Kosovarët, miliona në Shqipëri. Banka Qendrore në Prishtinë: Shpenzuan 46% të 59 milionë eurove

3 Shtator 2023, 21:20Ekonomia TEMA

Kosovarët, miliona në Shqipëri. Banka Qendrore në

Çdo vit e më shumë, dhjetera mijëra qytetarë nga Kosova zgjedhin bregdetin shqiptar si destinacionin tyre të preferuar të pushimeve verore.

Interesi i shtuar reflektohet edhe në të dhënat e insitutcioneve të Kosovës.

Sipas raportit të Bankës Qendrore në Prishtine, për muajin qershor, rreth 50 për qind e shpenzimeve të qytetarëve të kosovës u përdoren gjatë udhëtimeve në Shqipëri.

Shpenzimet, të cilat janë rritur me 18% përqind krahasuar me një vit më parë, kapin vlerën e rreth 59 milionë eurove, prej të cilave 46% për qind janë harxhuar vetem në Shqipëri.

Lini një Përgjigje