Vendi mbushet me turistë, shqiptarët “dynden” jashtë

25 Gusht 2023, 21:30Ekonomia TEMA
Vendi mbushet me turistë, shqiptarët “dynden” jashtë

Ndërsa këtë verë Shqipëria ka shënuar një rekord sa i përket numrit të turistëve të huaj, një numër shumë i lartë shqiptarësh kanë preferuar të udhëtojnë jashtë gjatë sezonit veror. Zhvlerësimi I euros sidomos përgjatë qershorit dhe korrikut besohet se ka qenë ndër faktorët kryesorë për këtë lëvizje. Një prej treguesve që e shpreh shumë qartë këtë trend është kartoni jeshil, sigurimi që paguan ccdo mjet që del nga kufiri shqiptar. Numri i kontratave të kartonit jeshil për këtë verë është thuasje 50% më i lartë nga një vit më parë.

Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare raporton se produkti Karton Jeshil në periudhën janar-korrik 2023 pati një rritje të numrit të kontratave prej 48.25% krahasuar me janar-korrik 2022. Kjo u shoqërua edhe me një rritje prej 4.17% të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Në total, për 7 muajt e parë të vitit janë paguar rreth 10 milionë euro në portofolin e kartonit jeshil. Trend të përafërt në rritje ka shënuar edhe produkti i sigurimit të kalimit kufitar.

Për periudhën janar-korrik 2023, pati një rritje 4.46% të vëllimit të primeve të shkruara bruto krahasuar me muajin janar-korrik 2022. Edhe numri i kontratave u rrit me 18.40%.

Sa i përket tregut të sigurimeve të automjeteve në total, Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, gjatë muajit janar-korrik 2023 arritën rreth 7,5 miliardë lekë, rreth 75 milionë euro, ose 7.81% më shumë se në periudhën janar-korrik2022.

Produkti MTPL e brendshme, në muajin janar-korrik 2023, pati një rritje prej 8.58% të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua edhe me një rritje të numrit të kontratave prej 9.76% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.(Lorenc Rabeta)

2 Komente

  1. N
    Nga California me respekt

    Ju lutemi mjaft me kete nonsens. Ne bote ka mijera vende te bukura. Kuptohet qe kush ka para do shkoje aty ku ka sherbim, ku ka me pak njerez dhe shume gjera per te bere duke filluar nga golfi. 70% e globit eshte uje. Plazhe nga Filipinet ne Panama. Shembulli poshte eshte nga Karaibet. Ne Shqiperi nuk i gjen keto se eshte vend i vogel me shume pak bregdet me nje mini Ksamil qe eshte i mbipopulluar. https://www.youtube.com/watch?v=ksBwr1WQ-R4 Ne Shqiperi vijne varfanjaket e Europes dhe disa qe e kane eksplorimin ne gjak. Kuptohet edhe emigrantet. Mos mendoni se varfanjaket qe reklamojne nje pjate 10 dollareshe dhe nje vere 8 dollareshe do ta nxjerrin Shqiperine nga balta. Europa po varferohet dita dites keshtu qe Shqiperia nese e do kete lloj turizmi do kete "te ardhme". Ky turizem ndersa perkohesisht kompenson per konsumatoret qe i largohen Shqiperise nga emigracioni demton te ardhmen e turizmit. Turizmi i nivelit te ulet (i qofteve dhe panineve) krijon me shume probleme ne te ardhmen. Investimet e hotelerise dhe restoranteve nuk do jene rentabel me kete lloj turizmi (nese nuk jane para te pista). Ky lloj turizmi i duhet politikes per momentin dhe tregetareve sepse konsumatoret po bien nga braktisja masive e vendit. Nese Shqiperia do qe te prosperoje puna e pare qe duhet te beje eshte vendosja e ligjeve te forta si Singapori ne 60ten dhe rivendosja e civilizimit me FORCE duke filluar nga vendosja e rregullit tek parkingu i Aeroportit te Tiranes. Uroj qe disa te mencur ta orientojne si duhet kryeministrin dhe pushtetaret e sotem qe te nderrojne tonin se po inkurajojne pa vetedije turizmin pacavure qe do nuk do lejoje Shqiperine te zhvilloje nje turizem normal per shtresen e mesme apo disi te pasur e cila nuk do vetem nje kafaz (resort parajse) por shume me teper hapesire normale per te pushuar dhe nuk kerkon nje pjate makaronash me 15 dollare apo vere mizerabel per 10 dollare .

    Përgjigjjuni
    1. g
      ganiu

      sakte ,po kujt ja thua ....

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje