Ari i Shpiragut, inxhinieri Fatmir Shehu: E dinim, po të vazhdonim kërkimet naftën e gjenin shqiptarët

9 Shtator 2023, 22:25Ekonomia TEMA
Ari i Shpiragut, inxhinieri Fatmir Shehu: E dinim, po të vazhdonim

Inxhinieri i naftës Fatmir Shehu ishte i ftuar këtë të shtunë në emisionin “Review”, në Euronews Albania ku foli në lidhje me zbulimin e rezervës së naftës në malin e Shpiragut.

Shehu tha n  fjalën e tij se zbulimi nuk ishte një surprizë për personat të cilët kanë punuar në industrinë e naftës në Shqipëri. Ai theksoi se dhe vetë personalisht me ekipin shqiptar kanë kryer kërkime në Shpirag, ku kanë marrë të dhëna shumë domethënëse shumë prag pusit të zbuluar nga kompania OXY.

Profesori theksoi se nëse kërkimet do të vijonin, naftën në Shpirag do ta zbulonin shqiparët.

“Ne naftëtarët i kuptojmë mirë ngjarjet që ndodhin me naftën. Gjatë gjithë jetës time në industrinë e naftës, plotë 40 vite, kemi pasur zbulime interesante.

Kemi zbuluar Cakranin, që është një vendburim kolosal. Ne kemi zbuluar dhe më në jug Delvinën dhe nuk janë marrë ende masat që të vlerësohet dhe të vendoset në dispozicionin e ekonomisë.

Zona e Shpiragut nuk është surprizë për ne. Kërkimet e naftës janë proces shumë i komplikuar që duhen bërë investime tepër të mëdha, 50 mln dollar kushton një pus nafte. Në këtë zonë e kemi studiuar nga ana gjeologjike, sizmike dhe kemi shpuar disa puse. Ne kemi shpuar një pus në anë të strukturës që ku zbuloi Oxy, na dha të dhëna mjaft optimiste.

Kam bindjen e plotë se nëse do të vazhdonin kërkimet nga ana e shqiptarëve, nga ana jonë, atë pusë që çpoi Oksi dhe zbuloi naftën do ta zbulonim ne, pasi ishte pozicioni më probabël”, tha ai.

4 Komente

  1. a
    aa

    mos kini merak se te huajt naften do na bejne,..... sic ka qene nje shprehje se ne fakt naften do na e marrin dhe ne varferi do e lene Shqiperine.. po nuk ishim te zote ne vete....

    1. T
      Të kishte halla .... opo lere fare

      Ore, qe të jemi të ndershem, ate pussy e ka zbuluar i pari Gopisti i NSHRAK-ut. Pastaj, shkuan inxhinjeret e shpim-kerkimit, por e gjetën të shpuar. Ndersa ky xhaxhai, qe ka qenë martuar me burrë, kerkon të thotë qe po t'ja kishin lene atij, edhe ai do ta kishte shpuar. Vari hebet ketyre, por me qe ra fjala, ku është Gopisti more shokë? Vargjet e tij i mungojne lexuesve. Persa i perket shpim-kerkimit të naftes, ky xhaxhai flet per Ndermarrjet e Shpim-kerkimit të kohës se Enverit, kur financonte shteti. Pastaj kur e morën ne dorë xhahilët, shteti u be objekt vjedhjeje dhe mjeljeje, si nje lope race qe e mjelin shumë vetë, por nuk dorezojne asnje liter qumesht. Pastaj, e vrane dhe lopen, dhe e hengren.mishin. Ky flet si lodra mbas bregut, se po ta kishte ky lopen, do bente viç, dhe do merrte qumesht me shumë. Rron akoma ne shtetin e Enverit ku nuk vidhej gje. Tani ky shtet shpon vetem sekretaret e zyres me fund të shkurter, se per tjeter gjë, ëhë, asnje gozhde ne mur nuk e ngul dot.

      1. J
        Jorgo

        Gopisti ka vajt nga NSHRAK-u ne Sharre

      2. M
        MARLUX

        Edhe ta gjenin shqipetaret, nuk te lene keta te huajt e medhenj ta nxjerresh ne tregun boteror pa te caktuar ata tregun, ndaj keta qe i kerkojne qe t'i marrim vete te gjitha fitimet i bejne llogarite pa hanxhiun(nderkombetaret).

        Lini një Përgjigje