Në konferencën për shtyp ku njoftoi zbulimin e naftës në Shpirag dhe shpjegoi se si ky zbulim mund të ndryshojë ekonominë e familjeve shqiptare, Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Energjisë, Belinda Balluku nuk dhanë shumë detaje financiare mbi përfitimet financiare të shtetit shqiptar.
Por, duke deklaruar se shifrat janë konfidenciale, ministrja Balluku tha se përfitimi financiar është i konsiderueshëm, aq sa për menaxhimin e këtij burimit të ardhurash në arkat e shtetit do të ngrihet një fond i posaçëm.
“Që nga momenti që ne kemi filluar punën për ngritjen e një fondi sovran, do të thotë që nuk janë të ardhura 500 milionë euro në vit, të cilat shkojnë direkt në buxhet të shtetit për të mbuluar nevojat, por flitet për të ardhura shumë më të larta të cilat nuk mund të menaxhohen nga buxheti i shtetit dhe do të menaxhohen nga Fondi Sovran, ashti siç ka ndodhur me naftën në Norvegji, me naftën në Arabinë Saudite, në Azerbajxhan dhe kudo tjetër”, deklaroi Balluku.
Kontrata koncesionare për Shpiragun, sipas sqarimit të ministres Balluku parashikohet që të jetë 30 vite, ku shteti shqiptar do të përfitojë 10 për qind rente minerare mbi produktin dhe 50 për qind tatim-fitim dhe një bonus për sasinë e prodhimit. Duke folur me shifra, Balluku tha se që me prodhimin e fuçisë së parë, Shqipëria do të arkëtojë bonus 250 mijë dollarë, 750 mijë dollarë nëse prodhimi arrin 15 mijë fuçi në ditë dhe 1.5 milionë dollarë nëse arrin mbi 30 mijë fuçi.
Kjo do të thotë se Qeveria shqiptare do të arkëtojë në rastin kur prodhimi është nën 15 mijë fuçi, 91 milionë dollar në vit dhe në skenarin më të mirë të 30 mijë fuçive në vit, 547 milionë dollarë. Kapaciteti prej 30 mijë fuçish është më optimisti, duke pasur parasysh se në Patos Marinëz, e konsideruar si fusha naftëmbajtëse më e madhe kontinentale në Europë, prodhimi maksimal është ai i 2014-s me gati 21 mijë fuçi në ditë.
Boni,boni hesape se sa do fitojme,por shoqeria,mileti asgje nuk do fitoje.Te gjitha do vidhen,compania do dali me humbje,pa jua themi qe sot.Sipas llogarise qe beni, qe firma Bankers,ne vitin 2014,si me i miri, ka nxjerre 21.000 fuci nafte ne dite,dhe te nxjerresh 15.000 fuci si mesatare ne dite,sa para ka paguar kjo company?0.Gjithmon del me humbje.Edhe keto,ne bashkepunim me shtetin,0 do paguajne,do dalin me humbje.Apo degjoni fjalet e Edit?Cfare thonte Edi per Bankers,para se me ardhe ne pushtet,dhe cfare beri kur e mori pushtetin?Asgje,karshi tyre.Hajd shnet tani,po patet mundesi shkoni mbushni ndonje kove ose shishe plastike me nafte,kur te filloi,qe te thoni,ja fituam edhe ne nga nafta.Duhet me qesh nga halli,nga nje here.
Kesaj o lum miku i thon Ondrra ne gjum e pordha ne sum.
Shqiptaret e kane te qarte ne Shqiperi ka ardhur per te na "qare' (qire) hallet si motra e Bechtel Petroleum qe per vite e vite me radhe dorzoj vetem bilance me humbej, kete here hajduti ka nje emer tjeter SHELL (guacke). Shqiparet vetem heshtin dhe pranojnne cdo marrezi te te droguarit Ed nipi i vampirit te kuq Spiro Koleka i mbeshtetur nga Belinda Balluku mbesa e copes se budallait por kriminel Beqir Balluku.
Po po, keshtu u tha edhe per TAP-in, do “dhitej” Shqiperia ne leke! Ne fund Shqiperia mori lesht, as para, as gaz, ndersa zuzaret pusht-etare moren “zarfet”! Po nuk u bene shembuj zuzaret e shkuar e te tanishem, njesoj do veprojne edhe zuzaret e se ardhmes!
Aha do marrim 10% rentën minerare dhe atë 50% tatim fitimi ta harrojmë siç e kanë harruar të tjerët që nxjerrin naftë e minerale. Të gjithë deklarohen me humbje apo fitim zero por ama punën e vazhdojnë. U gëzova kot domethënë!! Mendova se ia hodhën brezat që do vijnë. Punë muti.
Nuk e di por mu kujtua nje fjal e urte popullore qe u kthye ne batute .peshku ne det dhe peshkatari ne plazh qe pret peshkun te vij per ta skuqur edhe puna e shtetit shqiptare kshu eshte por ne si popull e dime qe topet e sadushit do marrim hajde ju rujte zoti dhe bejini yzmet kraheve se per keta qe kemi do kishim dale te lypim ne rruge
Kësaj i thonë peshku në det e tigani në zjarr.Prisni njëherë,pastaj bëni hesapet.
Njavash se u thyen traret