shitej 80 leke, sot nje buke masive me 600 gram shitet jo me pak se 110 leke. Beni llogarite dhe shikoni kush eshte gabim, fakti apo statistikat. Kosi me kanaqe 500 gr shitej 40 leke, tani eshte 380 gr dhe shitet 70 leke. Djathe lope shitej 1 kg per 400 leke, tani shitet 800 leke. Zoti Mero eshte mire qe Ju dhe gazetaret tuaj ti shikojne keto probleme. Une mendoj se SPAK duhet te hetoje Institutin e Statistikave per mashtrim dhe ti denoje me burg nqs kane shkelje, ashtu sic denoj Enver Hoxha Sekretarin e pare te PP dhe Kryetarin e Komitetit Ekzekutiv Puke ne vitet '80 ( Th.Dine e B.Mata)per statistika te rreme. Pastaj Qeveria ka te dhena te sakta dhe ben ne nje menyre me te mire indeksimin e pensioneve me cmimet.
Ato qe kanë rritur pagat e tyre President, deputet e lloje , llojë kallepi te cilet kanë ne dore parat e popullit per manaxhim , te kene nje rritje 10% , jo 50% siç i kanë bere , qe te kene mundesin per te shtuar mundesin per rritjen e pensioneve , ose nese pensionistet dhe femijet e tyre votojne per keto soj hajdutesh haram e paçin gjithshka !
Edi Rama eshte zhgenjimi me i madh per pensionistet.Nuk duhet votuar prej tyre megjithe kriminelin Sali,hajdutin Ilir dhe genjeshtarin Lulezim.Te katert njerez pa shpirt.
Minimumi pensionet të rriten 50 përqind për të përballuar krizën.