Oligarkët e parë të Shqipërisë

20 Gusht 2023, 17:10Ekonomia TEMA

Oligarkët e parë të Shqipërisë

Një proverb thotë se pasuria nuk mund të trashëgohet, por vetëm mund të fitohet. Në Shqipëri kjo ka rezultuar mëse e vërtetë. Në më shumë se 110 vite shtet, të pasurit e Shqipërisë kanë qënë të ndryshëm. Para viteve të komunizmit, ishte një numër i madh familjesh që zotëronin pasuri të shumta. Më pas, pas viteve 90, situata ndryshoi dhe u krijua një shtrese e re të pasurish. Por ajo që është më interesantja është që pjesa më e madhe e tyre kanë ndikuar fort në jetën politike të vendit dhe të gjithë udhëheqësi e lartë, si Ahmet Zogu apo Enver Hoxha kanë përfituar nga oligarkët e parë të shtetit shqiptar.

PO CILËT ISHIN TË PASURIT E PARË TË SHQIPËRISË?

Me daljen nga Perandoria Osmane dhe me krijimin e shtetit të ri shqiptar, disa familje të mëdha kontrollonin ekonominë e vendit. Toka ishte resursi më me vlerë, pasi tregtia dhe industria ishin pothuaj në shifra minimale. Kështu, familjet Toptani, Vrioni, Vërlaci, Biçakçiu, Vlorajt, ishin të pasurit e parë të Shqipërisë. Një raport i qeverisë Italianë në vitin 1915, rendit 5 çifliqet më të mëdha në Shqipëri, nga ky prodhohej pjesa dërmuese e prodhimeve bujqësore në Shqipëri, nga gruri, vaji i ullirit, frutat dhe blegtoria. Këto ishin çifliqet e Esad Pashës, Xhemil Vlorës, Shefqet Vërlacit, Avni dhe Masar Toptanit dhe ai i Kavajës. E

Esadi ishte i pari i vendit. Ai zotëronte pjesën më të madhe të tokave pjellore përreth tij me Zogun u prish. Ai vijoi të jetonte në Elbasan dhe shoqërohej gjithnjë nga dhjetëra njerëz të armatosur. Pasardhësit e tij tregojnë se ai ishte njeri i sertë. Gjatë një vizite në Itali, ai vendosi të blejë një restorant për dyfishin e çmimit vetëm se nuk gjeti tavolinë të lirë. Në vitin 1939 ai u bë kryeministër i Shqipërisë nën Italinë fashiste. Më pas iku nga Shqipëria dhe vdiq në Romë në vitin 1945.

Xhemil bej Vlora ishte më i pasuri i familjes Vlora. Ai kishte një çiflig të madh në zonën e Mifolit në rreth 700 hektarë tokë që sipas italianëve ishte më moderni në Shqipëri. Afërsia me Vlorën e bënte të mundur që ai të kishte më shumë tregti dhe të eksportonte, kryesisht në prodhime bujqësore dhe vaj ulliri.

11 Komente

  1. M
    Mal Cori

    Lëmsh e keni bërë shkrimin....... Flisni për Shefqet Vërlacin dhe shkruani Esadi............ . Mirëpo Vrionët ishin më të mëdhenjtë, me fushën e myzeqesë nga Kavaja në Vlorë.

    Përgjigjjuni
    1. A
      Adam

      Trashegim e kane kurvellikun Ja kane lene breze pas brezi 500 vjet qe ne kohe te dovletit

      Përgjigjjuni
      1. B
        Bato

        Te gjithe keta kane qene otomane te thekur, i kane sherbyer turkut me perkushtim dhe kane shtypur shqiptaret deri ne mjerim. Vrionasit nuk i linin myzeqaret te ndertonin shtepi me oxhak.

        Përgjigjjuni
        1. 1
          1001

          Sot , dhe jo vetem sot , por dhe ne te kaluaren e larget ka dhe kish dy lloj kategorish njerezish ....ata qe kane para dhe skane mend ne koke , dhe ata qe skane para por jane te zgjuar dhe me mend ne koke .....Te gjith keta oligarket shqiptere , qe sot reklamohen si ish njerez te nderuar nuk ishin gje tjeter vec pasanike pa mend ne koke , qe ben pasurine etyre sipas ligjeve satrape , cnjerezore te sistemit feudal ne Shqiperi ....nuk ishin gje tjeter vec karabushe pa mend ne koke ...te gjithe keta i kapi fshatari nga Burgajeti te tallur , u mblodhi floririn dhe hodhi ne treg leteren , parane shqiptere lekun e pare shqipter ....dhe keta si te "zgjuar" qe ishin e keperdyen karemin e katundarit nga Burgajeti duke mbushur odat dhe sarajet e tyre plote me thase me lekun e Zagollit ....qe me vone nuk kishin as vleren , te me falni sinqerisht , as te fshije bythen ......Zagolli mori floririn dhe ja mbathi sipas planit te tij ogurzi , dhe ketyre u mbeten thaset , dhe jo vetem kaq por u kapardiseshin njeri tjetrist se kush kish me teper thase , jo lek te numuruar , por thaste ......pasuri te patundshme kishin , vec valuta ne napolona flori ....kish mare aratine ....

          Përgjigjjuni
          1. H
            HBBB...

            Zogu nuk e kishte nga mendja e vet. Kush, thoni ju, mund t'i ketë cucuritur ne vesh zhvajtjen e floririt ?... Pason pyetja: kush ushqen ne botë dashuri të perdellyer për floririn?... Gjithsesi, nha 1920 më 1939 ndodhi një proces pozitiv: më 1939, 83% e fshataresise ishte e mesme...

            Përgjigjjuni
            1. H
              HBBB...

              Shevqet Verlaci ka qenë aristokrat: kur pushteti popullor nxori pronat e tij falas në ankand, asnjë Elbasanas nuk doli t'i merrte ne shenje respekti dhe nderimi...

              Përgjigjjuni
              1. H
                HBBB...

                Do të ishte në nderin e elbasanasve t'i ngrenin shtatore Shevqet Verlacit dhe jo Ataturkut...

                Përgjigjjuni
                1. ?
                  ?xzy

                  Këta të gjithë kanë qënë bejlerë dhe pashallarë në shërbim të Sulltanit. Tokat i kanë marrë si shpërblim për shërbimet që i kanë bërë Portës së Lartë. Njëlloj si ata 40 vezirët me origjinë shqiptare, Qyprilinjtë! Asnjë të mirë nuk ka parë Shqipëria nga këta. Enveri ua bëri shumë mirë që i shpronësoi pa shpërblim. Se përveçse ishin gjaksorë, shfrytëzonjës dhe shtypës të bujkrobërve, këta ishin gati t'i shërbenin edhe djallit që të ruanin çifligjet e tyre. Por kishte trima në atë kohë. Lavdi Avni Rustemit.

                  Përgjigjjuni
                  1. R
                    Rama

                    Veper e madhe nga ana e enver hoxhes pastrimi i ketyre mbetjeve osmane qe u pinin gjakun popullit thjwsht shqiptare

                    Përgjigjjuni
                    1. "
                      "Bregdetasi i Jonit"

                      Në çdo kohë, Bejlerët e parë, luftoheshin nga Bejlerët pasardhës, për ti zëvendësuar, që tu merreni pasurinë. Pra, i ndoqën Belerët e Parë të kohës së Turqisë, erdhën Belerët e Dytë të kohës së Shqipërisë. Pas vitit 1990 i rrëzuan Belerët e Diktaturës dhe Erdhën Beletët e "demoktacisë". Por një fillim i keq dihet, se e ka një fund të keq, ku duket se fundi ka mbritur!

                      Përgjigjjuni
                    2. W
                      Wer

                      Ttt

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje